GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

SPAK valë të dytë arrestimesh, Dumani “fundos” 100 emra të tjerë të botës së krimit

23:51 - 25/05/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
SPAK valë të dytë arrestimesh, Dumani “fundos” 100 emra të tjerë të botës së krimit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një javë pas operacionit “Plumbi i Artë”, SPAK bëhet gati për një valë të dytë arrestimesh. Shkak është bërë dëshmia e detajuar e bashkëpunëtorit të drejtësisë Nuredin Dumani, i cili mësohet se ka nxjerrë në pah rreth 100 emra të rinj të botës së errët të krimit në vendin tonë.

Një valë e dytë arrestimesh, pritet të pasojë operacionin “Plumbi i Artë”, që po zhvillohet prej 1 jave nga prokuroria e posaçme SPAK dhe Policia e Shtetit.

Dhjetëra kontrolle banesash, magazina, servise dhe disa vendgjarje, janë verifikuar nga oficerët e policisë, të cilët kanë pasur si mbështetje në teren oficerë të BKH-së dhe prokurorët e SPAK.Nuredin Dumani, dhe miku i tij, Henrik Hoxhaj, deri në këtë fazë të hetimeve konsiderohen nga SPAK si njerëzit më të rëndësishëm që kanë bashkëpunuar me prokurorinë, duke treguar pjesëmarjen në disa vrasje dhe tantativa vrasjesh të dështuara.

Burime pranë SPAK, thanë për Ora News se Dumani në dëshminë e tij, ka nxjerrë rreth 100 emra të personave të botës së krimit në Shqipëri, që veprojnë në disa qytete.

Një pjesë e këtyre emrave, janë arrestuar dhe shpallur në kërkim me vendim gjykate, ndërsa për pjesën tjetër thanë burimet, vijohet të hetohet në çdo moment.

Ndërkohë SPAK, është duke përgatitur terrenin për një valë të dytë arrestimesh, në zonën e Fushë-Krujës, Fierit dhe Vlorës, vende këto ku besohet se Nuredin Dumani dhe grupi i miqve të tij, kanë kryer vrasje me pagesë për llogari të personave të tjerë që kanë influencë të madhe kriminale në këto zona.

Sipas SPAK, Hoxhaj dhe Dumani, kanë vepruar si grup kriminal në disa ngjarje të rënda, ku dyshohet se kryenin vrasje me pagesë në disa qytete.

Shumë nga vrasjet, janë dëshmuar para prokurorëve, ku rëfimet e tyre jo vetëm janë mbajtur shënim, por edhe janë filmuar e rregjistruar në cilësinë e provës materiale.

Dumani dhe Hoxhaj, mësohet se kanë treguar dhe anëtarët e grupit të Talo Çelës, që vijon të qëndrojë prej disa vitesh në arrati.

Sipas policisë dhe prokurorisë së Elbasanit, Hoxhaj, ka mbajtur kontakte të vazhdueshme me Nuredin Dumanin, në Kosovë dhe në Shqipëri, ku disa herë Dumani shfaqej si “Broker” në ekzekutimet që kryheshin në Tiranë, Elbasan, Durrës dhe Peqin.

Një javë më parë SPAK dhe Policia e Shtetit, finalizuan operacionin “Plumbi i Artë”, duke lëshuar 32 masa arresti, ku 18 prej tyre u arrestuan ndërsa 14 të tjera janë shpallur në kërkim.

Lajme të lidhura

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26
Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

22:43 - 31/01/26
Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit
Aktualitet

Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

22:28 - 31/01/26
Para
Tifozët e Feyenoord nuk u ndahen trazirave, çfarë u ndodhi pas finales në Tiranë (VIDEO)

Tifozët e Feyenoord nuk u ndahen trazirave, çfarë u ndodhi pas finales në Tiranë (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26

Adriatik Lapaj deklaron se të vetëm, as “Shqipëria Bëhet” dhe as Partia Demokratike, nuk e mundin dot Edi Ramën. Lapaj...

Lexo më shumë
Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

22:43 - 31/01/26
Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

22:28 - 31/01/26
E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis

E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis

21:28 - 31/01/26
Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq

Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq

21:15 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com