GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

SPAK vendos nën hetim edhe SASPAC, agjensinë që drejtohej nga Beqaj/ Çfarë dyshohet

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
SPAK vendos nën hetim edhe SASPAC, agjensinë që drejtohej nga Beqaj/ Çfarë dyshohet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të paktën 5 persona, punonjës të SASPAC (Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës), institucion që drejtohej nga Ilir Beqaj deri në fund të nëntorit 2023, po hetohen nga SPAK me akuzën e korrupsionin pasiv.

Nga raportimet mësohet se me urdhër të SPAK janë kryer kontrolle në banesat e 5 personave, por edhe në zyrat e SASPAC, ku janë sekuestruar pajisje kompjuterike, por edhe telefonat e personave nën hetim. Gjithashtu raportohet se personat kanë qenë në përgjim, bazuar në një vendim të lëshuar nga GJKKO.

Dyshohet se këta persona lëshonin fatura fiktive kundrejt subjekteve të ndryshme, me një vlerë disa miliona euro.

Hetimi në fjalë nuk ka lidhje me çështjet që po hetohet ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për të cilin SPAK ende nuk ka ngritur një akuzë përsa i takon koncensioneve në shëndetësi, edhe pse gjatë ditës së djeshme dhe të sotme, janë raportuar kontrolle në disa prej kompanive farmaceutike.

SPAK po heton Beqajn për koncensionin e sterilizimit, ndërkohë që një tjetër koncension, ai i check up është gjithashtu në hetim.

Dhe në kuadrin e hetimeve që po kryhen nga SPAK nuk ka shpëtuar as SASPAC, agjensia që drejtohej nga ish-ministri i Shëndetësisë, i cili u detyrua të japë dorëheqjen, pasi GJKKO caktoi dy masa sigurie ndaj tij: detyrim paraqitje dhe ndalim të udhëtimeve jashtë vendit.

Gjatë ditës së sotme në një njoftim, Beqaj shprehej se Saspac nuk menaxhon fonde, nuk bën tendera dhe nuk kryen procese vendimmarrëse, por vetëm koordinon programet me financim të huaj në funksion të qeverisë. Sipas tij, puna e saj si agjenci ka të bëje vetëm me koordinimin e politikave të qeverisë me donacionet nga jashtë vendit.

Etiketa: BeqajKryesore1SASPACSpak

Lajme të lidhura

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve
Aktualitet

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve

22:24 - 01/10/26
“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij
Aktualitet

“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij

22:10 - 01/10/26
Humb jetën 23-vjeçari në Fushë Krujë, aksidentohet edhe ambulanca që shkoi për të plagosurin
Aktualitet

Humb jetën 23-vjeçari në Fushë Krujë, aksidentohet edhe ambulanca që shkoi për të plagosurin

18:29 - 01/10/26
Para
Ilir Beqaj në një aferë të re, skema si zhvateshin para përmes projekteve të BE

Ilir Beqaj në një aferë të re, skema si zhvateshin para përmes projekteve të BE

Discussion about this post

TË FUNDIT

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve
Aktualitet

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve

22:24 - 01/10/26

Kompozitori Adrian Hila është paraqitur në Policinë e Tiranës dhe po jep dëshmi në lidhje me publikimin e videove intime....

Lexo më shumë
“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij

“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij

22:10 - 01/10/26
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

21:58 - 01/10/26
Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë

Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë

21:24 - 01/10/26
“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

20:49 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com