GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

SPAK zbardh vrasjen e Klevis Lleshit, shpallet në kërkim pronari i lokalit “Monopol” (Emri)

09:40 - 26/09/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
SPAK zbardh vrasjen e Klevis Lleshit, shpallet në kërkim pronari i lokalit “Monopol” (Emri)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka zbardhur rrëmbimin, vrasjen dhe zhdukjen pa gjurmë të të riut nga Burreli, Klevis Lleshi, 21 vjeç, nga fshati Rukaj, në gusht të vitit 2020 në Burrel. Eshtrat e të riut u gjetën në dhjetor të po atij viti në fshatin Shpërdhet të Kurbinit.

Burime bëjnë me dije në total janë lëshuar 4 urdhër-arreste, ku është ekzekutuar vetëm njëri prej tyre. Po të njëjtat burime konfirmojnë se në rolin e urdhëruesit të kësaj ngjarje kriminale rezulton se ka qenë Aurel Hoxha, pronari i lokalit “Monopol” në zonën e “Myslym Shyrit” në Tiranë. Ndërkohë, tre personat e tjerë kanë qenë bashkëpunëtorë të tij.

Mësohet se kontrolle janë ushtruar gjithashtu edhe në zonën e Freskut në kryeqytet, në Kamëz, si dhe në Mamurras.

Dyshohet se Aurel Hoxha ka urdhëruar rrëmbimin, vrasjen dhe më pas zhdukjen e trupit të Klevis Lleshit për motive hakmarrje për vrasjen dhe më pas djegien e trupit të vëllait të tij Agim Hoxhës në vitin 2012 në Britaninë e Madhe.

Zhdukja e Klevis Lleshit

I riu u denoncua si i zhdukur me 5 gusht të vitit 2020. Pas 9 ditësh betejë nëpër Polici dhe Prokurori të rrethit të vet, e ëma i drejtohet Tiranës: “Gjemani djalin se ma kanë rrëmbyer”.

Por, edhe pse e ëma dyshomnte se djalin ia kishin rrëmbyer dhe vrarë për çështje hasmërie, duket se autoritetet në atë kohë nuk pati hetime të thelluar për të zbardhur ngjarjen. Deri në dhjetor të vitit 2020, kur banorë të fshatit Shpërdhet në Kurbin gjetën eshtrat e një trupi, të cilat kishin dalë në sipërfaqe, pasi erozioni e shembi pjesën ku ai ishte varrosur

Në shkurt të vitit 2023, autoritetet raportuan se eshtrat në fjalë i përkisnin trupit të Klevis Lleshit, pasi ADN-ja kishte përkuar me ato të familjes së tij.

Saga e hakmarrjes

Pas vrasjes së Agim Hoxhës, janë disa anëtarë të familjes Lleshi që janë ekzekutuar për hakmarrje. Më konkretisht, në vitin 2013 u vra Xhavit Lleshi, babai i Klevis Lleshit, të iu bë pritë në vendin e quajtur “Pujkë”. Ndërkohë, tre vite më vonë, në 15 maj të vitit 2016 u vra Hajredin Lleshi, vëllai i Xhavitit dhe xhaxhai i Klevis Lleshit, në fshatin e lindjes në Burrel.

Por, hakmarrja nuk do të ndalej me kaq. Në vitin 2017 u rrëmbye Artan Lleshi, djali i Hajredinit, të cilin e morën me një makinë në Burrel dhe e sollën në Kamëz. Në Kamëz ai u pa për herë të fundit nga kamerat e sigurisë së një lokali dhe që nga ajo nuk dihet se çfarë ka ndodhur me të.

Ndërkohë, në gusht të vitit 2020, u rrëmbye, u vra dhe iu zhduk trupi Klevis Lleshit, i cili ende nuk kishte mbushur 22 vjeç, pasi burrat e familjes Lleshi ishin shuar një nga një, si babai, xhaxhai dhed djali i xhaxhait.

E duket se “ekzekutimi final” do të vinte në burgun e sigurisë së lartë në Peqin mesditën e 15 dhjetorit të vitit 2023. I dënuari me burgim të përjetshëm Sokol Mjacaj ekzekutoi në qeli Arben Lleshi, i dënuar me burgim si autor i vrasjes dhe më pas djegies së trupit të Agim Hoxhës në Britani. Në atë ngjarje mbeti i plagosur dhe Indrit Shaqja.

Sokol Mjacaj dyshohet se armën e zjarrit pistoletë të përdorur në krim e kishte futur në burg disa javë përpara ngjarjes. Vrasja ndodhi në një kohë kur në media u publikua lajmi se Sokol Mjacaj do të futej në regjimin “41 Biss”.

Në dëshminë e dhënë për grupin hetimor, Sokol Mjacaj deklaroi se kishte një konflikt me Arben Lleshin, por Prokuroria e konsideron këtë vetëm një alibi, duke e parë si një vrasje me pagesë. Ai nuk ka qenë shumë bashkëpunues me drejtësinë, teksa edhe vrasja e Arben Lleshit dyshohet se është porositur nga familja Hoxha.

Vrasja e Agim Hoxhës

Vrasja e Agim Hoxhës, që solli më pas edhe sagën e hakmarrjes, dyshohet se ndodhi për shkak të prishjes së pazareve të drogës në Britani. Ai u gjet i shkrumbuar në makinën e tij.

Ekspertiza tregoi se 29-vjeçari ishte vrarë në një tjetër vend, më pas ishte vendosur në makinën e tij dhe i ishte vënë flaka për të zhdukur trupin. Ai jetonte dhe punonte prej vitesh në Londër bashkë me Arben Lleshin, një miqësi e kultivuar që në vendlindje, por që u prish më vonë.

Mediat britanike shkruanin në atë kohë se dyshja kishin pasur konflikte për pazaret e drogës në të cilët ishin përfshirë dhe aktivizuar në Londër. Autoritetet britanike vunë në pranga Arben dhe Afrim Lleshin. Ky i dyti u akuzua për çorientim të autoriteteve pasi deklaronte se në kohën që ishte vrarë Agimi, Arbeni ndodhej me të. Por presioni bëri që Arben Lleshaj të pranonte krimin e kryer, megjithëse refuzoi ta kishte djegur trupin brenda në makinë.

Etiketa: monopolpronarVrasje

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
Trump në OKB: Njohja e Palestinës, një shpërblim për mizoritë e Hamasit

Trump: Nuk do ta lejoj Izraelin të aneksojë Bregun Perëndimor

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25

Aksident me vdekje në Tiranë. Policia bën me dije se rreth orës 21:00, në Unazë të Madhe, dyshohet se janë...

Lexo më shumë
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com