GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

“Spanja duhet të njohë Kosovën”/ Kurti për gazetën “El Pais”: S’duhet të krahasohet me Serbinë

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
“Problem Beogradi”, Kurti: Shtetet perëndimore të na ndihmojnë për anëtarësimin në BE dhe NATO
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Albin Kurti ka kaluar më shumë se gjysmën e 47 viteve duke luftuar për pavarësinë e Kosovës dhe njohjen ndërkombëtare. Ky ish-aktivist u zgjodh kryeministër me shumicë të madhe në vitin 2021.

Kështu e fillon shkrimin gazeta spanjolle ‘El Pais’ për të cilën ka folur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ai ka deklaruar se shteti spanjoll duhet ta njoh Kosovën pasi asgjë të përbashkët nuk kanë rastet mes Kosovës dhe Katalonjës e baskëve.

Kurti ka deklaruar se njohja e shtetit të Kosovës do ta ndihmonte Spanjën ta demonstronte se rastet nuk janë të njëjta pasi Serbia ka bërë gjenocid në Kosovë.

‘Spanja duhet dhe do ta njohë Kosovën. E di që ka disa ankesa, por, siç ka thënë shkrimtari ynë i madh Ismail Kadare, kur fitoi çmimin ‘Princi i Asturias’: ‘Spanja nuk duhet të krahasohet kurrë me Serbinë, sepse Serbia bëri gjenocid në Kosovë’. Besoj se pikërisht me njohjen e Kosovës, Spanja tregon se Katalonja dhe baskët janë raste të ndryshme’, ka thënë Kurti.

Në pyetjen se a ekziston rreziku për konflikt të hapur mes Serbisë dhe Kosovës, ai pohoi se ‘ka tension të madh sepse Beogradi refuzon të pranojë krimet e bëra në luftën në Kosovë. Për shembull, për masakrën e Reçakut, më 15 janar 1999, thonë se nuk ka ekzistuar. Ata e mohojnë krimin. Përveç kësaj, ata nuk e njohin pavarësinë tonë dhe kanë kryer 48 operacione rreth kufirit tonë: 28 janë ushtarake dhe 20 janë të xhandarmërisë’.

Albin Kurti ka qëndruar gjatë ditës së djeshme në Bruksel, ku ka pasur një takim tre-palësh me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borell si dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiç.

Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë pak javë më parë, u pyet për arsyet se pse Spanja nuk e njeh akoma Kosovën. Për kryeministrin spanjoll është shkelur e drejta ndërkombëtare.

‘Ne mendojmë se është shkelur e drejta ndërkombëtare prandaj nuk mund të jemi në favor të këtij pranimi dhe e themi me gjithë respektin që kemi për popullin shqiptar është një opinion që nuk e ndajmë me qeverinë shqiptare, por kjo nuk do të thotë se ne nuk ju mbështesim drejt BE-së apo të nxisim dialogun Kosovë-Serbi.’- u shpreh Sanchez.

Etiketa: Albin Kurti

Lajme të lidhura

Arrestohet në Beograd ish-ministri i Ekonomisë së Vuçiçit! Dyshohet për vjedhjen e miliona dinarëve
Kosovë & Rajon

Arrestohet në Beograd ish-ministri i Ekonomisë së Vuçiçit! Dyshohet për vjedhjen e miliona dinarëve

13:13 - 11/11/26
Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias
Breaking Views

Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias

19:27 - 10/11/26
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës
Breaking Views

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
Para
Mocioni i mosbesimit në Kuvend, Abazoviç: Duan të më rrëzojnë se jam shqiptar

Mocioni i mosbesimit në Kuvend, Abazoviç: Duan të më rrëzojnë se jam shqiptar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Moti i keq shkakton probleme në Kukës, masivi shkëmbor bie në Rrugën e Kombit
Aktualitet

Moti i keq shkakton probleme në Kukës, masivi shkëmbor bie në Rrugën e Kombit

08:20 - 12/11/26

Reshjet e shiut gjatë natës, kanë shkaktuar shkëputjen e një masivi të madh shkëmbor pranë fshatit Bardhoc, në segmentin e...

Lexo më shumë
Bojkoti i marketeve në Ballkan detyron tregtarët të ulin çmimet, shqiptarët indiferentë

Lista e produkteve ushqimore me TVSH 6%, fut në kaos dhe paqartësi supermarketet

08:13 - 12/11/26
Urgjenca e re kushtoi 17.8 mln euro, por skaneri jashtë funksionit prej 2 vitesh

Urgjenca e re kushtoi 17.8 mln euro, por skaneri jashtë funksionit prej 2 vitesh

07:54 - 12/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 12 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:40 - 12/11/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 12 Nëntor 2026

07:37 - 12/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com