GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Spanja në alarm, mediat: Shqiptarët po e kthejnë në “hambar të drogës”, nuk kishim parë…

18:50 - 12/09/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Spanja në alarm, mediat: Shqiptarët po e kthejnë në “hambar të drogës”, nuk kishim parë…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Spanja gjendet në alarm prej mafias shqiptare e cila sipas autoriteteve e ka kthyer në plantacion kanabisi. Kampi nuk ka shumë ndryshime nga nga laboratoret e drogës të shpërndara në xhunglat e Amerikës Latine.

Policia spanjolle bën me dije se dy nga kultivuesit e arrestuar brenda kampit të janë me origjinë nga Shqipëria.

Gazetari Victor Mendez i cili mundi të hynte në brendësi të kampit zbulon për Diario de Pontevedra detaje të hollësishme nga infrastruktura e kampit.

“Nuk kishim parë asgjë të tillë në tokë. Ne dinim për plantacione të brendshme me llampa, më të zakonshmet në Galicia, por dhe në pjesë të tjera të Spanjës. Ka pasur edhe raste të njerëzve që kultivonin kanabis në parcela afër shtëpive gjatë muajve të verës. Megjithatë, asgjë si kjo. Një kamp i vërtetë me gjithçka të nevojshme për të arritur rritjen e shpejtë të bimëve dhe në të njëjtën kohë vendstrehim për dy deri në tre persona që të qëndrojnë atje. Ata janë kultivuesit, të cilët jetojnë në kushte krejtësisht të pashëndetshme për një rrogë të caktuar sipas punës që kryejnë. Dy nga këta kultivues, me kombësi shqiptare, u kapën në flagrancë në ambientet e tyre.

Kampi ndodhet në një kodër, pranë një përroi të vogël që derdhet në rrjedhën e sipërme të lumit Lérez. E përbërë nga dy parcela të ndara nga një zonë e pyllëzuar, ajo ka një strukturë të ngjashme me një pishinë në pjesën e saj më të lartë. Trafikantëve të drogës u është dashur të gërmojnë thellë përpara se të ndërtojnë me plastmas një vend për mbledhjen e ujit. Në këtë mënyrë ata ndërtuan një rezervuar, me kapacitet për të ruajtur mijëra litra ujë. Jetesa e kampit në javët më të nxehta të verës varej shumë prej tij. Të lidhura me të, qindra metra zorrë me sisteme të ujitjes me pika të mundësuara dhe të shpërndara në mënyrë perfektë çojnë ujin te bimët narkotike.

Për të arritur rezultatet më të mira dhe duke pasur parasysh shkallën e lartë të profesionalizmit të organizatës kriminale që zotëron plantacionin, mafia e frikshme shqiptare e marihuanës, kultivuesit përdorën qindra litra pleh të lëngshëm të posaçëm për këtë lloj bime. Shishet bosh u shpërndanë në të gjithë tokën ku ishte ndërtuar kampi i drogës”.

Mediat spanjolle shkruajnë se kur bëhet fjalë për produksione të mëdha, ekziston një rrjet narko-kriminal që dominon skenën: Mafia Shqiptare.

Me bazë në Katalonjë, ajo ka kapacitetin logjistik për t’u vendosur pothuajse kudo në vend, duke e kthyer Spanjën në ‘kopshtin e marihuanës’ autentik në Evropë.

Këtij rrjeti i atribuohet kampi i drogës i zbuluar në Cerdedo – Cotobade nga Garda Civile javën e kaluar, por edhe dhjetë plantacionet e çmontuara në katër provincat katalanase me afro 2000 bimë të shkatërruara në Valencia në mes të kësaj jave. Një skemë identike, me kampe në zona që janë shumë të vështira për t’u aksesuar, e banuar nga dy deri në tre kultivues që janë përgjegjës për rritjen e bimëve në lartësi më shumë se 1.5 metra.

Mafia shqiptare me strukturë piramidale dhe luan me një avantazh të madh. Kultivuesit ua dorëzojnë bimët transportuesve dhe ata nga ana tjetër, klientëve, të cilët paguajnë qindra mijëra euro, veçanërisht në pjesën tjetër të Evropës. Paratë hyjnë në llogarinë e një pale të tretë që nuk ka lidhje me personin e vërtetë përgjegjës dhe nëpërmjet aplikacioneve të avancuara kompjuterike humbasin shpejt gjurmët e atyre fondeve. Në këtë mënyrë, shefat ndajnë fitimin, paguajnë punonjësit e tyre dhe riinvestojnë, jo vetëm në marijuanë, por ndonjëherë edhe në heroinë apo kokainë.

 

Lajme të lidhura

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari
Aktualitet

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25
Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë
Aktualitet

Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

10:45 - 06/12/25
Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar
Aktualitet

Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

10:35 - 06/12/25
Para
Nuk mjafton supergoli i Martinez, Liverpool dhe Bayern janë dy çerekfinalistet e para

E konfirmuar, shtyhen tre ndeshje në Premier League

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari
Aktualitet

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25

Në kuadër të operacionit policor të koduar “STAJKA”  Policia e Vau i Dejës,ka ushtruar kontrolle intensive për evidentimin dhe goditjen e...

Lexo më shumë
Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

10:45 - 06/12/25
Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

10:35 - 06/12/25
Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

10:25 - 06/12/25
“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

10:05 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com