GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Spanja shkon në Botëror me barazim, i bashkohen Austria e Belgjika, ndërsa Kosova ndal Zvicrën

në Breaking Views, Sport, Të fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Spanja shkon në Botëror me barazim, i bashkohen Austria e Belgjika, ndërsa Kosova ndal Zvicrën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Është mbyllur përfundimisht fushata kualifikuese e Botërorit sa i përket skuadrave europiane, ku u shënuan në total 42 gola.

Spanjës, së cilës i mungonte vetëm zyrtarizimi, barazoi 2-2 me Turqinë për t’iu bashkuar ekipeve të mëdha që do të luajnë në Botërorin 2026.

Po ashtu, këtij grupi iu bashkuan edhe Zvicra, Belgjika, Austria dhe Skocia, me këtë të fundit që triumfoi në mënyrë dramatike kundër Danimarkës për të prerë biletën për në Amerikë.

Pas ekipeve të kualifikuara, janë mësuar edhe ato që do të luajnë në play off, aty ku bëjnë pjesë edhe Sqipëria me Kosovën, me shortin që do të hidhet të enjten e 20 nëntorit.

Kosova e ka mbyllur me nder fushatën kualifikuese të Botërorit 2026, duke barazuar 1-1 me Zvicrën në “Fadil Vokrri”, me “Dardanët” që tani do të shohin nga faza play off për të realizuar ëndrrën e madhe.

Ishte Zvicra ajo që dha sinjalin e parë në këtë ndeshje teksa pati një tentativë që u ndal nga portieri Muriç, ndërsa në minutën e 36’, ishte Kosova që krijoi një mundësi me Veldin Hoxhën, por gjuajtja e tij u prit nga portieri Kobel.

Por ajo që ra në sy është se një pjesë e tifozëve të pranishëm në “Fadil Vokrri” fërshëllenin Granit Xhakën sa herë ai kishte topin në zotërim, më pas ishte Muriqi që bëri përpjekjen e tij por pa sukses. Megjithatë pjesa e parë përfundoi me barazimin 0-0.

Pjesa e dytë nisi menjëherë me gol, me helvetët që kaluan në avantazh në minutën e 47’ të takimit me anë të Vargas.

Gjithsesi, barazimi erdhi nga Muslija, i cili me një goditje nga distanca “shtangu” portierin Kobel, duke rikthyer baraspeshën me një supergol.

Kështu Kosova e mbyll në vendin e dytë Grupin B me 11 pikë, duke ndalur dhe ecurinë perfektë të Zvicrës që deri para sfidës së sotme i kishte të gjitha fitore.

REZULTATET:

GRUPI B

Kosovë 1-1 Zvicër

Suedi 1-1 Slloveni

GRUPI C

Bjellorusi 0-0 Greqi

Skoci 4-2 Danimarkë

GRUPI E

Bullgari 2-1 Gjeorgji

Spanjë 2-2 Turqi

GRUPI H

Austri 1-1 Bosnje & Hercegovinë

Rumani 7-1 San Marino

Grupi J

Belgjikë 7-0 Lihtenshtein

Uells 7-1 Maqedoni e Veriut.

gijotina.com/

Etiketa: Kualifikueset e Botërorit 2026

Lajme të lidhura

Parashikimi i motit, 1 gusht 2026/ Temperaturat mbeten të larta
Sport

Infantino tërhiqet pas revoltës në futbollin botëror, FIFA anulon planin për investimet private

08:34 - 01/08/26
Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën
Botë

Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën

23:30 - 31/07/26
Mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!
Breaking Views

Mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!

23:05 - 31/07/26
Para
(VIDEO) U fërshëllye nga tifozët e Kosovës, ja ç’ ndodhi me Granit Xhakën pas ndeshjes

(VIDEO) U fërshëllye nga tifozët e Kosovës, ja ç' ndodhi me Granit Xhakën pas ndeshjes

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vlorë/ Lëvizte i armatosur, arrestohet një person në Lungomare
Aktualitet

Vlorë/ Lëvizte i armatosur, arrestohet një person në Lungomare

10:22 - 01/08/26

Një person është vënë në pranga në zonën e Lungomares në Vlorë, pasi dyshohet se qarkullonte i armatosur pa leje....

Lexo më shumë
Diaspora sot në Tiranë, paralajmërohet protestë masive

Diaspora sot në Tiranë, paralajmërohet protestë masive

10:02 - 01/08/26
Tragjedi në Messina të Italisë, shembet një ndërtesë banimi! Gjenden dy viktima nën rrënoja

Tragjedi në Messina të Italisë, shembet një ndërtesë banimi! Gjenden dy viktima nën rrënoja

09:21 - 01/08/26
Parashikimi i motit, 1 gusht 2026/ Temperaturat mbeten të larta

Infantino tërhiqet pas revoltës në futbollin botëror, FIFA anulon planin për investimet private

08:34 - 01/08/26
Këmbimi valutor 1 gusht/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Këmbimi valutor 1 gusht/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

08:18 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com