GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Spanjë-Argjentinë, finalja që nuk është parë ndonjëherë dhe që ka hyrë tashmë në histori

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Spanjë-Argjentinë, finalja që nuk është parë ndonjëherë dhe që ka hyrë tashmë në histori
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Finalja Spanjë-Argjentinë është sinteza e një botërori që mund të quhet botërori i herëve të para. Nuk është parë kurrë një finale mes Spanjës dhe Argjentinës në një kompeticion të tillë ashtu sikurse nuk ishte parë kurrë një Botëror me kaq shumë vende pjesëmarrëse dhe me 3 vende organizatore.

Nuk ishte parë kurrë një Kupë Bote me kaq shumë lojtarë-simbol që janë në garë deri në fund: Messi, Kane, Mbappe  në pritje të Yamalit të vërtetë, ndoshta për ta shijuar pikërisht në finale. Por jo vetëm kaq, nuk është parë kurrë më parë një finale mes skuadrës kampione të Evropës dhe asaj kampione të Amerikës së Jugut e njëkohësisht kampiones së botës në fuqi. Një ndeshje që duhej të luhej në mars si ‘Finalissima’ dmth kampionët e Evropës kundër kampionëve të Amerikës së Jugit, që sido që të përfundoje është tashmë në histori.

Tani nuk është e lehtë të gjesh një favorite për këtë finale. Argjentina ka në anën e saj një lloj eksperience më shumë, ndërsa në anën tjetër është freskia e spanjollëve që kanë një moshë mesatare më të re në krahasim me kundërshtarët.

Spanja dhe Argjentina janë dy skuadra krejtësisht të ndryshme; Albiceleste mbështetet te njeriu-far, Lionel Messi dhe aftësia për të luftuar deri në fund e gjithë futbollistëve të tjerë, La Roja është një kooperativë e vërtetë ku çdo futbollist, titullar apo rezervë e di me saktësi se çfarë duhet të bëjë dhe kur duhet ta bëjë. Messi do të luajë finalen e tretë si titulluar dhe ky përbën një rekord sepse i vetmi që ka luajtur 3 finale ka qenë Cafu,por braziliani nuk ka qenë titullar.

Për Luis De La Fuente është finalja e parë në një botëror(por ai ka fituar një Evropian), ndërsa për Scalonin është finalja e dytë radhazi dhe në rast fitoreje ai do të barazojë Vittorio Pozzo, i vetmi trajner kombëtareje që ka fituar dy botërorë radhazi me Italinë në vitet e largëta 1934 dhe 1938.

Spanja arriti në këtë pikë duke shfrytëzuar forcën e grupit. Shënuesi më i mirë i saj është Oyarzabal, por nuk është ai lojtari kyç i skuadrës. Deri tani, lojtari kryesor dhe shumë pak i reklamuar, ka qenë Rodri, organizatori i jashtëzakonshëm që ka bërë të gjithë të tjerët të luajnë mirë. Por tani i takon vërtet Yamal.

Duhet vërtet një ndeshje e jashtë zakonshme nga 19 vjeçari për t’u përballur me vendosmërinë e jashtëzakonshme të argjentinasve. E gjithë bota e pret, edhe pse Topi i Artë për këtë sezon duket se e ka një kandidat shumë të fortë që mund të ishte babai i Yamal, Lionel Messi.

Etiketa: ARGJENTINEspanjë

Lajme të lidhura

Allegri dhe zemërimi me Gasperinin pas barazimit: Ti bën rrëmujën, më përjashtojnë mua…
Breaking Views

Allegri dhe zemërimi me Gasperinin pas barazimit: Ti bën rrëmujën, më përjashtojnë mua…

12:30 - 25/10/26
U plagos në protestë/ “Familja kuqezi është pranë tij”, Armand Duka mesazh për Erjon Vishkullin
Breaking Views

U plagos në protestë/ “Familja kuqezi është pranë tij”, Armand Duka mesazh për Erjon Vishkullin

11:10 - 25/10/26
Si do ta ndalojë Mbappén? Hansi Flick tregon shqetësimet para El Clasicos
Breaking Views

Si do ta ndalojë Mbappén? Hansi Flick tregon shqetësimet para El Clasicos

10:53 - 25/10/26
Para
4.3 mln euro për koncertin e Kanye West/ PD i kërkon KLSH të auditojë Qeverinë: Buxheti i shtetit nuk ështe xhep personal i Ramës

4.3 mln euro për koncertin e Kanye West/ PD i kërkon KLSH të auditojë Qeverinë: Buxheti i shtetit nuk ështe xhep personal i Ramës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vuçiç humbi pushtetin, BE uron Listën Studentore: Gati të mbështesim reformat!
Kosovë & Rajon

Vuçiç humbi pushtetin, BE uron Listën Studentore: Gati të mbështesim reformat!

08:35 - 26/10/26

Pas një pjesëmarrjeje rekord në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Serbi, Lista Studentore, e dalë nga protestat gati dyvjeçare kundër...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 26 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:10 - 26/10/26
Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan

Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan

08:01 - 26/10/26
‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit serb përballë studentëve

‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit serb përballë studentëve

07:43 - 26/10/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 26 Tetor 2026

07:28 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com