GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Spanjë-Shqipëri/ Ndeshja e Brojës, Reja fikson titullarët kuqezinj

09:03 - 26/03/22
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Spanjë-Shqipëri/ Ndeshja e Brojës, Reja fikson titullarët kuqezinj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga polemikat për lënien jashtë formacionit, edhe pse bënte diferencën duke u dhënë fitoret kuqezinjve, te mungesa misterioze kundër Anglisë dhe së fundmi te paqja me trajnerin Rejën.

Armando Broja mbetet në qendër të vëmendjes në Kombëtare, pasi është sulmuesi më në formë dhe vjen pas një shpërthimi në pjesën e parë të këtij sezoni me Sauthemptonin në Premier Ligë.

“Kemi një grup shumë të mirë dhe një trajner të mirë. Duke marrë rezultate dhe eksperiencë, mendoj se kemi një shans të futemi në Europian ose Botëror”, pati thënë talenti kuqezi dy ditë më parë, duke konfirmuar se ka rivendosur një raport të mirë me Rejën dhe ka lënë përfundimisht pas polemikat.

Sot ndaj Spanjës Broja do të udhëheqë sulmin kuqezi dhe duke pasur parasysh nivelin e lartë të kundërshtarit, normalisht që sytë janë te ndonjë “shpikje” e tij, ashtu siç bëri në vitin e kaluar ndaj Hungarisë.

STËRVITJA – Kombëtarja shqiptare mbylli përgatitjet dje në stadiumin “RCDE”, aty ku luan si pritës Espanjoli në La Liga (skuadra e Keidi Bares). Atmosfera duket entuziaste dhe grupi i lojtarëve është i plotë, me përjashtim të Amir Abrashit.

Seanca nisi me disa udhëzime në fushë dhe ushtrime të lehta për futbollistët. Nuk mungojnë edhe diskutimet brenda ekipit, teksa shihet shpesh që Armando Broja komunikon me kolegun e tij në sulm, Myrto Uzuni.

Në vijim të seancës Reja i ka vendosur lojtarët sipas pozicioneve në fushë për të qarkulluar topin. Në sulm dilema është se kush do të luajë në krah të Brojës, por Cikalleshi është më i avantazhuar në krahasim me Manajn dhe Uzunin.

Por, një dilemë më e madhe ka qenë në këto ditë edhe një vend në mesfushë, aty ku Gjasula është në balotazh me Asllanin, lojtarin e Empolit që grumbullohet për herë të parë me Kombëtaren shqiptare.

Në mbrojtjen me tre do të rreshtohen Ismajli, Gjimshiti dhe Kumbulla, ndërsa nga krahët do të jenë Balliu në të djathtë dhe Hysaj në të majtë. Në mesfushë gjasat më të mëdha janë të luajnë Bare, Gjasula dhe Laçi.

PORTIERI – Në konferencën e djeshme për mediat Reja ka qenë i shoqëruar nga Hysaj, duke konfirmuar kështu në njëfarë mënyre mosaktivizimin e kapitenit Etrit Berisha në portë nga minuta e parë dhe zëvendësimin e tij me Tomas Stakoshën, i cili do ta nisë si titullar ndaj iberikëve.

Mungesa e aktivizimit nga minuta e parë e Berishës tregon gjithashtu se shiriti i kapitenit ndaj Spanjës do t’i shkojë Elseid Hysajt, vendim ky i njoftuar edhe më parë nga ana e trajnerit, i cili ishte shprehur në disa raste se në ndeshjet kur Berisha nuk do të aktivizohej, shiriti i kapitenit do t’i kalonte Hysajt, si një zgjedhje hierarkike në skuadrën kuqezi, pasi shkodrani është zv.kapiteni në Kombëtare./Panorama.sport

Etiketa: brojareja

Lajme të lidhura

FSHF dhe UEFA bëhen bashkë, organizojnë Workshopin Rajonal të Licensimit të Klubeve në Tiranë
Sport

FSHF dhe UEFA bëhen bashkë, organizojnë Workshopin Rajonal të Licensimit të Klubeve në Tiranë

11:12 - 20/02/26
Rey Manaj përfshihet në një aksident rrugor në Turqi, sulmuesi i Kombëtares përfundon në spital
Sport

Rey Manaj përfshihet në një aksident rrugor në Turqi, sulmuesi i Kombëtares përfundon në spital

11:00 - 20/02/26
Conference League/ Surprizë në Bosnjë, ndalet ekipi anglez, Noah “rrëzon” holandezët në Armeni
Breaking Views

Conference League/ Surprizë në Bosnjë, ndalet ekipi anglez, Noah “rrëzon” holandezët në Armeni

22:32 - 19/02/26
Para
“Gratë trans” nuk ikin dot nga lufta/ Autoritetet ukrainase: Do merrni armët si burrat

“Gratë trans” nuk ikin dot nga lufta/ Autoritetet ukrainase: Do merrni armët si burrat

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Po hidhem në lumë vëlla!” I dha fund jetës, 42-vjeçari kishte 7 vite pa e parë të birin
Aktualitet

“Po hidhem në lumë vëlla!” I dha fund jetës, 42-vjeçari kishte 7 vite pa e parë të birin

13:59 - 20/02/26

Një 42-vjeçar nga qyteti i Skraparit mësohet se i ka dhënë fund jetës, duke u vetëhedhur në lumë. Ngjarja e...

Lexo më shumë
Tritol, granata dhe armë, Ylli Zallës i gjendet sërish arsenal armatimesh në Fushë-Krujë

Tritol, granata dhe armë, Ylli Zallës i gjendet sërish arsenal armatimesh në Fushë-Krujë

13:43 - 20/02/26
Berisha: Sot nis pranvera e re, të bashkohemi për t’i dhënë fund regjimit të Ramës

Berisha: Sot nis pranvera e re, të bashkohemi për t’i dhënë fund regjimit të Ramës

12:23 - 20/02/26
Bylykbashi në asamblenë e OSBE: Korrupsioni dhe kapja e drejtësisë po cënojnë rëndë demokracinë në Shqipëri

Bylykbashi në asamblenë e OSBE: Korrupsioni dhe kapja e drejtësisë po cënojnë rëndë demokracinë në Shqipëri

12:18 - 20/02/26
“Tre herë brenda muajsh”, banorët e Fierit përballen me përmbytjet nga shkarkimet e Hecit të Banjës

“Tre herë brenda muajsh”, banorët e Fierit përballen me përmbytjet nga shkarkimet e Hecit të Banjës

11:59 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com