GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Spartak Braho jo në një mendje me Komisionin për Metën: Mos u nxitoni për ekspertët

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Spartak Braho jo në një mendje me Komisionin për Metën: Mos u nxitoni për ekspertët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ditën e sotme është mbledhur sërish Komisioni Hetimor Parlamentar për shkarkimin e Presidentit të Ilir Meta. Kreu i këtij komisioni, Alket Hyseni, tha se brenda kësaj jave priten të gjitha informacionet zyrtare nga institucionet.

Hyseni u shpreh se është caktuar data 18 maj për seancën dëgjimore me Presidentin Meta, por siç sqaroi ai, kjo datë është fleksible dhe do të diskutohet me zyrën e Presidentit, ndërsa shtoi se seanca duhet zhvilluar brenda javës së ardhshme.

Anëtarët kërkuan që në komision të ishin dy ekspertë, ndërsa një pjesë vlerësuan emrin e Erind Mërkurit. Por, ishte Spartak Braho, i cili tha se ekspertët duhet të jenë njerëz me tituj e të vlerësuar, pasi sipas tij, një ekspertizë e mirë të hedhë matanë, një ekspertizë e keqe të varros.

“Të nderuar kolegë, procedura e ekspertimit të shkeljeve që pretendohet se ka kryer President është momenti më i rëndësishëm i këtij komisioni. Të mos nxitohemi. Pjesa dërrmuese e këtyre anëtarëve e dinë ç’do të thotë një ekspertizë e mirë apo e keqe. Një ekspertizë e mirë të hedhë matanë, një ekspertizë e keqe të varros. Ky komision gjykon nëse ka shkelur apo jo Presidenti rëndë Kushtetutën, që do të thotë që ne të përballemi me interpretimin e Kushtetutës, të shumë akteve të tjera të Gjykatës Kushtetuese me interpretimin e tërë vendimeve, dhe fjalët e ekspertëve janë përfundimi i punës sonë.

Ekspertët duhet të kenë nivel të lartë profesional, sepse po gjykojmë Presidentin. Nuk kam vërejtje për shokët, se nuk i njoh, janë çuna të rinj, unë jam i kohës kur thërrisnim ekspert Luan Maron, por ky tani është plakur. Do të mendoja që si ekspertë përveç emrit që përmendët, që arrin deri te Doktor, ndërkohë që neve na duhen Profesorë këtu me tituj, unë do të them pse të mos jetë edhe Viktor Bumi. Nuk e kam marrë mendimin e tij, por unë do ta propozoja. Duke e njohur nga afër, vlerësimin dhe cilësitë e tij, them se ka një lloj paanshmërie. Them të mos e vendosim sot punën e ekspertëve, të shohim e të lexojmë emrat, të lexojmë biografinë e tyre dhe e votojmë ditën e premte. Na duhet një listë me disa emra”, tha Braho.

Etiketa: Alket HyseniIlir MetaKomisioni hetimor parlamentarSpartak Braho

Lajme të lidhura

Gëlltiti drogën për t’i shpëtuar arrestimit në Maltë, 40-vjeçari shqiptar në gjendje kritike për jetën
Aktualitet

Gëlltiti drogën për t’i shpëtuar arrestimit në Maltë, 40-vjeçari shqiptar në gjendje kritike për jetën

21:41 - 15/11/26
Zbulohen dy raste kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara
Aktualitet

Zbulohen dy raste kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara

20:48 - 15/11/26
Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë
Aktualitet

Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë

20:20 - 15/11/26
Para
Rritet borxhi tatimor, shkak pandemia Covid-19

Rritet borxhi tatimor, shkak pandemia Covid-19

TË FUNDIT

Gëlltiti drogën për t’i shpëtuar arrestimit në Maltë, 40-vjeçari shqiptar në gjendje kritike për jetën
Aktualitet

Gëlltiti drogën për t’i shpëtuar arrestimit në Maltë, 40-vjeçari shqiptar në gjendje kritike për jetën

21:41 - 15/11/26

Një 40-vjeçar shqiptar ndodhet në gjendje kritike në Maltë, pasi dyshohet se gëlltiti një sasi lënde narkotike në përpjekje për...

Lexo më shumë
Maran: Kemi krijuar diçka të bukur, tani duam Europianin

Maran: Kemi krijuar diçka të bukur, tani duam Europianin

21:04 - 15/11/26
Zbulohen dy raste kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara

Zbulohen dy raste kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara

20:48 - 15/11/26
Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë

Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë

20:20 - 15/11/26
Mision i kryer, Shqipëria mposht Bjellorusinë dhe e mbyll në krye të grupit

Mision i kryer, Shqipëria mposht Bjellorusinë dhe e mbyll në krye të grupit

19:59 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com