GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Spartak Braho: Nëse nuk arrestohet Berisha, do ketë viktima!

23:29 - 14/01/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Spartak Braho: Nëse nuk arrestohet Berisha, do ketë viktima!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Spartak Braho, pas paralajmërimit se deputeti Enkelejd Alibeaj mund të vritej në protestën e 8 janarit, ka bërë një tjetër deklaratë e fortë. Ky i fundit ka deklaruar se nëse nuk arrestohet ish-kryeministri Sali Berisha do të ketë viktima. 

Në një intervistë për mediat, Braho tha se ka njerëz në Grupin Parlamentar të PD-së, që punojnë me dy karrige edhe për Berishën edhe për Bashën.

“Informacioni është informacion. Ka burimet e tija dhe jo në të tëra rastet bëhen publik me hollësira, por unë do të them diçka. Alibeu ka bërë mirë që nuk shkoi atje. Mos të ngrihet si gjel deti tani nga Mallakastra dhe të thotë që ishte shantazh. Se konsideratat e tjera, në daç të PD, ndaç të të tërë deputetëve të PD-së që ishin të ngujuar atje, e panë qartë aty që kishin ardhur për dhunë, terror dhe gjak. Ajo që thashë unë ishte plotësisht e saktë dhe u realizua. A do t’i hapim letrat? Sali Berisha ka njerëz në grupin parlamentar të Lulzim Bashës, të infiltruar. Punojnë me dy karrige. Në heshtje janë të Bashës dhe në heshtje punojnë për Berishën dhe atë ditë është programuar që me çdo kusht duhet të hakmerremi, të krijojmë një alibi dhe ta realizojmë.

E gjithë historia politike e Berishës që nga 1991 deri më sot është ajo e vrasjeve pas krahëve. Ai ka pasur ndikimin e tij, siç thotë populli “qyqja nuk i çel zogjtë në folenë e saj, por diku tjetër”, edhe ai këtë punë ka bërë. Basha e di shumë mirë që do të kishte të vrarë. Kjo e detyroi ta shihte me seriozitet dhe blindoi dyert. Bëri mirë. Sali Berisha derën e shtëpisë e ka të blinduar. Të tërë ata që bërtasin “pse u blindua?”, dyert e shtëpisë i kanë të blinduara. Kjo është arsyeja që Basha thirri kosovarë dhe gjakovarë për të mbrojtur jetën e tij. Nëse nuk arrestohet Sali Berisha, do ketë viktima. Sali Berisha është sekt vrasës. Ka krijuar sekt vrasës me njerëz të afërt, tropojanë dhe nga zona të veriut që janë kamikazë” –  tha ai.

Ai më tej u shpreh se disa ditë para se ta bënte këtë deklaratë u takua rastësisht me kryeministrin Edi Rama. Sipas tij, ai paralajmëroi Ramën nga Vangjush Dako, prej të cilin i tha të distancohej. 

“Unë kam 30 vjet në politikë. I njoh mirë të tërë, me të mira e me të këqija. Di shumë gjëra. Nuk përpiqem të bëj shantazh me këto që di unë. Unë dua që secili të korrigjohet dhe ia them edhe veç e veç, edhe troç. Biles para disa ditësh ia thashë edhe kryeministrit në një takim të rastësishëm. I thashë: Ndahu nga Vangjush Dako! Sindromi Dako është baras sindromi i hajdutit shtetëror, privat. Sindromi i një njeriu që pasi shfrytëzoi të tëra strukturat politike dhe i gllabëroi, i korruptoi, i bleu dhe në llogari të interesave të tija okulte dhe pasurore. Le që s’ka më Parti Socialiste në Durrës të themi të vërtetën, por po na merr në qafë edhe disa shtetarët tanë që vijnë dhe hanë dreka darka në Durrës me të” – tha Braho.

Etiketa: arrestohetSali BerishaSpartak BrahoViktima

Lajme të lidhura

Mos bëj sikur të dhemb shpirti për Saliun”, Balla-Topallit: Në 2021 bashkëpunuam kundër Berishës
Aktualitet

Mos bëj sikur të dhemb shpirti për Saliun”, Balla-Topallit: Në 2021 bashkëpunuam kundër Berishës

12:29 - 03/02/26
Berisha: Ju jeni e keqja banale! Kërkoni të mbroni Ballukun, por Rama do ju marrë me vete
Aktualitet

Berisha: Ju jeni e keqja banale! Kërkoni të mbroni Ballukun, por Rama do ju marrë me vete

12:21 - 03/02/26
Blushi-ministrit të Drejtësisë: Ilir Metën e arrestuat si bandit, ndërkohë Belinda Balluku vazhdon të grabisë miliona
Aktualitet

Blushi-ministrit të Drejtësisë: Ilir Metën e arrestuat si bandit, ndërkohë Belinda Balluku vazhdon të grabisë miliona

12:09 - 03/02/26
Para
Aksident i rëndë në Don Bosko, përplasen dy makina

Aksident i rëndë në Don Bosko, përplasen dy makina

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mos bëj sikur të dhemb shpirti për Saliun”, Balla-Topallit: Në 2021 bashkëpunuam kundër Berishës
Aktualitet

Mos bëj sikur të dhemb shpirti për Saliun”, Balla-Topallit: Në 2021 bashkëpunuam kundër Berishës

12:29 - 03/02/26

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka replikuar ashpër dhe me ‘kunja’ me Jozefina Topallin. Teksa Topalli po...

Lexo më shumë
Berisha: Ju jeni e keqja banale! Kërkoni të mbroni Ballukun, por Rama do ju marrë me vete

Berisha: Ju jeni e keqja banale! Kërkoni të mbroni Ballukun, por Rama do ju marrë me vete

12:21 - 03/02/26
Blushi-ministrit të Drejtësisë: Ilir Metën e arrestuat si bandit, ndërkohë Belinda Balluku vazhdon të grabisë miliona

Blushi-ministrit të Drejtësisë: Ilir Metën e arrestuat si bandit, ndërkohë Belinda Balluku vazhdon të grabisë miliona

12:09 - 03/02/26
Henrik Hoxhaj tregon atentatin ndaj Dorian Shkozës: E porositi Dumani, pagoi 70 mijë euro për kokën e tij

Henrik Hoxhaj tregon atentatin ndaj Dorian Shkozës: E porositi Dumani, pagoi 70 mijë euro për kokën e tij

11:37 - 03/02/26
Banorët e Velipojës kundër ndërtimit të resortit: Kjo tokë nuk lirohet pa u larë me gjak!

Banorët e Velipojës kundër ndërtimit të resortit: Kjo tokë nuk lirohet pa u larë me gjak!

11:11 - 03/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com