GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Spartak Kovaçi i fal 300 MLN lekë Dritan Çelajt për “sigurimin e aseteve”

14:14 - 16/01/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Spartak Kovaçi i fal 300 MLN lekë Dritan Çelajt për “sigurimin e aseteve”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vartësi i Emiriana Sakos, drejtori i Ujësjellësit Durrës, Spartak Kovaçi vazhdon të zhysë më thellë shoqërinë e falimentuar me tendera qindra milionë lekësh. Ndërsa Durrësi thahet për ujë në verë dhe përmbytet nga shirat në vjeshtë, Spartak Kovaçi ka tjetër axhendë, duke e nisur vitin 2024 me një goditje të re.

Duke qenë se lekët për ndërhyrje në infrastrukturë i ka vjedhur në këto vite që drejton ujësjellësin, Spartaku po nxiton që të paktën të bëjë sigurimin më mbrojtjet nga fatkeqësitë natyrore të disa godinave funksionale të ujësjellësit. Nëse do të shohim se çfarë po siguron, kjo është skandal më vete. Depove të ujit nuk u kanoset asnjë rrezik, as nga zjarri , as nga tërmeti. Por Spartaku gjeti një mënyrë për të nxjerrë lekë nga arka e varfër e shoqërisë së ujësjellësit.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Sigurimi i Aseteve” me fond limit rreth 300 milionë lekë. Në dokumentet e tenderit shohim se bëhet fjala për sigurimin e disa depove të ujit dhe godinave të tjera në disa zona periferike të Durrësit.

Gara për këtë tender është hapur më datë 7 dhjetor 2023 dhe gjatë kohës që afati ka qenë i hapur është paraqitur vetëm një ofertë, nga firma Atlantik – Shoqeri Sigurimesh, në pronësi të Dritan Çelajt.

Në këto raste ligji kërkon që procedura të anulohet ose gara të hapet sërish, por vartësi i Sakos nuk i respekton rregullat se i ka krahët e ngrohta. Kështu duke garuar me veten e saj, firma Atlantik – Shoqeri Sigurimesh u shpall menjëherë fituese. Dhe menjëherë, Open Data i ka vendosur “Flamurin e kuq”, për mungesë konkurrence dhe shkelje të hapur të ligjit. Kjo është shenjë që tregon riskun e lartë të korrupsionit.

I njëjti tender, dy vjet më parë ka kushtuar dy herë më pak. Kështu në vitin 2021 “Sigurimi i aseteve” të Ujësjellësit kushtoi 158 milionë lekë, sipas dokumentit të mëposhtëm:

Si u rrit çmimi i sigurimit kaq shumë në dy vjet? Këtë “mrekulli” ekonomike që pasuron shoqërinë e sigurimit, mund ta shpjegojë vetëm Spartak Kovaçi.

Lidhjet me Ilir Metën

Dritan Çelaj është në listën e gjatë të biznesmenëve që pasurohen përmes tenderëve pa garë që marrin nga  kryebashkiakët, dhe që paguhen nga taksapaguesit. Ndërsa dihet se ka edhe lidhje të forta në sferën politike që ja shtrojnë rrugën gati për tek fondet e buxhetit të shtetit.
Dritan Çelaj është vëllai i Flamur Çelajt, ish-deputet i LSI së Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.

Çelaj përflitet si pjesë e rrethit të biznesmenëve që qarkullojnë dhe pastrojnë paratë e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, por kjo mbetet për t’u provuar nga organet ligjzbatuese.

Lidhja me mafien bullgare

E përfolur është lidhja e Dritan Çelajt me kokën e mafies bullgare, Jeko Petkov Kolev, i cili ka një histori pastrimi parash dhe grabitje të pasurive publike në Shqipëri, pikërisht me biznesmenin pranë Ilir Metës.

Bullgari ishte administrator i kompanisë Riviera Kakome të Dritan Çelajt dhe Luan Lekës, me të cilën po tentojnë të rrëmbejnë Gjirin e Kakomesë, një dosje ende e pandëshkuar nga drejtësia.

Jeko Petkov Kolev është akuzuar nga amerikanët si përfaqësues dhe bosi i mafies bullgare, si dhe i lidhur me oligarkët rusë.

Pas mafiozit bullgar fshihen oligarkë dhe mafiozë rusë, të cilët kanë qenë gjithnjë nën monitorimin e shërbimeve inteligjente amerikane dhe vendase për investime në  Shqipëri, përmes bashkëpunimeve me biznesmenë shqiptarë.

Situata financiare e Ujësjellësit të Durrësit

Keqadministrimi ka çuar në faliment Ndërmarrjen e Ujësjellësit Durrës (UKD), një nga më të mbështeturat me hua dhe grante nga donatorët. Vendimi për likuidimin e shoqërisë u mor me 15 maj të këtij viti pasi ndërmarrja e qytetit bregdetar ishte zhytur në borxhe dhe nuk kishte me asete, thuhet në raportin që Asambleja e Aksionareve të Shoqërisë ka bërë për falimentin.

Të dhënat nga bilanci tregojnë se humbjet UKD-së u dyfishuan gjatë vitit të kaluar duke arritur në mbi 1 miliardë lekë afërsisht 10 milionë euro, nga 535 milionë lekë (5 mln euro) që ishin në vitin 2021, sipas të dhënave të raportuara në bilancin zyrtar të dorëzuar në Qendrën Kombëtare të biznesit.

Performanca e kompanisë është rënduar se tepërmi gjatë vitit 2022, kur detyrimet totale arritën në 16 miliardë lekë më shumë se 150 milionë euro me rritje 11 për qind ndaj vitit 2021, ndërkohë që kapitali ishte negative prej 2.8 miliardë lekësh, duke treguar një gjendje tepër të rënduar financiare.

Ndërkohë, sipas burimeve, SPAK ka nisur hetimin për Spartak Kovaçin, të cilit i është sekuestruar telefoni dhe kompjuteri. Nuk kuptohet përse lejohet të vazhdojë i qetë të përvetësojë fondet e shoqërisë së falimentuar.

 

 

Etiketa: Dritan CelajEmiriana Sakosigurimespartak kovacitenderujesjelles

Lajme të lidhura

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?
Breaking Views

Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?

17:01 - 17/02/26
Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve
Breaking Views

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve

16:35 - 16/02/26
Para
“Ka kaluar afati 40-ditor”! Ish-luftëtari i UÇK, Goxhaj kërkon lirinë

Prokuroria kërkon rikthimin në burg të ish-luftëtarit të UÇK, Dritan Goxhaj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26

Partia Demokratike ka mbajtur protestën e katërt kombëtare përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit. Për këtë protestë, ka reaguar edhe Kryeministri Edi...

Lexo më shumë
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

21:59 - 20/02/26
Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

21:51 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com