GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

“Specialen nuk e solli Thaçi”/ Mustafa: E përgëzojë qeverinë shqiptare për rezolutën kundër raportit të Dick Martyt

11:57 - 24/07/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
“Specialen nuk e solli Thaçi”/ Mustafa: E përgëzojë qeverinë shqiptare për rezolutën kundër raportit të Dick Martyt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, e ka vlerësuar lartë iniciativën e  qeverisë shqiptare për hartimin dhe aprovimin e një Rezolute kundër raportit të Dick Martyt. Në një intervistë televizive, Mustafa ka thënë se raporti i senatorit zviceran ka rezultuar i pavërtetë dhe me pasoja për Kosovën, prandaj ish-kryeministri Mustafa potencon se Rezoluta në Kuvendin e Shqipërisë është në anën e të vërtetës, anë kjo në të cilën duhet të rreshtohen edhe institucionet e Republikës së Kosovës.

“E vlerësoj si një veprim shtetëror të përgjegjshëm dhe të bazuar. Raporti i Dick Martit atakon UÇK-në – Kosovën dhe Shqipërinë lidhur me trafikimin e organeve njerëzore, gjë që ka rezultuar i pavërtetë dhe shumë i dëmshëm. Prandaj rezoluta e Kuvendit të Shqipërisë është në anën e së vërtetës. Edhe institucionet e Kosovës duhet të rreshtohen kah e vërteta”, ka thënë Mustafa për Gazetën Express.

Tutje Mustafa ka pasur disa fjalë edhe për presidenten e vendit, Vjosa Osmani, e cila ka thënë se nuk duhet harruar se kush kishte insistuar dhe kush kishte bërë presion për themelimin e Gjykatës Speciale. Isa Mustafa ka thënë se nuk është e vërtetë që e kanë shtyrë përpara themelimin e Gjykatës Speciale njerëzit që sot po mbahen në paraburgim në Hagë. Ish-kryeministri thotë se është papërgjëgjësi të thuhet një deklaratë e tillë nga liderët e Kosovës.

Mustafa thotë se Specialen e kanë shtyrë përpara ndërkombëtarët dhe se të njëjtit janë shprehur qartë që nëse nuk e bën Kosova do të themelohet një gjykatë nga Këshilli i Sigurimit me nismën e Rusisë dhe Kinës dhe se një gjë e tillë nuk do të kundërshtohet nëse Kosova nuk e themelon. “Duhet të theksoj se nuk është e vërtetë se njerëzit që sot po gjykohen mbi bazën e Raportit të Dick Martit dhe deputetëve rus, janë ata që e kanë shty përpara themelimin e Gjykatës Speciale. Është e papërgjegjshme të thuhet kështu nga liderët e Kosovës. Gjykatën e kanë shty përpara ndërkombëtarët. Janë shprehur qartë, ose themelone ju ose do ta themelojë Këshilli i Sigurimit me iniciativë të Rusisë dhe të Kinës, dhe se këtë iniciativë nuk do ta kundërshtojmë në qoftë se ju nuk e themeloni”, ka thënë Isa Mustafa për Gazetën Express.

Mustafa teksa përmend presionin ndërkombëtar, thotë se Gjykata Speciale nuk është themeluar pse ka bërë presion Hashim Thaçi, por se është krijuar si rezultat i presionit të SHBA-së dhe BE-së për të shmangur përfshirjen e Rusisë në caktimin e mandatit, fushëveprimit dhe kohëzgjatjes së saj.

 

 

 

Etiketa: Dick Martymustafaqeveria shqiptare

Lajme të lidhura

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri
Kosovë & Rajon

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri

12:42 - 31/03/26
Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes
Breaking Views

Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes

22:50 - 30/03/26
Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti
Kosovë & Rajon

Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti

15:06 - 30/03/26
Para
Detaje të reja nga atentati në Milot, ja sa persona ka shoqëruar policia

Detaje të reja nga atentati në Milot, ja sa persona ka shoqëruar policia

Discussion about this post

TË FUNDIT

Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane
Aktualitet

Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane

10:13 - 03/04/26

Me debate është zhvilluar seanca gjyqësore për dosjen Veliaj. Gardianit Fation Baci, iu caktua avokat kryesisht Pranvera Doci, pasi avokati...

Lexo më shumë
Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK

Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK

10:00 - 03/04/26
Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet

Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet

09:42 - 03/04/26
Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 3 prill 2026

Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 3 prill 2026

07:31 - 03/04/26
Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com