GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Specialisti I ekonomisë, Lucas: Demokracia po cënohet nga kleptokracia

09:59 - 27/05/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 4 min
A A
Specialisti I ekonomisë, Lucas: Demokracia po cënohet nga kleptokracia
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këtë javë do të raportoj në një seancë dëgjimore në Capitol Hill mbi “Kuptimin e autoritarizmit dhe kleptokracisë në Rusi”. Unë jam i kënaqur që ligjvënësit amerikanë po e marrin seriozisht këtë çështje.

Dhe do të doja që po kështu të silleshin edhe tjerët, veçanërisht politikanët në Gjermani, ku projekti i gazsjellësit “Nord Stream 2” që është drejt përfundimit, ilustron më së miri depërtimin e Rusisë në vendimmarrjen ekonomike dhe politike në vendin më të madh në Bashkimin Evropian.

Në thelb problemi është i thjeshtë: kleptokracitë janë regjime kriminale që plaçkitin vendet e tyre dhe përmbysin tonat. Por demokracitë nuk po e kuptojnë plotësisht shkallën e këtij kërcënimi. Ato joshen që t’u përshtaten zakoneve të sundimtarëve të tyre, me shpresën se me kalimin e kohës angazhimi ekonomik do t’i ndryshojë ata për mirë.

Një vetëkënaqësi e tillë që i shërben interesave vetjake të vendeve, mbështet edhe qëndrimin aktual të Gjermanisë ndaj Rusisë. Por kjo është një qasje e gabuar. Paratë e pista e varfërojnë burimin e tyre dhe njollosin destinacionin e tyre.

Taktikat që ia lehtësojnë rrugën asaj – ligji, kërcënimi fizik dhe shitja përmes ndikimit – janë të këqija për demokracitë dhe institucionet e tyre, pavarësisht nga identiteti i klientit. Gazsjellësat rusë nuk eksportojnë vetëm gaz natyror. Ata eksportojnë edhe korrupsion.

Dhe ky nuk është vetëm korrupsion financiar. Kleptokratët janë të aftë për të kryer abuzime më të gjera të të drejtave, lirive dhe vlerave të shoqërive demokratike.

Ata citojnë mbrojtjen që u siguron ligji (veçanërisht mbi privatësinë dhe shpifjen), kërkojnë të drejtën për t’u përfshirë në veprimtari ekonomike dhe politike – dhe pretendojnë si të indinjuar pafajësinë në rast se akuzohen.

Super të pasurit mund të përdorin gjykatat e huaja për t’u mbyllur gojën kritikëve. Ata mund të paraqesin akuza të rreme penale kundër kritikëve, duke rezultuar në vendosjen e Listës së Kuqe të Interpolit, gjë që e dëmton aftësinë e tyre për të udhëtuar.

Por kleptokratët nuk janë vetëm të pasur. Ata kanë qasje në burimet shtetërore. Ata drejtojnë fushata keq-informimi për t’i demoralizuar dhe shpërqendruar shoqëritë perëndimore. Ata përndjekin informatorët, aktivistët anti-korrupsion dhe gazetarët hulumtues.

Ata punësojnë vrasës, të armatosur me sharra për prerjen e gjymtyrëve dhe agjentë nervorë – dhe më pas mohojnë me pafytyrësinë më të madhe atë që kanë bërë. Problemi është i gjerë, por përgjigjja jonë është e fragmentuar. Ne veprojmë të izoluar. Sistemet tona të drejtësisë penale janë kombëtare.

Ndërkohë, kundërshtimi i gjithë kësaj kërkon përpjekje që përfshijnë të gjitha pjesët e sektorit publik dhe privat, dhe që përfshijnë edhe shoqërinë civile. Dhe ne duhet t’i bëjmë këto përpjekje përtej kufijve kombëtarë. Unë e mbështes propozimin për ngritjen e Gjykatës Ndërkombëtare të Antikorrupsionit.

Por ne mund të fillojmë menjëherë nga puna përmes një ndarjeje më të mirë të të dhënave, përmes procedurave më të harmonizuara midis sistemeve të drejtësisë penale, dhe duke vendosur sanksione më të gjera. Ne nuk mund të bëjmë shumë për të ndalur Vladimir Putin dhe miqtë e tij të vjedhin para nga qytetarët rusë.

Ata mund të jenë në gjendje të blejnë vila në Taxhikistanin fqinj dhe të provojnë kënaqësitë e një pushimi në Transnistri. Por ata nuk duhet të blejnë pasuri të paluajtshme në vendet perëndimore, të arsimojnë këtu fëmijët e tyre apo të marrin trajtim mjekësor në spitalet tona

Pas ndalimit të vizave dhe sanksioneve ndaj individëve, hapi tjetër është heqja e mbulesës së anonimitetit të korporatave. Nëse një kompani nuk mundet të tregojë se kush e zotëron atë në të vërtetë, atëherë ajo nuk duhet të lejohet të bëjë biznes:pa kontrata, pa asete, pa qasje në financa, pa të drejtën e ankimit në gjykata.

Këto hapa do t’i gjymtojnë kleptokratët, të cilët aktualisht po sillen sipas qejfit të tyre duke u fshehur pas “kompanive guacka”. Transparenca do të fillojë të paralizojë edhe veprimtarinë e ndihmësve të tyre:bankierëve, avokatëve dhe llogaritarëve që pastrojnë reputacionin e kleptokratëve dhe paratë e tyre, duke pretenduar se ata janë thjesht klientë normalë.

Jo, ata nuk janë të tillë, dhe kushdo që punon për ta duhet të marrë parasysh rreziqet dhe kostot e veprimit. Hallka më e dobët në modelin e biznesit të kleptokratëve, është vendi ku ata përpiqen të fitojnë respekt.

Ata investojnë për të marrë viza, madje edhe shtetësinë e vendeve të ndryshme. Ata bëjnë donacione për universitete dhe grupe studiuesish, sponsorizojnë institucione kulturore dhe  blejnë media. Qasja në këto pika hyrëse mund të ngushtohet shumë,dhe ata që do të përpiqen të kalojnë nëpër to duhet të kontrollohen me shumë kujdes. Ne mund t’i bëjmë që të gjitha këto që përmenda më lart. Mjafton që t’i duam.

Shënim:Edward Lucas është një bashkëpunëtor i vjetër i Qendrën për Analizën e Politikave Evropiane (CEPA). Më herët ka qenë redaktor në revistën“The Economist”, dhe për shumë vite ka punuar si korrespodent mbi çështjet e Evropës Qendrore dhe Lindore.

Etiketa: demokraciaEdward LucaskleptokraciaThe Economist

Lajme të lidhura

Gazifikimi i Korçës shënon një tjetër mashtrim të Ramës, qyteti vazhdon ngrohjen me dru
Aktualitet

Gazifikimi i Korçës shënon një tjetër mashtrim të Ramës, qyteti vazhdon ngrohjen me dru

16:38 - 20/12/25
Madhështia nuk matet vetëm në fushë, por në zemër! Uzuni surprizon fëmijët me aftësi të veçanta dhe ata jetimë
Aktualitet

Madhështia nuk matet vetëm në fushë, por në zemër! Uzuni surprizon fëmijët me aftësi të veçanta dhe ata jetimë

14:06 - 20/12/25
Aulon Kalaja prezanton “pashaportën europiane” në variantin e Fushë-Krujës…/ VIDEO
Aktualitet

Aulon Kalaja prezanton “pashaportën europiane” në variantin e Fushë-Krujës…/ VIDEO

12:15 - 20/12/25
Para
Pirlo shumë pranë shkarkimit, projektohet rikthimi i bujshëm tek Juventusi

Pirlo shumë pranë shkarkimit, projektohet rikthimi i bujshëm tek Juventusi

TË FUNDIT

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës
Sport

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës

23:18 - 20/12/25

Supersfida e sotme mes Juventus dhe Romës, e cila ishte e vlefshme për javën e 16-të të Seria A, u...

Lexo më shumë
SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25
Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

22:27 - 20/12/25
Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

22:21 - 20/12/25
I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

22:12 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com