GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Spektakël qiellor, dritat polare dhurojnë magji në Alaskë

09:13 - 06/01/25
në Botë, Kuriozitete
Kohë leximi: 3 min
A A
Spektakël qiellor, dritat polare dhurojnë magji në Alaskë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në disa rajone në ditët e para të 2025 janë shfaqur dritat e magjishme polare, Aurora Borealis. Qielli në vendet veriore është ndriçuar me një spektakël dritash të mahnitshme natyrore.

Atmosferë mistike

Qielli mbi Alaskë, më saktë mbi liqenin Eklunta Lake u ndriçua në fillim të vitit në të gjelbër e të kuqërremtë. Kësisoj këtu natyra ndezi fishekzjarrët e saj me ndihmën e Diellit dhe fushës magnetike të atmosferës së Tokës.

Imazh i Aurora Borealis në Anchorage, Alaskë

Erërat diellore krijojnë dritat mahnitëse në atmosferë

Në Anchorage të Alaskës dritat polare ndriçojnë mbi çatitë e shtëpive dhe pemëve përreth. Dritat polare krijohen kur grimcat diellore të ngarkuara me energji prekin atmosferën e Tokës. Këto grimca tërhiqen nga fusha magnetike e atmosferës në Tokë dhe nga kontakti me molekulat e gazit ato ndizen duke krijuar ndriçuar.

Rrallëherë dritat polare shfaqen edhe në Europë, ky imazh është fiksuar një vit më parë në Magdeburg, Gjermani

Një dukuri e rrallë në Europë

Dritat polare shfaqen kryesisht në zonën e rrethit magnetik të poleve, në të ashtuquajturën unaza Aurora. Vendet ku ato mund të shihen më së shumti janë Norvegjia, Islanda, Suedia, Finlanda dhe Alaska. Por edhe në Angli e në Cumbria mund të shihet Aurora Borealis. Edhe në Gjermani mund të shfaqen ndonjëherë drita polare, por kjo ndodh shumë rrallë.

Dritat polare të fotografuara më 1 janar 2025 në Anchorage, Alaskë

Ngjyrat dhe domethënia e tyre

Drita polare ngjyrë vjollcë dhe jeshile mbi Anchorage. Ngjyrat e dritave polare varen nga lloji i gazrave në atmosferë që ato takojnë. Jeshila është ngjyra më e përhapur që krijohet nga molekulat e oksigjenit në lartësinë mbi 100km. Ndërsa drita e kuqe krijohet nga molekulat e oksigjenit në lartësinë 300km. E kaltra dhe ngjyra vjollcë krijohen prej molekulave të hidrogjenit.

Imazh nga dritat polare të shfaqura më 2 janar 2025 në qytetin Krasnoyarsk në Rusi

Dritat siberiane

Edhe në Siberi viti i ri u prit me drita shumëngjyrëshe polare. Ky imazh është fiksuar mbi hapësirën e qytetit Krasnojarsk. Edhe planetët e tjerë si Jupiteri dhe Saturni me atmosferë dhe fushë magnetike shfaqin drita polare, por atje këto drita janë shumë më intensive se në Tokë.

Një spektakël dritash në Finlandë

Dritat polare dhe mitologjia

Shfaqja e dritave polare ka krijuar shumë mite në kulturën nordike. Ndërsa vikingët i festonin ato duke i konsideruar si një shenjë të zotërve të tyre, popuj të tjerë nordikë frikësoheshin. Si rrjedhojë ata krijonin mite duke hamëndësuar se prej dritave polare vjen rreziku dhe në shenjë mbrojtjeje bëheshin supersticiozë./DW

 

Etiketa: polarqielli

Lajme të lidhura

Breshëri i fortë godet aeroportin e Romës, shtyhen dhe anulohen fluturime
Botë

Breshëri i fortë godet aeroportin e Romës, shtyhen dhe anulohen fluturime

20:45 - 12/03/26
Izraeli bombardon centralin bërthamor të Iranit
Botë

Izraeli bombardon centralin bërthamor të Iranit

14:29 - 12/03/26
Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi
Botë

Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi

22:54 - 10/03/26
Para
Edi Rama mbledh sot drejtuesit politikë, zbardhet arsyeja

Edi Rama mbledh sot drejtuesit politikë, zbardhet arsyeja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com