GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Spiropali-Berishës: Keni pirë shampanjë kur negociatat nuk janë hapur

12:03 - 07/07/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Spiropali përplaset me Berishën: Doktor, je futur në rrugë qorre
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministrja Elisa Spiropali ka thënë nga foltorja e Kuvendit se në Shqipëri është krijuar një bashkëjetesë fatale mes problemeve të politikës dhe problemeve të qytetarëve. Ajo sulmoi opozitën dhe ish-kryeministrin Sali Berisha duke thënë se ai ka mbetur pas, ndërsa u ndal edhe te negociatat me BE-në.

Spiropali shtoi se opozita ka “hapur shampanjë kur nuk janë hapur negociatat” dhe theksoi se nuk ka qenë problemi i Shqipërisë që negociatat nuk kanë hapur, por VETO-ja bullgare.

“Duke notuar ditë pas dite në gotën e ujit, gota na duket oqean dhe çdo puhizë e quajmë fortunë. Mungesa e vetëdijes kombëtare mund të konsiderohet nga mëkatet më të mëdha të kësaj salle në 30 vjet. Shembullin më të mbrapsht sa e dëgjuat. Është krijuar një bashkëjetesë fatale mes asaj që janë hallet e Shqipërisë dhe hallet e politikës. Vetë publiku i ka konsideruar shpesh hallet e politikës si hallet e tij. Në mes të saj qytetarët janë ndeshur me njëri -tjetrin e janë vrarë. Janë ndeshur si tifozë në shkallët e stadiumit për këta që vijnë. Helmojnë stadiumet këtu. Ne jemi pak për t’u ndarë kaq shumë me njëri-tjetrin, për t’u ndarë për hir të këtyre. Shumëkush del në seanca e flet në emër të popullit, por grisni për një çast ambalazhin dhe do të shihni se kanë një thelb ndryshe. Mendohet për pushtetin si qëllim e jo si mjet. Ne jemi munduar të bëjmë ndryshim por edhe ne na është dashur të luftojmë beteja që na kanë shfokusuar nga një qeverisje  e mbarë. Edhe në opozitë kemi gabuar. Na dukej se bënim politikë. Këtu e 12 vjet më parë kur diskutohej heqja e vizave kishte socialiste që e konsideronin këtë një bonus që qeveria e Berishës do ta përdorte ndaj nesh në zgjedhje, besonim se duhej ta bënim ne  dhe jo ata. Sot e gjykojmë ndryshe edhe kjo bën ndryshimin mes nesh, ju keni mbetur në vitet 90. Ne shohim të nesërmen. Na përmendur shishet e shampanjës që janë hapur para kohe për hapjen e negociatave. Po jeni ju që keni pirë shampanjë kur negociatat nuk janë hapur”, tha Spiropali.

 

Etiketa: berishaSpiropali

Lajme të lidhura

Mesazhi i Marta Kos: Shqipëria të mos ngadalësojë reformat drejt BE
Breaking Views

Mesazhi i Marta Kos: Shqipëria të mos ngadalësojë reformat drejt BE

23:00 - 11/03/26
Mesazh nga Brukseli: Shqipëria dhe Mali i Zi drejt BE, kërkohet më pak burokraci në proces
Breaking Views

Mesazh nga Brukseli: Shqipëria dhe Mali i Zi drejt BE, kërkohet më pak burokraci në proces

21:50 - 11/03/26
U shpall antikushtetuese mbyllja e TikTok, Rama komenton vendimin e GJK
Breaking Views

U shpall antikushtetuese mbyllja e TikTok, Rama komenton vendimin e GJK

15:26 - 11/03/26
Para
Kryeministri i ardhshëm britanik, BE i frikësohet këtij vendimi

Kryeministri i ardhshëm britanik, BE i frikësohet këtij vendimi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vazhdon surpriza Bodo Glimt, Real Madrid mbretëron ndaj City-t, mundet me goleadë Chelsea nga PSG
Breaking Views

Vazhdon surpriza Bodo Glimt, Real Madrid mbretëron ndaj City-t, mundet me goleadë Chelsea nga PSG

23:25 - 11/03/26

Bastioni arktik i Aspmyra goditi sërish. Sondre Brunstad Fet hapi rezultatin me penalltë në minutën e 32-të, pastaj Ole Blomberg...

Lexo më shumë
Mesazhi i Marta Kos: Shqipëria të mos ngadalësojë reformat drejt BE

Mesazhi i Marta Kos: Shqipëria të mos ngadalësojë reformat drejt BE

23:00 - 11/03/26
Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit

Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit

22:17 - 11/03/26
Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen

Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen

21:59 - 11/03/26
Mesazh nga Brukseli: Shqipëria dhe Mali i Zi drejt BE, kërkohet më pak burokraci në proces

Mesazh nga Brukseli: Shqipëria dhe Mali i Zi drejt BE, kërkohet më pak burokraci në proces

21:50 - 11/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com