GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Spiropali numëron arritjet e Kuvendit, nuk harron pa përmendur shkarkimin e Metës: Çliruam Presidencën nga një përdhosës

09:42 - 01/07/21
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Spiropali numëron arritjet e Kuvendit, nuk harron pa përmendur shkarkimin e Metës: Çliruam Presidencën nga një përdhosës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka numëruar arritjet, sipas saj të Kuvendit gjatë legjislaturës 2017-2021.

Nga foltorja e Parlamentit, Spiropali përmendi si një nga rritjet, çlirimin e institucionit të presidentit nga një përdhosës recidivist të kushtetutës, siç tha ajo, teksa paralajmëroi konsultim të gjerë politik për zgjedhjen e afërt të presidentit të ri.

Fjala e plote:
Në këtë seancë të parafundit të kësaj legjislature, ndiej të bëj disa konsiderata nga kjo foltore. Ka qenë një privilegj bashkëpunimi me të gjithë ju kolegë dhe kolege të opozitës dhe shumicës, duke filluar nga kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, një personalitet i lartë, që në krye të këtij institucioni të lartë ka vënë në shërbim cilësitë e tij të rralla si maturinë, drejtësinë, paanshmërinë dhe ndjeshmërinë për interesin publik. Ne si qeveri dhe si shumicë në seancën e parë plenare të kësaj legjislature në shtator 2017 u zotuam të kalojmë paketa ligjore që thellojnë reformat ekonomike dhe politike. Me dy kryefjalë, reformë në drejtësi dhe reformë zgjedhore.

Qëllimi ynë ka qenë dhe mbetet ta forcojmë Shqipërinë politikisht dhe ekonomikisht, të rrisim mirëqenien e shqiptarëve, të garantojmë më shumë drejtësi shoqërore, ta afrojmë më tej Shqipërinë me aleatët tanë të mëdhenj BE dhe SHBA. Këto zotime kemi synuar t’i mbajmë dhe i kemi mbajtur në nivel të lartë. Kemi hedhur hapa të sigurt në kohë vështirësish dhe pengesash të mëdha, pasojat e pandemisë dhe tërmetit të 26 nëntorit, i përballuam të vendosur dhe të bindur për të mos lënë asnjë shqiptar nën mëshirën e fatit të keq.

Kjo legjislaturë, veçanërisht sesioni i parafundit, ishin vendimmarrës për përparimin e reformës në drejtësi dhe reformës zgjedhore. Ne ia mbërritëm të bëjmë funksionale Gjykatën Kushtetuese me 7 anëtarë, me kuorumin e nevojshëm për vendimmarrje, ashtu si kemi ngritur të gjitha institucionet e drejtësisë së re. Qeverisja e drejtësisë së re është pothuajse plotësisht funksionale, me pritshmëritë e plotësimeve në Gjykatën e Lartë që është sot në punë. Por rruga deri këtu nuk ka qenë fushë me lule, por një mal vështirësish. Ndërtimi i organeve të reja të drejtësisë e ka bërë këtë legjislaturë nga më të rëndësishmet e tranzicionit.

Në mandatin e dytë qeverisës prioriteti ynë i patjetërsueshëm shteti i së drejtës. Një sistem drejtësie me këto tipare është parakusht i domosdoshëm për forcimin e shtetit, respektimin e të drejtave dhe lirive të individit, barazinë para ligjit etj. Në 2018 u zgjodhën anëtarët e KLGJ dhe KLP. Kuvendi po ashtu në 2019 dhe 2020 zgjodhi tre anëtarë të Gjykatës Kushtetuese duke plotësuar plotësisht detyrimin. Kuvendi zgjodhi ILD dhe Prokurorin e Përgjithshëm. Në procesin legjislativ 2017-2021 bashkërisht miratuam paketën e dytë të ligjeve të reformës në sistemin e drejtësisë me 10 projektligje të kaluar, duke përmbyllur reformën më të rëndësishme.

Ne premtuam dhe punuam që reforma zgjedhore të miratohej. Më tepër se një sërë ndryshimesh ligjore në kodin zgjedhor synuam konsolidimin e një kulture politike demokratike duke i përfshirë të gjitha palët dhe përkundër situatës politike të paprecedentë të krijuar nga opozita që preferoi braktisjen e detyrës. Shqipërisë i dhamë një kod të ri zgjedhor, institucione dhe infrastrukturë zgjedhore të re. Nuk bëmë sa dëshiruam për depolitizimin zgjedhor, por bëmë sa mundëm në kushtet e një politizimi ekstrem të mjedisit shoqëror. Zgjedhjet u velrësuan nga asambleja parlamentare e Këshillit të Europës si më të mirat në periudhën pas tranzicionit.
Me 104 vota çliruam institucionin e Presidentit të Republikës nga një përdhosës recidivist i Kushtetutës dhe frymëzues i konfliktit politik. Tani kemi përpara detyrën të zhvillojmë një proces të hapur konsultimi të gjerë politik për zgjedhjen e afërt të presidentit të ri.
Ne ju besojmë institucioneve. Kuvendi do jetë për ne tempulli më i lartë i përfaqësimit.

Etiketa: Elisa SpiropaliIlir Metakuvendseance plenare

Lajme të lidhura

Salianji: Nuk jam vetëpërjashtuar dhe nuk mund të më përjashtojnë nga PD
Breaking Views

Salianji: Nuk jam vetëpërjashtuar dhe nuk mund të më përjashtojnë nga PD

22:46 - 15/01/26
A do të sfidojë Berishën për drejtimin e partisë në zgjedhje? Ja si përgjigjet Salianji
Breaking Views

A do të sfidojë Berishën për drejtimin e partisë në zgjedhje? Ja si përgjigjet Salianji

21:48 - 15/01/26
Salianji: Sallat po mbushen plot me demokratë, lidershipi i ka braktisur
Breaking Views

Salianji: Sallat po mbushen plot me demokratë, lidershipi i ka braktisur

21:23 - 15/01/26
Para
Nga sot Ballkani do të jetë “RoamFree”

Nga sot Ballkani do të jetë “RoamFree”

TË FUNDIT

Liderja e opozitës së Venezuelës Machado në Shtëpinë e Bardhë, i dorëzon Trumpit Çmimin Nobel për Paqen
Botë

Liderja e opozitës së Venezuelës Machado në Shtëpinë e Bardhë, i dorëzon Trumpit Çmimin Nobel për Paqen

23:11 - 15/01/26

«Presidenti nuk e ka ndryshuar mendimin». Ndërsa takimi mes Donald Trump dhe Maria Corina Machado-s ishte ende në zhvillim, zëdhënësja...

Lexo më shumë
Salianji: Nuk jam vetëpërjashtuar dhe nuk mund të më përjashtojnë nga PD

Salianji: Nuk jam vetëpërjashtuar dhe nuk mund të më përjashtojnë nga PD

22:46 - 15/01/26
A do të sfidojë Berishën për drejtimin e partisë në zgjedhje? Ja si përgjigjet Salianji

A do të sfidojë Berishën për drejtimin e partisë në zgjedhje? Ja si përgjigjet Salianji

21:48 - 15/01/26
Salianji: Sallat po mbushen plot me demokratë, lidershipi i ka braktisur

Salianji: Sallat po mbushen plot me demokratë, lidershipi i ka braktisur

21:23 - 15/01/26
Shqipëria nën ujë, mbledhja e KM pa reagim: Rama pa vendim për dëmshpërblimet, Balluku pa masa për infrastrukturën

Shqipëria nën ujë, mbledhja e KM pa reagim: Rama pa vendim për dëmshpërblimet, Balluku pa masa për infrastrukturën

21:15 - 15/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com