GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Spiropali: U habita që largimin tim e paralajmëroi Berisha, reagon kryedemokrati: E ke nga Balluku!

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Spiropali: U habita që largimin tim e paralajmëroi Berisha, reagon kryedemokrati: E ke nga Balluku!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Elisa Spiropali ka reaguar në Parlament në lidhje me shkarkimin e saj nga posti i ministres së Jashtme. Ajo tha se është habitur që i doli fjala Sali Berishës, i cili largimin e saj e paralajmëroi në Kuvend.

“Unë nuk flas vetëm anglisht, por edhe gjuhë tjetër të huaj. Por më mirë se shqipen nuk flas asnjë gjuhë. Edhe flas shqip, flas troç dhe flas sic duhet me Shqipërinë dhe për Shqipërinë. Cdo detyrë këtu në Kuvend është nder i madh. E vetmja gjë për të cilën më vjen keq është që largimin e paralajmëroi Sali Berisha dhe jo ndonjë tjetër. Vetëm për këtë jam e habitur që i doli fjala dhe për asgjë tjetër“, tha Spiropali.

Ndërkohë si përgjigje, Sali Berisha iu drejtua duke i thënë se “je viktima më e parëndësishme dhe më e merituara e Lubisë”. Ai tha se “nuk e ka nga Berisha largimin, por nga vetja e saj”.

“Je viktima më e parëndësishme e Lubisë dhe më e merituara. Në një kohë kur sytë e shqiptarëve drejtoheshin drejt asaj sikur të ishte korba e zezë, në fakt aty afër ishte, ti na vije si nuse këtu, e veshur me të bardha, me të gjitha aksesorët. Pse çfarë kujton ti se bar hante Lubia? Ndaj dhe nuk e ke nga Sali Berisha, jo, e ke nga vetja jote, se jo që nuk e mbroje, përkundrazi gëzoheshe se tani do bëheshe ti zëvendëskryeministre, nuk ta priste mendja se ishte kjo tjetra, kloni i Lubisë. Ja ku e ke klonin!

Ti ke probleme të mëdha në shkenca. Kjo është kloni. Ndaj dhe nuk e ke nga Sali Berisha atë, se për Sali Berishën, Edi Rama të lartësonte njëlloj siç lartësoi këtë klonin e Lubisë, por e ke nga vetja jote se more përpjetë ti. Iku Lubia, the tani, ja shiheni, unë do jem Lubia juaj tani, u thoshte kjo. Dhe këta të dhanë atë që meritove“, tha Berisha.

Etiketa: berishaSpiropali

Lajme të lidhura

Qytetarët përplasen me efektivët e policisë, refuzojnë gjobat për pjesëmarrjen në protestë
Breaking Views

Qytetarët përplasen me efektivët e policisë, refuzojnë gjobat për pjesëmarrjen në protestë

20:52 - 09/11/26
Prej ditës 1 në shesh, flasin motrat aktiviste: Jemi në rrugën e duhur, nuk largohemi pa dorëheqje
Breaking Views

Prej ditës 1 në shesh, flasin motrat aktiviste: Jemi në rrugën e duhur, nuk largohemi pa dorëheqje

20:44 - 09/11/26
Forumi i Paqes/ Macron e priti në pallatin Elize, Rama reagon pas takimit me presidentin francez
Breaking Views

Forumi i Paqes/ Macron e priti në pallatin Elize, Rama reagon pas takimit me presidentin francez

19:35 - 09/11/26
Para
Berisha: Do votoni kokëvarur që Lubia të shkojë në burg! Koha e diktatorëve ka ikur, shqiptarët janë zgjuar

Berisha: Do votoni kokëvarur që Lubia të shkojë në burg! Koha e diktatorëve ka ikur, shqiptarët janë zgjuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Heqja e taksës së qarkullimit nga karburanti, Qeveria do të vendosë vinjetë për automjetet me targa të huaja
Breaking Views

Heqja e taksës së qarkullimit nga karburanti, Qeveria do të vendosë vinjetë për automjetet me targa të huaja

21:00 - 09/11/26

Projektligji i depozituar në Kuvend nga socialistët parashikon një sistem të ri tarifimi për përdorimin e rrjetit rrugor kombëtar. Automjetet...

Lexo më shumë
Qytetarët përplasen me efektivët e policisë, refuzojnë gjobat për pjesëmarrjen në protestë

Qytetarët përplasen me efektivët e policisë, refuzojnë gjobat për pjesëmarrjen në protestë

20:52 - 09/11/26
Prej ditës 1 në shesh, flasin motrat aktiviste: Jemi në rrugën e duhur, nuk largohemi pa dorëheqje

Prej ditës 1 në shesh, flasin motrat aktiviste: Jemi në rrugën e duhur, nuk largohemi pa dorëheqje

20:44 - 09/11/26
Ndeshjet me Finlandën dhe Bjellorusinë, Kombëtarja shqiptare nis punën për dy sfidat vendimtare

Ndeshjet me Finlandën dhe Bjellorusinë, Kombëtarja shqiptare nis punën për dy sfidat vendimtare

20:30 - 09/11/26
Forumi i Paqes/ Macron e priti në pallatin Elize, Rama reagon pas takimit me presidentin francez

Forumi i Paqes/ Macron e priti në pallatin Elize, Rama reagon pas takimit me presidentin francez

19:35 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com