GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Spitali i Tropojës pa mjekë, pacientët drejt Gjakovës! Drejtori: Kemi bërë kërkesa në Ministri por pa rezultat

16:59 - 15/02/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Spitali i Tropojës pa mjekë, pacientët drejt Gjakovës! Drejtori: Kemi bërë kërkesa në Ministri por pa rezultat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në spitalin e qytetit të Bajram Currit mungojnë mjekët specialistë, ndaj banorët detyrohen të shkojnë në qytetin e Gjakovës, për vizita mjekësore por dhe nderhyrje kirurgjikale.

“Në Tropojë s’ka mjekë! Ne shkojmë në Gjakovë kur jemi sëmurë. Ata janë mjek të mirë dhe ne e kemi afër ndaj shkojmë atje”, tha një e moshuar.

“Mos me qenë spitali në Gjakovë ne vdesim të gjithë. Që kur është hap kufiri ne e marrim shërbimin atje. Shkojmë për çdo gjë, si për spital ashtu dhe për tregti. Çdo gjë atje është më lirë e më mirë. Këtu s’ka mjek, s’ka asgjë”, tha një tjeter banor.

Drejtori i spitalit, Kujtim Rexha pranon mungesën e stafit mjekësor ndërsa është shprehur se ka bërë kërkesë në Ministrinë e Shendetesise për mjekë specialiste, sidomos per kardiolog, pediatër, reanimator por s’kanë gjetur zgjidhje.

“Në këtë periudhë të shkurtit ka pasur fluks në spital për shkak të virozave. Por ka dhe raste me Covid-19. Paraqiten 70 urgjenca në ditë dhe deri më tani ia kemi dalë, e kemi përballuar normalisht. Rastet e rënda i çojmë në Gjakovë ose në Tiranë sipas komplikacioneve. Ne kemi bashkëpunim shumë të mirë, ndër vite me spitalin e Gjakovës, na kanë pritur pacientët sepse ata janë spital i kompletuar me staf mjekësor. Në ditë mund të shkojnë 5-6 pacientë në Gjakovë. Ne prej disa vitesh kemi mungesë mjekësh në spitalin tonë, sidomos për kardiolog, pediatër, reanimator, etc. Në total kemi 9 mjeke, prej të cilëve 5 të përgjithshëm dhe 4 mjekë specialistë. Kemi kërkuar here pas here në Ministrinë e Shëndetësisë për specialistë, sidomos për kardiolog por s’kemi gjetur zgjidhje”, tha drejtori i spitalit.

Spitali në qytetin e Bajram Currit i shërben rreth 30 mijë banorëve të Bashkisë së Tropojës dhe aktualisht ka 9 mjekë, prej tyre vetem 4 specialiste. Për shkak të mungesës së stafit janë të angzhuar edhe mjekë pensionistë.

Etiketa: GjakoveKryesore1mjekSpitalTropoje

Lajme të lidhura

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur
Aktualitet

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin
Aktualitet

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet
Aktualitet

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

20:03 - 02/04/26
Para
Sherr me sende të forta mes të rinjve në Tiranë, 2 përfundojnë në spital! Detajet

Sherr me sende të forta mes të rinjve në Tiranë, 2 përfundojnë në spital! Detajet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com