GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Spiunët rusë, shtyhet për 3 muaj hetimi. Kërkohet ndihma e SPAK

16:38 - 06/09/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Spiunët rusë, shtyhet për 3 muaj hetimi. Kërkohet ndihma e SPAK
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mosdeshifrimi i një skicimi me laps i hedhur në një letër të bardhë, ku tregohet plan-vendndodhja e disa objekteve ushtarake, është bërë shkak, që prokuroria e Elbasanit të shtyjë me 3 muaj të tjerë hetimin për tre Rusët e dyshuar për spiunazh të kapur në Uzinën e Çekinit në Gramsh.

Skicimi është gjendur tek sendet personale të Mikhail Zorin, dhe nga kçyrja me sy të lirë, të krijon përshtypjen e një reparti ushtarak, pasi në skicë pasqyrohet vend-rroja, kazermat, telat me gjemba dhe një derë me kangjella.

Mbi letrën e bardhë është dhënë një përshkrim me shkrim dore dhe në gjuhën Ruse.

Janë 8 përshkrime të tilla, të cilat prokuroria ka kontraktuar një përkthyer të gjuhën Ruse për të bërë përkthimin në gjuhën shqipe.

Por tashmë kur hetimet ndaj tre personave Mikhail Zorin, Fedir Alpatov dhe Svetlana Timofeva janë në 3 mujorin përfundimtar, prokuroria e Elbasanit ka kërkuar ndihmën e SPAK.

Kjo strukturë e posaçme, është përfshirë në këtë hetim duke dhënë asistencën e saj për sa i përket ekzaminimit kompjuterik të pajisjeve elektronike.

Bëhet fjalë për dy dronë, pajisje vëzhgimi për shikueshmëri natën, lap-top, disa karta telefoni dhe 6 aparate celularë, që u janë gjendur tre të huajve në momentin e arrestimit në 20 gusht 2022 në Elbasan.

Grupi i hetimit shpreson që ekspertët e SPAK të arrijnë të depërtojnë në e-mailet që kanë shkëmbyer së bashku dhe me persona të tjerë tre personat e proceduar për akuzën e “Sigurimit të informatave”.

Përmes kontrollit të e-maileve dhe rikuperimit të bisedave të zhvilluara në aplikacionet “Telegram” dhe “Whatsapp”, anëtarët e grupit të hetimit shpresojnë të zbulojnë diçka më tepër rreth misterit të shtetasve Rusë dhe Ukrainas, që u kapën vitin e kaluar në ish-uzinën e Prodhimit të Armëve në Gramsh.

Tre të rinjtë gjatë marrjen në pyetje kanë këmbëngulur se shkuan në bazën ushtarake të Gramshit, si të apasionuar mbas fotografimit të bazave të braktisura dhe pasionit si blogerë.

Por nga ana tjetër prokuroria ka ngritur dyshime ata janë të implikuar në spiunazh.

Ndërkohë në muajin Maj 2023, kryetarja e Gjykatës së Elbasanit, Matilda Fetahu, vendosi ndaj Mikhail Zorin masën nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”, kurse për Timofevën e Alpatovin, detyrim paraqitjeje tek një oficer i policisë gjyqësore, deri në mbyllje të hetimeve. /Ora News/

Etiketa: hetimeProkuroriaSpiunet ruse

Lajme të lidhura

Largohen nga detyra dy drejtues të Gardës, njëri ishte kandidat për drejtor
Aktualitet

Largohen nga detyra dy drejtues të Gardës, njëri ishte kandidat për drejtor

18:54 - 23/02/26
Shqipëri–Itali/ Çmontohet rrjeti i trafikut në Bari, 20 masa sigurie nga autoritetet italiane
Aktualitet

Shqipëri–Itali/ Çmontohet rrjeti i trafikut në Bari, 20 masa sigurie nga autoritetet italiane

18:14 - 23/02/26
Rregullat e kampit ‘Al Hol’/ Avokati: Kur vdes burri, gruaja martohet me një ushtar
Aktualitet

Rregullat e kampit ‘Al Hol’/ Avokati: Kur vdes burri, gruaja martohet me një ushtar

17:29 - 23/02/26
Para
Jori Delli ndan foto romantike me të dashurin

Jori Delli ndan foto romantike me të dashurin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Austri, futbollisti i Kosovës sheh kushëririn e tij teksa përplaset për vdekje
Breaking Views

Aksident tragjik në Austri, futbollisti i Kosovës sheh kushëririn e tij teksa përplaset për vdekje

19:51 - 23/02/26

Valon Berisha ka kaluar një moment tragjik, pasi kushëriri i tij humbi jetën në një aksident të tmerrshëm rrugor në...

Lexo më shumë
Mbushet kupa për Nuhiun, Tirana e shkarkon dhe rikthen Shehin

Mbushet kupa për Nuhiun, Tirana e shkarkon dhe rikthen Shehin

19:34 - 23/02/26
Berisha: Të shtunën në orën 18:00 qytetarët do protestojnë për arrestimin e Ramës

Berisha: Të shtunën në orën 18:00 qytetarët do protestojnë për arrestimin e Ramës

19:21 - 23/02/26
Pa konsensus për presidentin, Kurti: Po punojmë që vendi të mos shkojë në zgjedhje

Pa konsensus për presidentin, Kurti: Po punojmë që vendi të mos shkojë në zgjedhje

19:14 - 23/02/26
E zuri haka e Kristjan Asllanit, Marco Baroni nuk është më trajner i Torinos

E zuri haka e Kristjan Asllanit, Marco Baroni nuk është më trajner i Torinos

19:04 - 23/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com