GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

“S’po marr frymë”, dëshmia e 15-vjeçares që u përdhunua nga shokët

18:40 - 27/12/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Del ekspertiza e 6- vjeçares që u dhunua nga prindërit në Kamëz
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të tjera detaje kanë dalë nga ngjaraj e rëndë e ndodhur pak ditë më parë në Ilion të Greqisë, ku një 15-vjeçare është përdhunuar vazhdimisht nga 4 shokë të saj të klasës.

E mitura ka dëshmuar në polici për momentet e tmerrit që ka përjetuar gjatë kohës që është abuzuar seksualisht nga shokët e saj.

Ajo thotë se gjithçka ndodhi nën përdorimin e forcës dhe bashkëmoshatarët e saj kanë qenë të vendosur ta çonin aktin deri në fund, pavarësisht lutjeve të vazhdueshme të të miturës për të ndaluar.

Dëshmia

“Po u thosha se kisha dhimbje. Nuk po dëgjonin”, është shprehur e mitura.

“Më thoshin: “Ule shumë, rri më shumë”. Kur ata thanë se kjo do të thoshte se ata do të fillonin ta bënin atë (sb: përdhunim), unë bërtita dhe u thosha: ndaloni, ndaloni. Unë u thosha se kisha dhimbje. Ata nuk dëgjuan”, ka treguar 15-vjeçarja.

“E gjithë kjo zgjati shumë”, shtoi ajo.

“Njëri prej tyre më mbante për kokë, isha në një bllokim koke dhe nuk merrja dot frymë. Ai më shtypte këtu në diafragmë dhe nuk merrja dot frymë. I thashë që nuk marr dot frymë: “më lër të shkoj, nuk mundem, nuk mundem”, por ai vazhdoi. E gjithë kjo herën e parë zgjati pak, herë të tjera zgjati shumë. U ndal vetëm kur ata vendosën, pavarësisht se çfarë thashë unë”, u tha autoriteteve 15-vjeçarja.

Duke folur për kalvarin e saj të vuajtjeve, adoleshentja thotë se edhe 4 vajza të tjera ishin aty në momentin e përdhunimit të saj. Ajo tha se edhe ndaj njërës prej tyre kishte pasur një kërkesë nga grupi i djemve për të bërë të njëjtën gjë.

“”E dëshironi edhe ju?” ishte pyetja që të pandehurit i kishin bërë njërës prej vajzave”, u tha autoriteteve 15-vjeçarja, duke treguar se kishte edhe fëmijë të tjerë që ndodheshin para përdhunimeve.

“Ka pasur edhe fëmijë të tjerë që kanë qenë para përdhunimit, por nuk kanë marrë pjesë. Janë 4 vajza. (…) është 14 vjeç dhe dy të tjerë janë 15 vjeç. Nuk e di për të katërtën. Këto vajza nuk ishin shqetësuar kurrë nga djemtë. Por më kujtohet një herë, një nga vajzat më tha teksa mua po më ndodhte kjo gjë, se djemtë e pyetën nëse donte edhe ajo të bënte diçka të tillë. “Dëshiron edhe ti?”, i thane”, ka treguar më tej adoleshenti.

Kujtojmë se njëri prej të miturve që morën pjesë në përdhunimin e 15-vjeçares ishte me origjinë shqiptare.

Etiketa: 15 vjecarjadeshmiaGreqi

Lajme të lidhura

Pa konsensus për presidentin, Kurti: Po punojmë që vendi të mos shkojë në zgjedhje
Kosovë & Rajon

Pa konsensus për presidentin, Kurti: Po punojmë që vendi të mos shkojë në zgjedhje

19:14 - 23/02/26
U shpall ‘non grata’ nga SHBA, Artan Grubi tërhiqet nga politika: Jam i pastër si loti
Kosovë & Rajon

Në kërkim për korrupsion/ Arrestohet ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi

09:35 - 23/02/26
Zgjedhja e Presidentit, Albin Kurti takon Bedri Hamzën e PDK-së
Kosovë & Rajon

Zgjedhja e Presidentit, Albin Kurti takon Bedri Hamzën e PDK-së

23:04 - 22/02/26
Para
Luizi prish marrëdhëniet me Kiara Titon: I ka hipur vetja në qef!

Luizi prish marrëdhëniet me Kiara Titon: I ka hipur vetja në qef!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League
Sport

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League

23:52 - 25/02/26

Juventusi nuk ja del mbanë të bëj mrekullinë, me 10 lojtarë çojnë ndeshjen në 120 minuta, por Osimhen i shuan...

Lexo më shumë
Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

21:25 - 25/02/26
Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

21:15 - 25/02/26
Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

21:03 - 25/02/26
Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

20:33 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com