GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Sponsori ‘sekret’ i KPK, kompania e sigurimeve e Shefqet Kastratit

Pas vendimit të Gjykatës së Lartë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i tha BIRN se fatura e aktivitetit të komisionerëve të vetingut në resortin luksoz “Marina Bay” u pagua nga kompania Albsig e biznesmenit Shefqet Kastrati.

09:10 - 22/07/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Sponsori ‘sekret’ i KPK, kompania e sigurimeve e Shefqet Kastratit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka përfituar sponsorizim nga kompania private e sigurimeve ALBSIG sh.a e biznesmenit Shefqet Kastrati për të financuar një aktivitet të komisionerëve të saj në resortin luksoz “Marina Bay” në Gjirin e Vlorës në shtator të vitit 2021.

Pasi e mbajti sekret për pothuajse tre vjet emrin e sponsorit dhe investoi të tre shkallët e gjyqësorit për të mos e bërë atë publik, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit u detyrua nga një vendim i Gjykatës së Lartë që të vendosë në dispozicion të BIRN Albania një kopje të plotë të kontratës së sponsorizimit me kompaninë e sigurimeve ALBSIG.

Sipas marrëveshjes së firmosur në qershor të vitit 2021, kompania ALBSIG ka marrë përsipër të paguajë vlerën e faturës në shumën 3 mijë euro për organizimin e aktivitetit “Strategy Meeting”, që përfshin udhëtimin dhe akomodimin e stafit të Komisionit për tre ditë dhe dy netë në “Marina Bay” si dhe organizimin e workshopit në sallën e konferencave të njësisë akomoduese.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit është institucion kushtetues i krijuar në kuadër të reformës në drejtësi për të pastruar sistemin gjyqësor dhe atë të prokurorisë nga magjistratët e korruptuar me premtimin e rikthimit të besimit të publikut te drejtësia.

Kompania ALBSIG sh.a është një prej dhjetra kompanive të biznesmenit Shefqet Kastrati me interesa ekonomike në biznesin e hidrokarbureve, biznesin e ndërtimit, hotelerisë si dhe përfitues i disa koncesioneve gjatë qeverisë “Rama” për menaxhimin e aeroporteve, porteve dhe mirëmbajtjes së rrugës së Kombit.

Marrëveshja e mësipërme nuk është e vetmja e nënshkruar mes Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe kompanisë së sigurimeve, ALBSIG. Më herët në korrik 2020, mes KPK dhe ALBSIG u nënshkrua një kontratë me vlerë 4.4 milionë lekë për sigurimin e shëndetit të këshilltarëve, familjarëve të komisionerëve dhe stafit administrativ të KPK.

Përgjatë mandatit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, qindra magjistratë kanë dhënë llogari dhe janë penalizuar me shkarkim për dhuratat apo sponsorizimet e përfituara nga personat e tretë, të cilat janë vlerësuar në dritën e konfliktit të mundshëm apo në dukje të interesit. Vetë KPK, refuzoi për tre vjet që t’i nënshtrohen të njëjtit standard.

Biznesmeni Shefqet Kastrati i tha BIRN në një komunikimin telefonik se ai nuk kishte qenë në dijeni të marrëveshjes së sponsorizimit mes kompanisë së zotëruar prej tij dhe KPK-së.

Kastrati tha se: “nuk ka ditur asgjë për këtë marrëveshje dhe se e ka mësuar sot dhe se nuk ndërhyn në punën dhe vendimet e drejtorëve të marketingut”. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk iu përgjigj një kërkese për koment të BIRN mbi ekzistencën e një konflikti të mundshëm interesi deri në publikimin e këtij shkrimi.

Saga gjyqësore për transparencë nisi me një kërkesë për të drejtë informimi që BIRN i drejtoi KPK për finacuesin e aktivitetit, por përgjigja atëherë erdhi e paplotë, pasi ishin anonimizuar të dhënat e kompanisë sponsorizuese. Më pas, KPK u përball dhe me një vendim të Komisionerit për të Drejtën e Informimit në dhjetor të vitit 2021, që e urdhëronte të vendoste në dispozicion një kopje të plotë të marrëveshjes.

KPK refuzoi ta zbatonte vendimin e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe e sfidoi atë në Gjykatën Administrative të Tiranës, ku mori një vendim në favor. Në padinë e vet, Komisioni pretendoi se bërja publike e sponsorit do të cënonte sigurinë kombëtare, procesin e vetingut si dhe imazhin e KPK- së dhe të partnerëve ndërkombëtarë.

Vendimi i shkallës së parë u rrëzua si i pabazuar nga Apeli Administrativ që theksoi se respektimi i klauzolave konfidenciale kontraktore nuk duket se përbën kufizim të parashikuar në marrëveshjen e sponsorizimit, por është interpretuar më pas si i tillë nga Komisioni.

“…Mbi ç’bazë standardi i transparencës, zbatuar tashmë gjatë procesit të vettiung-ut të gjyqtarëve në detyrë, nuk duhet zbatuar edhe për komisionerët quasi gjyqtarë?” u shpreh Apeli Administrativ në vendimin e arsyetuar.

Megjithëse vendimi i Apelit Administrativ ishte i formës së prerë, KPK refuzoi ta zbatonte atë dhe iu drejtua Gjykatës së Lartë me rekurs, por që u rrëzua të mërkurën si i pabazuar duke lënë në fuqi vendimarrjen për transparencë.

Etiketa: KPKShefqet Kastrati

Lajme të lidhura

Policia jep detaje për ish-efektivin që u gjet i djegur: 27-vjeçari doli nga shtëpia pa destinacion
Aktualitet

Policia jep detaje për ish-efektivin që u gjet i djegur: 27-vjeçari doli nga shtëpia pa destinacion

23:12 - 15/12/25
Elbasan/ Shpërthen bombola e gazit, banesa përfshihet nga flakët
Aktualitet

Elbasan/ Shpërthen bombola e gazit, banesa përfshihet nga flakët

21:46 - 15/12/25
“Nëse nuk gjej punë, nuk kthehem më…”/ Çfarë u tha Artjol Xhelo prindërve para se të vetëvritej
Aktualitet

“Nëse nuk gjej punë, nuk kthehem më…”/ Çfarë u tha Artjol Xhelo prindërve para se të vetëvritej

20:01 - 15/12/25
Para
Mungesa e tregut për prodhime bujqësore, fermerët protestojnë në Maliq

Mungesa e tregut për prodhime bujqësore, fermerët protestojnë në Maliq

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i motit, 17 Tetor 2024
moti

Parashikimi i motit për sot, 16 Dhjetor 2025

07:36 - 16/12/25

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe...

Lexo më shumë
Horoskopi për ditën e sotme, 10 gusht 2024

Horoskopi për ditën e sotme, 16 Dhjetor 2025

07:33 - 16/12/25
Barazim i çmendur me 8 gola të shënuar në “Old Traford”, United befasohet në shtëpi

Barazim i çmendur me 8 gola të shënuar në “Old Traford”, United befasohet në shtëpi

23:26 - 15/12/25
Policia jep detaje për ish-efektivin që u gjet i djegur: 27-vjeçari doli nga shtëpia pa destinacion

Policia jep detaje për ish-efektivin që u gjet i djegur: 27-vjeçari doli nga shtëpia pa destinacion

23:12 - 15/12/25
Rienergjizimi i PD/ Ervin Salianji vijon turin, të martën takim me strukturat në Elbasan

Rienergjizimi i PD/ Ervin Salianji vijon turin, të martën takim me strukturat në Elbasan

22:50 - 15/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com