GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Sportistët shqiptarë do të bëhen pjesë e ushtrisë, ata me rekorde do të marrin direkt gradën kolonel

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Sportistët shqiptarë do të bëhen pjesë e ushtrisë, ata me rekorde do të marrin direkt gradën kolonel
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sportistët elitarë shqiptarë do të kenë mundësi të bëhej pjesë e ushtrisë shqiptare. Të paktën kështu thuhet në një nismë ligjore, e cila parashikon ndryshimin e ligjit nr. 59/2014 për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Shqipërisë”, me qëllim për të hapur dyert e ushtrisë për sportistët.

Nisma ligjore është hartuar nga një grup pune ngritur me urdhër të ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshit, ndërsa do të dërgohet për mendim në Ministrinë e Arsimit dhe Ministrinë e Drejtësisë.

Në Forcat e Armatosura do të pranohen vetëm sportistët e nivelit të lartë, me kusht që te këtë shtetësinë shqiptare dhe të ketë arritur rezultate të larta në aktivitete sportive kombëtare apo ndërkombëtare.

Sportistët që do të pranojë të bëhej pjesë e FA-ve do t’u jepet një gradë honorifike, vetëm për efekt page, me urdhër të ministrit të Mbrojtjes dhe me propozim të shefit të Shtabit të Përgjithshëm. Sportisti e mban gradën honorifike për sa kohë është sportist aktiv. Me humbjen e statusit sportisti aktiv, ai ndërpret marrëdhëniet financiare me urdhër të ministrit të Mbrojtjes.

Sportistët që thyejnë një rekord olimpik, botëror apo evropian, që marrin vendin e parë në kampionatin evropian, vendin e parë, të dytë dhe të tretë në Lojërat Olimpike dhe kampionatet botërore, do të marrin gradën kolonel.

Sportistët e vendit të dytë deri dhe të tretë në kampionatin evropian, si dhe të vendit të katërt deri në vendin e gjashtë në Lojërat Olimpike, do marrin gradën nënkolonel. Sportistët që zënë vendin e shtatë deri në vendin e tetë në Lojërat Olimpike, vendin e katërt deri në vendin e gjashtë në kampionate botërore dhe vendin e parë në Lojërat Mesdhetare, do marrin gradën major.

“Këto ndryshime i shërbejnë njohjes së kontributit të sportistëve në promovimin dhe lartësimin e emrit të vendit tonë në arenën ndërkombëtare përmes performancës së tyre, si dhe në përmirësimin e mënyrës së menaxhimit të karrierës së ushtarakëve aktivë në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, thuhet në relacionin e projektligjit.

Nisma ligjore, pas procesit të konsultimit, do të shkojë për miratim në qeveri dhe më pas do të depozitohet për shqyrtim dhe miratim në Kuvend.

Etiketa: niko peleshishqiptarësportisteushtri

Lajme të lidhura

Shqipëria gati për Finlandën, ja formacioni i mundshëm
Breaking Views

Shqipëria gati për Finlandën, ja formacioni i mundshëm

20:15 - 11/11/26
Armand Duka përgëzon kuqezinjtë U-19 për fitoren 4-0 ndaj Qipros: Bravo edhe U-17 për barazimin me Suedinë
Breaking Views

Armand Duka përgëzon kuqezinjtë U-19 për fitoren 4-0 ndaj Qipros: Bravo edhe U-17 për barazimin me Suedinë

17:26 - 11/11/26
UEFA Nations League / Kombëtarja mbyll përgatitjet në stadiumin ‘Air Albania’, gati për sfidën ndaj Finlandës
Sport

UEFA Nations League / Kombëtarja mbyll përgatitjet në stadiumin ‘Air Albania’, gati për sfidën ndaj Finlandës

13:55 - 11/11/26
Para
Një grup protestuesish sulmojnë parlamentin (Video)

Një grup protestuesish sulmojnë parlamentin (Video)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Reshjet e shiut në Kukës, shkëputet masivi shkëmbor në Rrugën e Kombit
Aktualitet

Reshjet e shiut në Kukës, shkëputet masivi shkëmbor në Rrugën e Kombit

08:20 - 12/11/26

Reshjet e shiut gjatë natës, kanë shkaktuar shkëputjen e një masivi të madh shkëmbor pranë fshatit Bardhoc, në segmentin e...

Lexo më shumë
Bojkoti i marketeve në Ballkan detyron tregtarët të ulin çmimet, shqiptarët indiferentë

Lista e produkteve ushqimore me TVSH 6%, fut në kaos dhe paqartësi supermarketet

08:13 - 12/11/26
Urgjenca e re kushtoi 17.8 mln euro, por skaneri jashtë funksionit prej 2 vitesh

Urgjenca e re kushtoi 17.8 mln euro, por skaneri jashtë funksionit prej 2 vitesh

07:54 - 12/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 12 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:40 - 12/11/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 12 Nëntor 2026

07:37 - 12/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com