GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

“S’pranojmë të bëhemi pis për…”/ Boçi: Negociata me PS vetëm me këtë kusht

në Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
A duhet të shkonte Berisha në mbledhjen e PD? Boçi tregon çfarë ndodhi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, thotë se PD hyn në negociata me Partinë Socialiste për të zgjedhur Presidentin vetëm me kushtin që të drejtën për të paraqitur kandidaturën ta paraqesë opozita. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Boçi tha se PD nuk do të pranojë të bëhet pis në një proces ku Rama ka paracaktuar emrin se kush do të bëhet President dhe thjesht kërkon ta përfshijë PD-në në lojë. Ndërkohë, ai konfirmoi se Komisioni i Rithemelimit që drejton PD nuk ka caktuar asnjë deputet apo grup negociatorësh për të diskutuar me PS-së për këtë proces. Proceset e nisura më herët, sipas tij, kanë rënë.

“Nga Komisioni i Rithemelimit nuk ka grup. Ai e drejton tani PD-në. Nga maxhoranca nuk ka pasur një ofertë të tillë dhe madje maxhoranca vazhdon të luajë lojën e përplasjes, të futjes së sherrit duke konsideruar organe legjitime ato që e kanë humbur legjitimitetin dhe i ka përfshirë në një hap të mëparshëm, proces negociatash false që e bëjnë pis PD-në dhe që nuk duhet të vazhdojnë e të ndërpriten menjëherë, me kushtin e vetëm që maxhoranca t’i japë të drejtën opozitës që të propozojë kandidatin për President, për të krijuar klimën politike dhe për të balancuar pushtetet në Shqipëri.

Një balancim pak sa i vogël pasi e dimë që Rama i ka kapur të gjitha pushtetet dhe s’e ka për turp të marrë edhe Presidentin. Vetëm në këtë rast ndërtohet një komision që hyn në negociatë. Çdo negociatë e mëparshme e iniciuar e nisur apo e presupozuar dhe e deklaruar, është e rrëzuar në këto momente. Kushti ynë është kryesor dhe unë jam kundër çdo deklarate politike në emër të grupit të PD-së”, tha Boçi.

Boçi foli edhe për procesin e ristrukturimit të PD-së. Ai është kundër një shtyrjeje të tretë për zgjedhjet në bazë, ndonëse Grupi Parlamentar nuk është plotësisht i “pajtuar”. Sipas Boçit, një shtyrje tjetër do të humbte besimin e anëtarëve. Ndërkohë shton se lëvizja që ka nisur ish-kryedemokrati Basha është si një shkop nën rrota për të penguar bashkimin. Ndaj ai e shikon këtë lëvizje si një sinjal për të mos u tërhequr dhe për të vijuar procesin e zgjedhjeve në bazë.

Etiketa: bashkimLucioano BociNegociataPDPresidentPS

Lajme të lidhura

GOOOOOOL SHQIPËRIA 0-1! Shpërthen festa kuqezi, shënon Rey Manaj me kokë pas një krosimi nga Asllani nga goditja e këndit
Sport

GOOOOOOL SHQIPËRIA 0-1! Shpërthen festa kuqezi, shënon Rey Manaj me kokë pas një krosimi nga Asllani nga goditja e këndit

15:08 - 03/10/26
Skandali i trafikut të armëve! Jo vetëm Ardi Veliut, SPAK i sekuestron telefonin edhe Aleks Markut dhe Ron Yeffet
Aktualitet

Skandali i trafikut të armëve! Jo vetëm Ardi Veliut, SPAK i sekuestron telefonin edhe Aleks Markut dhe Ron Yeffet

15:03 - 03/10/26
Falsifikuan mbi 1 mijë hektarë, në pranga dy ish-drejtorë të Kadastrës Fier dhe një biznesmen (Emrat)
Uncategorized

Tjetërsimi i pronave/ Fundoset biznesmeni Kastriot Hasko, i sekuestrohen 2.6 mln euro pasuri dhe një “Bentley”

10:58 - 01/10/26
Para
Restoranti më romantik në botë mund të strehojë vetëm dy persona

Restoranti më romantik në botë mund të strehojë vetëm dy persona

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26

Tensionet kanë vijuar në Prishtinë, ku protestuesit janë përplasur me forcat e Policisë së Kosovës gjatë tubimit para Kuvendit. Policia...

Lexo më shumë
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

22:07 - 05/10/26
“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

21:13 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com