GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

“S’preket sovraniteti…”, marrëveshja e Kurtit me Serbinë, Haradinaj nuk e fsheh optimizmin

17:19 - 21/06/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
“S’preket sovraniteti…”, marrëveshja e Kurtit me Serbinë, Haradinaj nuk e fsheh optimizmin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar marrëveshjen e arritur sot midis Kosovës dhe Serbisë për furnizimin me energji elektrike të komunave veriore të Kosovës.
Sipas Haradinaj, në bazë të kësaj marrëveshje nuk preket sovraniteti energjik i Kosovës. Siç është vendosur me marrëveshjen e re të kyçjes KOST-ENTSO-E, ku ndërkombëtarisht njihen kufijtë energjetikë të Kosovës, në kufijtë shtetëror dhe operimi i pavarur i KOSTT-it nga EMS (Serbia), si zonë rregulluese brenda sistemit rregullator me OST (Shqipërinë).
Në një postim në Facebook, Haradinaj shkruan se pika e parë e “Roadmap” është nënshkruar nga ai, ndërsa shtoi se nëse zbatohet nga Serbia nuk është keq në krahasim me gjendjen aktuale.
“Qëndrimi im për marrëveshjen me Serbinë për energjinë
Sipas kësaj marrëveshjeje, nuk preket sovraniteti energjetik i Kosovës, meqë ai është vendosur me Marrëveshjen e re të kyçjes KOSTT-ENTSO-E, ku ndërkombëtarisht njihen kufijtë energjetik të Kosovës, në kufijtë shtetëror dhe operimi i pavarur i KOSTT-it nga EMS (Serbia), si zonë rregulluese brenda sistemit rregullator me OST (Shqipërinë). Operimi i KOSTT brenda Bllokut me Shqipërinë, siç e dini është vendosur me marrëveshjen e njohur edhe nga ENTSO-e, me 26.11.2019.
Roadmap” për zbatimin e Marrëveshjes së Energjisë, sipas mediave, i paska 9 pika.
Pika 1 ka qenë edhe pjesë e Marrëveshjes së Kyçjes KOSTT – ENTSO-E;
Pika 2 është e re, dhe bazohet në marrëveshjet e energjisë 2013/2015 dhe mendoj se është në rregull;
Pika 3, që ndërlidhet me aktivitetet me KOSTT ka qenë në planin aksional të Marrëveshjes së Kyçjes KOSTT – ENTSO-E, kurse ato aktivitetet tjera janë të reja nga Marrëveshja e Kyçjes me ENTSO-E, por që bazohen në Marrëveshjen e Energjisë të vitit 2015;
Pika 4 ka qenë në planin aksional të Marrëveshjes së Kyçjes KOSTT – Entso-E;
Pika 5 është e re por që bazohet në Marrëveshjen për Energji të vitit 2015, që mendoj se është në rregull;
Pika 6 i jep pak më shumë autoritet Elektrosever, pasi që për planin investiv dhe zhvillimor për infrastrukturën e rrjetit transmetues dhe të shpërndarjes, duhet konsultuar Elektrosever.
Pika 7, ZRRE aprovon në princip planet zhvillimore dhe të mirëmbajtjes. Ndoshta për shkak të afateve të ndërlidhura e kanë vënë “në princip”, pasi që aprovimi i këtyre planeve bëhet deri në Prill të vitit përkatës përmes tarifave;
Sipas Pikës 3, Elektroseverit përmes marrëveshjeve që do bëhen me KEDS, disa shërbime do të nënkontraktohen tek Elektrosever, sipas Marrëveshjes së Energjisë 2013/2015.
Nëse pala serbe e zbaton këtë “roadmap”, nuk është keq në krahasim me gjendjen e tanishme. Pra e tëra, siç po thuhet në këtë marrëveshje bazohet në marrëveshjet e mëparshme për energjinë të viteve 2013/2015, veçse këtu janë vënë edhe afatet kohore.”-shkruan Haradinaj.

Lajme të lidhura

Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan
Breaking Views

Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan

21:14 - 12/03/26
Pakt me Edi Ramën për të rrëzuar Kurtin? Osmani: Kam marrë kërcënime me pushkatim…
Breaking Views

Pakt me Edi Ramën për të rrëzuar Kurtin? Osmani: Kam marrë kërcënime me pushkatim…

08:15 - 10/03/26
Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese dekretin e Vjosa Osmanit
Breaking Views

Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese dekretin e Vjosa Osmanit

15:30 - 09/03/26
Para
Aktivistë dhe gazetarë serbë takohen me Albin Kurtin, ja çfarë u diskutua

Aktivistë dhe gazetarë serbë takohen me Albin Kurtin, ja çfarë u diskutua

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Prit t’i çoj fjalën atij k*rvës që kërcënon…’, dalin përgjimet mes Ballukut dhe Berberit
Aktualitet

300 apartamentet e Belindës/ Del sms nga dosja, Balluku-Berberit: Më bëj pasqyrën sa apartamente ke shitur!

08:07 - 13/03/26

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka nxjerrë një detaj të ri nga dosja që SPAK dorëzoi...

Lexo më shumë
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Mars 2026

07:49 - 13/03/26
E marta ditë e butë pranverore, parashikimi i motit për 10 mars 2026

Parashikimi i motit për sot, 13 Mars 2026

07:47 - 13/03/26
Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com