GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Sqaron zërat për tërheqjen nga muzika, Aurela Gaçe ironizon kolegët: S’kam klikime se…    

në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
Sqaron zërat për tërheqjen nga muzika, Aurela Gaçe ironizon kolegët: S’kam klikime se…     
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Disa kohë më parë Aurela Gaçe zbuloi momentin më të vështirë që iu është dashur të kalojë ndonjëherë: rreziku për të humbur përgjithmonë zërin e saj. Pas kësaj deklarate, në media u krijua një zhurmë e madhe duke keqinterpretuar fjalët e këngëtares, sikur do të tërhiqej përgjithmonë nga muzika. Megjithëse ka reaguar edhe më herët, ajo vendosi t’i rikthehej kësaj situate në një intervistë të dhënë së fundmi.

E pyetur nga gazetari i “21 Media” nëse ka pasur raste që i është dashur të anulojë ndonjë performancë, këngëtarja tha:

“Ka ndodhur që e kam bërë në maj në Amerikë. Vija pas një sezoni të fuqishëm në Tiranë ku vë shumë energji, dhe mbase isha pak e tejet lodhur dhe mjekja atje më këshilloi që të merrja 10 ditë pushim. Unë e thashë që do bëja pushim, mediat e bënë që Aurela lë muzikën, ore këtu më keni mua, nuk ju ndahem unë.”

Intervista e shkurtër u zhvillua para një koncerti që Aurlea mbajti në Maqedoni, ku këngëtarja këndoi si gjithmonë live. Duke pasur parasysh ‘trendin’ e këngëtarëve të tjerë që shpesh në koncertet këndojnë ‘playback’, artistja u pyet se pse i qëndron besnike traditës së të kënduarit live.

“Në të gjithë botën nuk është ndonjë çudi e madhe që artisti të këndojë live. Ti shkon shikon ndonjë ndeshje futbolli ose boski? Çfarë do bëje nëse boksieri do ta kishte pre-regjistruar ndeshjen ti të paguaje biletën dhe ai të bënte sikur i binte. Unë bëj detyrën që bën çdo artist përderisa e do muzikën, për të tjerët duhet të pyesësh të tjerët, unë flas për veten time. Është detyra që duhet të bëjë secili nga ne.”

Ndër të tjera ajo komentoi edhe artistët e rinj, ku shprehu se “i marrim nga bota, frymëzohemi dhe bëjmë muzikë.”

“Ajo është me breza. Kur kam qenë unë e vogël ka qenë një brez tjetër. Erdhëm ne të viteve 90, Adelina Ismajli, Aleksandër Gjoka… por ishte një frymë tjetër. Pra i bie njësoj sikur të na shanin ne ata të vjetrit. Kështu që çdo brez evulon në mënyrën e vet. Unë mendoj që ne jemi marrës shumë të mirë të energjive të botës, i marrim nga bota, frymëzohemi dhe bëjmë muzikë.”

Por pavarësisht se u tregua e kujdesshme në përgjigjen e saj për artistët e rinj, Aurela nuk la pa ironiziuar klikimet e tyre. Duke folur për këngën e saj të re, ajo tha se është pritur mirë por shtoi se nuk ka shumë klikime pasi ajo nuk i ka blerë.

“Pritet shumë mirë. Nuk i kam ato klikimet sepse nuk kam lekë që t’i hedh për të blerë ato klikime. Apo s’duhet ta thoja këtë? Lekët i hedh në performancë, në punë. Nuk kam nevojë ti mbush mendjen askujt nëse jam e suksesshme ose jo sepse shumë mirë kudo që shkoj publiku më pret shumë mirë”.

Etiketa: Aurela Gaçe

Lajme të lidhura

Horoskopi për ditën e sotme, 1 nëntor 2026/ Njihuni me shenjat më me fat
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 1 nëntor 2026/ Njihuni me shenjat më me fat

07:30 - 01/11/26
Halloween-i, nata më e frikshme e vitit! Nga origjina e lashtë kelte te kungujt dhe kostumet
Kuriozitete

Halloween-i, nata më e frikshme e vitit! Nga origjina e lashtë kelte te kungujt dhe kostumet

11:20 - 31/10/26
Parashikimi i horoskopit, çfarë sjellin yjet për ditën e diel
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 18 tetor 2026, njihuni me shenjat më me fat

07:56 - 18/10/26
Para
Detaje/ Ra në kontakt me energjinë elektrike, 27-vjeçarja në Durrës ishte shtatzënë

Detaje/ Ra në kontakt me energjinë elektrike, 27-vjeçarja në Durrës ishte shtatzënë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sot sfida me Bjellorusinë në Budapest, kuqezinjtë luajnë për dy rezultate
Sport

Sot sfida me Bjellorusinë në Budapest, kuqezinjtë luajnë për dy rezultate

10:17 - 15/11/26

Shqipëria luan sot një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij edicioni të Ligës së Kombeve. Në orën 18:00, kuqezinjtë...

Lexo më shumë
Dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, Policia gjen në Kurbin dhe Krujë 3 automjete të vjedhura

Dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, Policia gjen në Kurbin dhe Krujë 3 automjete të vjedhura

09:59 - 15/11/26
Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

09:38 - 15/11/26
Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

09:20 - 15/11/26
Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

08:55 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com