GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

Stadiumi Kombëtar do të quhet sërish “Air Albania” për 5 vitet e ardhshme, Presidenti Duka: I lumtur për këtë partneritet strategjik

19:41 - 05/06/25
në KRYESORE, Sport, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Stadiumi Kombëtar do të quhet sërish “Air Albania” për 5 vitet e ardhshme, Presidenti Duka: I lumtur për këtë partneritet strategjik
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur marrëveshjen e re për të drejtat e emërtimit të Stadiumit Kombëtar në Tiranë. Për pesë vitet e ardhshme, stadiumi do të vijojë të mbajë emrin “Air Albania Stadium”, në kuadër të një partneriteti të ri me kompaninë ajrore kombëtare.

Marrëveshja u firmos sot në Shtëpinë e Futbollit nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe Administratori i kompanisë “Air Albania”, Sinan Isik.

Për Presidentin Duka kjo marrëveshje e re dëshmon vazhdimësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes Qendrës Sportive Kuq e Zi dhe Air Albania, një markë kombëtare me të cilën ndajmë të njëjtin vizion për promovimin e vlerave shqiptare.

“Jemi sot këtu për të ritheksuar një bashkëpunim që i ka dhënë vlerë jo vetëm sportit, por edhe një modeli të ri për mënyrën sesi futbolli shqiptar ndërvepron me botën e biznesit. Emri ‘Air Albania Stadium’ nuk është vetëm një emër komercial i vendosur mbi një impiant sportiv. Ai është dëshmi e një filozofie moderne, ku sporti, ekonomia dhe identiteti kombëtar ecin krah për krah.
Ky stadium ishte i pari në Shqipëri dhe ndër të parët në rajon që u pagëzua me një emër tregtar. Ishte një vendim novator, një hap i guximshëm, që tregoi se edhe në Shqipëri ka hapësirë për modele të qëndrueshme marketingu sportiv. Sot, me rinovimin e kësaj marrëveshjeje për pesë vitet e ardhshme, po tregojmë se ky treg jo vetëm që ekziston, por po zhvillohet.

‘Air Albania’ ka qenë dhe vijon të jetë një partner strategjik një kompani që e ka kuptuar rëndësinë e të qenë pjesë e emocioneve të përbashkëta, pjesë e imazhit ndërkombëtar të vendit tonë, pjesë e përfaqësimit të flamurit kuqezi brenda dhe jashtë fushës. Në emër të FSHF-së dhe QSKZK-së, dua ta falënderoj z. Sinan Isik dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij për këtë marrëveshje të re, për këtë akt besimi, për këtë angazhim afatgjatë”,- u shpreh Presidenti i FSHF-së.

Për administratorin e “Air Albania”, Sinan Isik ruajtja e këtij partneriteti garanton stabilitet dhe prestigj për impiantin më të rëndësishëm sportiv në Shqipëri, që mirëpret ndeshjet e Kombëtares, finalet e kompeticioneve kombëtare dhe sfida ndërkombëtare.

“Një moment i veçantë për ne si kompani, por edhe si qytetarë që ndjejnë përgjegjësi dhe krenari për të mbështetur futbollin shqiptar dhe vlerat që ai përfaqëson. Përmes kësaj marrëveshjeje me Qendrën Kombëtare Kuq e Zi dhe Federatën Shqiptare të Futbollit, Air Albania konfirmon përkushtimin e saj për të qenë më shumë se një kompani transporti ajror për të qenë një partner aktiv në jetën shoqërore, kulturore dhe sportive të vendit. Vendimi për të vijuar mbështetjen ndaj futbollit shqiptar dhe për ta lidhur sërish emrin e kompanisë sonë me stadiumin më të rëndësishëm të vendit është një tregues i qartë i besimit që kemi në të ardhmen e sportit shqiptar dhe në zhvillimin e shoqërisë sonë. Air Albania po ecën me hapa të sigurt drejt zgjerimit, duke rritur flotën, destinacionet dhe cilësinë e shërbimit, dhe me këtë bashkëpunim ne tregojmë se themeli ynë është i qëndrueshëm dhe synimi ynë është zhvillimi afatgjatë”, tha Sinan Isik.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1stadiumi “Air Albania”

Lajme të lidhura

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League
Sport

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League

23:52 - 25/02/26
Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League
Breaking Views

Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

21:25 - 25/02/26
Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin
Aktualitet

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

21:15 - 25/02/26
Para
Nga 1 korriku kufizohen kreditë për shtëpi, hyn në fuqi vendimi i Bankës së Shqipërisë

Nga 1 korriku kufizohen kreditë për shtëpi, hyn në fuqi vendimi i Bankës së Shqipërisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League
Sport

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League

23:52 - 25/02/26

Juventusi nuk ja del mbanë të bëj mrekullinë, me 10 lojtarë çojnë ndeshjen në 120 minuta, por Osimhen i shuan...

Lexo më shumë
Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

21:25 - 25/02/26
Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

21:15 - 25/02/26
Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

21:03 - 25/02/26
Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

20:33 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com