GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Stafi i PD e denoncoi për krim elektoral, rezultoi se po shpërndante ushqim për iftar

21:47 - 15/06/24
në Aktualitet, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Stafi i PD e denoncoi për krim elektoral, rezultoi se po shpërndante ushqim për iftar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

jykata e Tiranës mbylli hetimet mbi një konflikt të dyshuar si krim zgjedhor, por që rezultoi se ishte incident mes disa besimtarëve që po shpërndanin ushqime për agjëruesit dhe stafit elektoral të PD.

Ngjarja u denoncua në 21 prill 2021, tre ditë para zgjedhjeve të përgjithshme  ku një banor I identifikuar si Bledar Goga kërkoi ndihmën e policisë, sepse ishte kërcënuar dhe mbyllur në makinë nga tre shtetas teksa po shpërndante ushqime të gatuara katering.

Dhe ndërsa ushqimet përshkruhet në dosje nuk përfunduan tek agjëruesit , por në polici ku dhe u këqyrën, Belind Këlliçi drejtuesi politik i të djathtëve në këtë zonë dhe që doli deputet në këto zgjedhje ka pretenduar se produktet po shpërndaheshin në këmbim të votës.

Hetimet nisën në kohë zgjedhore dhe prokuroria i trajtoi të dyja anët e medaljes, edhe lirinë politike edhe lirinë zgjedhore dhe në përfundim e pushoi çështjen me argumentin se vepra nuk parashikohej si vepër penale dhe se palët ishin keqkuptuar me njëra- tjetrën.

Gjykata dhe prokuroria bien dakord  se nuk ka patur cënim të zgjedhjeve mbasi qytetarit Bledar Goga, ndryshe nga sa ai pretendonte se i ishin bllokuar dokumentat e identifikimit, në të vërtetë rezultoi se atij nuk i ishte cënuar liria zgjedhore.

Por nga ana tjetër pranohet se  ushqimet që ai po shpërndante ishin marrë nga një fondacion bamirës për tju ofruar iftarin familjeve në nevojë dhe besimtare. Nga aktet e administruara I jepet përgjigje dyshimit për shitblerje vote përmes ushqimit, se nuk ekziston asnjë provë sa kohë në fashikull u vërtetua  se produktet shpërndaheshin rregullisht gjatë agjërimit.

Por këto tre vite hetime prokurorisë nuk ju deshëm për të treguar se në prill 2021 sic votohej ashtu dhe ishte muaj Ramazani. Por për të provuar ku ishin përgatitur ushqime katering, cila ishte shoqëria që i shpërndante ndihmat ushqimore dhe cila ishte marrëveshja midis fondacionit bamirës dhe drejtorisë së shërbimeve sociale në Bashkinë e Tiranës, e firmosur  një vit para zgjedhjeve në mbështetje të familjeve në nevojë.

Sipas detyrimeve kontraktuale thuhet në shkresat e sekuestruara fondacioni shpërndan ushqime të gatuara gjatë muajit të Ramazanit. Duke vlerësuar se nuk gjendej para veprës së marrjes së paligjshme të dokumentave të qytetarit, prokuroria i mbylli hetimet pa të akuzuar.

Sa i takon mbajtjes së tij në makinë derisa aty mbërriti policia, incidenti kategorizohet si dëmtim me me dashje. Për këtë shkelje qytetari duhet të hapë një padi të re, të cilën duhet ta ndjeke personalisht dhe jo nëpërmjet prokurorisë.

Etiketa: GjykataIftar

Lajme të lidhura

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan
Aktualitet

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan

22:40 - 23/04/26
Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje
Aktualitet

Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje

22:17 - 23/04/26
Rama si Vuçiç, kritikon BE-në: Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë
Breaking Views

Rama si Vuçiç, kritikon BE-në: Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë

22:05 - 23/04/26
Para
Në një lidhje dashurie me Dea Vierin? Drini Zeqo surprizohet nga ish-banorja e BBV

Në një lidhje dashurie me Dea Vierin? Drini Zeqo surprizohet nga ish-banorja e BBV

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan
Aktualitet

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan

22:40 - 23/04/26

Për afro 2 orë ish-zëvendës drejtori i Policisë së Elbasanit, Krenar Guçe, u pyet në gjykatë nga avokatët e të...

Lexo më shumë
Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje

Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje

22:17 - 23/04/26
Rama si Vuçiç, kritikon BE-në: Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë

Rama si Vuçiç, kritikon BE-në: Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë

22:05 - 23/04/26
Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale

Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale

21:25 - 23/04/26
Tension në Kuvend, Boçi përjashtohet nga seanca, PD dhe PL largohen nga salla

Tension në Kuvend, Boçi përjashtohet nga seanca, PD dhe PL largohen nga salla

21:16 - 23/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com