GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Starmer: Do udhëtoj në Shqipëri për të…

17:44 - 03/04/23
në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Starmer: Do udhëtoj në Shqipëri për të…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Udhëheqësi i opozitës në Mbretërinë e Bashkuar, Keir Starmer, do të udhëtojë në Francë dhe Shqipëri në një përpjekje për t’i treguar Anglisë se do të pastronte ‘rrëmujën’ e plotë të migracionit të paligjshëm të krijuar nga qeveria britanike.

The Times shkruan se ai ka vendosur të vizitojë të dy vendet për të diskutuar mënyrat e trajtimit të çështjes së gomoneve që kalojnë Kanalin Anglez dhe ka të ngjarë të zhvillojë bisedime ballë për ballë me autoritetet franceze dhe kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama në javët e ardhshme.

Rama së fundmi udhëtoi për në Mbretërinë e Bashkuar ku takoi kryeministrin Rishi Sunak për të diskutuar mbi migracionin shqiptar, i cili përbën një pjesë të konsiderueshme të njerëzve që kalojnë ilegalisht në Britani.

Qeveria e Sunak ka premtuar një përgjigje të ashpër ndaj kalimeve, të cilat arritën një numër rekord, mbi 45,000 njerëz në vitin 2022.

Së fundmi, qeveria prezantoi në Parlament një projekt-ligj për emigracionin e paligjshëm dhe është përpjekur ta bëjë më të lehtë ndalimin dhe dëbimin e emigrantëve që kalojnë Kanalin.

Ndër sugjerimet për trajtimin e migrantëve ka qenë deportimi i njerëzve në Ruandë, ndërkohë që kërkesat e tyre për azil janë duke u përpunuar dhe strehimi i tyre po bëhet në maune të mëdha në brigjet e Britanisë.

Starmer e ka cilësuar përgjigjen e qeverisë ndaj migracionit të paligjshëm si një dështim që përkeqësohet me çdo mashtrim të ri nga Sunak, duke i thënë Dhomës së Komunave muajin e kaluar se ai do të ndalonte anijet, do të shkatërronte bandat, do të rregullonte kthimet dhe do të pastronte plotësisht këtë rrëmujë.

Një aleat i tij tha për The Times se udhëtimet në Francë dhe Shqipëri kanë për të treguar se kur Keir thotë se do të arrinte një marrëveshje më të mirë se konservatorët në qeveri, ai ka për ta bërë këtë.

“Ne duhet të tregojmë se jemi po aq të etur sa qeveria për të ndaluar anijet, ndryshimi është kompetenca,” tha ai.

Çështja e dëbimeve në Ruandë është ende në diskutime në Mbretërinë e Bashkuar.

Etiketa: Britania e MadheemigrantetMbreteria e BashkuarShqiperiaStarmer

Lajme të lidhura

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës
Breaking Views

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur
Aktualitet

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Para
Kronikë nga Shqipëria e vitit 2023

Pensionist, çfarë mund të blesh me 5,000 lekë të reja sot?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com