GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Statistika/Partizani-Tirana, derbi premton spektakël në “Air Albania”

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Statistika/Partizani-Tirana, derbi premton spektakël në “Air Albania”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit “Abissnet Superiore”, derbi i kryeqytetit Partizani-Tirana. Të dyja ekipet deri tani kanë zhvilluar një sezon me ulje dhe ngritje, megjithatë derbi mbetet derbi dhe në “Air Albania” do të luhet për “Final Four” dhe mbi të gjitha për krenarinë e kryeqytetit.

Sipas statistikave, kjo ndeshje pritet të jetë e hapur dhe ofensive pasi do të vihen përballë dy skuadrat që gjuajnë më shumë në portat kundërshtare.

Partizani kryeson këtë statisikë, me 12 gjuajtje drejt portës, ndërsa Tirana me 11.4 goditje drejt kuadratit. Një statistikë mjaft interesante, duke marrë në konsideratë që kryesuesit e kampionatit Egnatia godasin në portë mesatarisht më pak se 11 herë për ndeshje.

Dy ekipet kanë statistika mjaft pozitive në fazën ofensive, por nuk janë skuadrat me mbrojtjet më të mira, duke u renditur në vendin e pestë e të shtatë në kampionat, si ekipet që pësojnë më shumë gjuajtje në portë.

Partizani dhe Tirana nuk kanë shumë ekuilibër mes fazës sulmuese dhe asaj mbrojtëse. Në këtë statistikë të kuqtë renditen të pestët me 9.74 gjuajtje të pësuara drejt portës, ndërsa bardheblutë të shtatët me më shumë se 11 goditje të pësuara. Skuadra më e mirë në këtë statistikë është Vllaznia me vetëm 8.81, ndërsa Egnatia e dyta me 9.13.  Ajo që vihet re është se Tirana, pavarësisht goditjeve të marra drejt portës, është një skuadër që pëson pak.

Nëse ka një gjë të vështirë për t’u parashikuar të premten në derbin e kryqytetit është se kush skuadër do të ketë përqindjen më të lartë të mbajtjes së topit, pasi deri më tani Partizani, Tirana por edhe Egnatia janë skuadrat që dominojnë në këtë statistikë me një mesatare të mbajtjes së topit më shumë se gjysmën e ndeshjes.

Duke lexuar statistikat, Tirana si grup mund të jetë fituesja e derbit, ndërsa Partizani mund ta arrijë triumfin përmes diferencës që mund të bëjnë lojtarë të ndryshëm. Gjithsesi skuadrat cilësisht janë të përafërta dhe ia vlen ta blesh një biletë për ta ndjekur derbin e së premtes në “Air Albania”.

 

Etiketa: PartizaniTirana

Lajme të lidhura

Tirana lë pas rivalët, Partizani dhe Dinamo zhgënjejnë në renditjen vjetore
Breaking Views

Tirana lë pas rivalët, Partizani dhe Dinamo zhgënjejnë në renditjen vjetore

18:01 - 13/11/26
Vendimtare për kreun e grupit, Bjellorusi-Shqipëri gjykohet nga kroati Igor Pajac
Sport

Vendimtare për kreun e grupit, Bjellorusi-Shqipëri gjykohet nga kroati Igor Pajac

15:27 - 13/11/26
Nations League/ Kombëtarja rikthehet në stërvitje, nis përgatitjet për sfidën e fundit ndaj Bjellorusisë
Sport

Nations League/ Kombëtarja rikthehet në stërvitje, nis përgatitjet për sfidën e fundit ndaj Bjellorusisë

15:06 - 13/11/26
Para
Kthyen lokalin në qendër bastesh, dy të arrestuar në Fier

Kthyen lokalin në qendër bastesh, dy të arrestuar në Fier

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bashkimi i opozitës/ Propozimi i Berishës: Të dalim me një kandidat të përbashkët në shumicën e qarqeve
Breaking Views

Bashkimi i opozitës/ Propozimi i Berishës: Të dalim me një kandidat të përbashkët në shumicën e qarqeve

20:45 - 13/11/26

Kryedemokrati Sali Berisha ishte sot në Foltoren e radhës në Kukës. Berisha ftoi partitë e reja opozitare të bashkohen me...

Lexo më shumë
Nuk ndalen protestat kundër Ramës, qytetarët dhe studentët mblidhen para Kryeministrisë

Nuk ndalen protestat kundër Ramës, qytetarët dhe studentët mblidhen para Kryeministrisë

20:20 - 13/11/26
Makina me tre motrat emigrante del nga rruga, transportohen në spital një grua dhe foshnja

Makina me tre motrat emigrante del nga rruga, transportohen në spital një grua dhe foshnja

19:45 - 13/11/26
Alarmi i KLSH për Bashkinë Durrës, shkelje në 14 tendera me vlerë 1.85 miliardë lekë

Alarmi i KLSH për Bashkinë Durrës, shkelje në 14 tendera me vlerë 1.85 miliardë lekë

19:31 - 13/11/26
Protesta/ Zyrtarja e DASH takon Marjana Koçekun dhe dy përfaqësues të opozitës

Protesta/ Zyrtarja e DASH takon Marjana Koçekun dhe dy përfaqësues të opozitës

19:02 - 13/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com