GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Statuti i PD/ Apeli ndryshon relatorin, kush merr në dorë “dosjen e nxehtë”

11:44 - 08/06/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha me biznesin e vogël: Drejtori i tatimeve ndërtonte piramida me paratë tuaja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Apelit të Tiranës ka vendosur të ndryshojë relatorin për çështjen e statutit të Partisë Demokratike, ku pas shortit është vendosur që të jetë gjyqtarja Irida Kacerja.

Njoftimi:

Duke marrë parasysh interesimin e shtuar të mediave, shtypit të shkruar dhe atij on line, si edhe në
përgjithësi opinionit publik, jeni informuar se :

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë u shqyrtua kërkesa me Nr. 214 Akti, datë 13.12.2021, me
kërkuese: Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Sekretari i Përgjithshëm z. Gazment
Bardhi; me objekt: Pasqyrimin e ndryshimeve të Statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe
të organeve të reja të zgjedhura në Kuvendin Kombëtar të datës 17.7.2021, e gjykuar nga gjyqtare
znj. Blerina Muça, për të cilën kjo gjykatë ka dhënë vendimin nr. 2, datë 18.03.2022 dhe ka
vendosur:

“1. Pranimin e kerkeses se pales kerkuese Partia Domokratike e Shqiperise. 2.
Depozitimin e satutit dhe vendimeve te dala nga Kuvendi Kombetar i Partise Demokartike te
Shqiperise e dates 17.07.2021. 3. Kunder ketij vendimi mund te behet ankim sipas ligjit.”

Kundër këtij vendimi ka paraqitur ankim vetë pala kërkuese Partia Demokratike e Shqipërisë.
Në datën 12.04.2022, është dërguar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pranë Gjykatës së
Apelit Tiranë ankimi i mësipërm dhe në bazë të shortit elektronik relator i cështjes, është caktuar
gjyqtar Genti Shala.

Në vijim të komunikimit me median dhe publikun ju informojmë se :

Në bazë të vendimit nr.7, datë 01.06.2022, të Këshillit të Gjykatës së Apelit Tiranë “Për rindarjen
me short të cështjeve gjyqësore”, në kushtet e caktimit rishtazi (ngritjen në detyrë) në këtë Gjykatë
të katër gjyqtarëve,znj. Elona Mihali, znj. Irida Kacerja, znj. Marsela Dervishi dhe znj. Ornela
Naqellari është vendosur rindarja me short midis gjyqtarëve të cështjeve civile, të cilat nuk janë
shpallur për gjykim nga gjyqtarët Alma Ahmeti, Edlira Petri, Elbana Lluri, Emona Muci, Genti
Shala, Ilir Toska dhe Valdete Hoxha, të ngarkuar më herët si relatorë, deri në ngarkesën mesatare
të ponderuar të cështjeve civile. Në total janë 12.863 cështje civile të regjistruara nga viti 2016-
22.04.2022, të cilat i’u nënshtruan procedurës së rishortimit.

Në bazë të shortit elektronik dosja e mësipërme gjyqësore i ka rënë për gjykim gjyqtares relatore
Irida Kacerja. Më herët Gjykata e Apelit Tiranë njoftoi vendimet e Këshillit nr. 7 dhe nr. 8.

 

Etiketa: berishaKryesore1PD

Lajme të lidhura

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë
Breaking Views

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…
Breaking Views

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Para
Çuçi shpenzon 6 mln lekë për blerje bulmeti, fiton kompania e dënuar për vjedhje me tendera

Çuçi shpenzon 6 mln lekë për blerje bulmeti, fiton kompania e dënuar për vjedhje me tendera

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26

Partia Demokratike ka mbajtur protestën e katërt kombëtare përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit. Për këtë protestë, ka reaguar edhe Kryeministri Edi...

Lexo më shumë
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

21:59 - 20/02/26
Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

21:51 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com