GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shtyhet seanca për “Sterilizimin”, Beqaj merr falas aktet e dosjes

në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Beqaj nga SPAK: Mora hard drive e laptopit që më ishte sekuestruar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këtë të Enjte, Gjykata e Posaçme nuk doli me një vendim për kalimin për gjykim themeli, të dosjes së “Sterilizimit”.

Gjatë seancës së sotme, gjyqtarja Flojera Davidhi pranoi kërkesën e të akuzuarve dhe urdhëroi Prokurorinë që t’i dërgojë ish-ministrit Ilir Beqaj dhe personave të tjerë nën hetim të dosjes së “Sterilizimit”, aktet hetimore mënyrë elektronike.

“Gjykata rrëzoi pengesën artificiale që me qëllim akuza na ka bërë gjithë këto muaj. Urdhëroi akuzën që të na vërë në dispozicion të 602 volumet në versionin elektronik, pa pagesë”, tha Beqaj për mediat pas vendimit.

Ndërkohë, seanca e radhës u caktua më 13 maj, ora 09:00.

Në total, nëntë persona janë marrë të pandehur për procedimin penal. Zyrtari më i lartë nën akuzë është Ilir Beqaj, ish-ministri i Shëndetësisë, në kohën kur u dha koncesioni i sterilizimit, një prej më të kushtueshme të sektorit. Personat e tjerë janë ish-zëvendësi i Beqajt, Klodian Rjepaj, pronari i firmës përfituese të koncesionit nga Ministria e Shëndetësisë, Ilir Rrapaj dhe anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertës.

Nga SPAK, për ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, është ngritur akuza e shpërdorimit të detyrës.

“Për veprimet ose mosveprimet që kanë të bëjnë me miratimin dhe nënshkrimin e kësaj kontrate koncensionare, duke i miratuar ato në kundërshtim me rregullat dhe aktet ligjore e nënligjore të zbatueshme për koncesionet, sipas akuzës, rezulton e provuar plotësisht, se ish Ministri i Shëndetësisë, i pandehuri Ilir Beqaj, ka konsumuar elementët e veprës penale të ‘Shpërdorimit të detyrës’, e kryer në bashkëpunim, me Klodjan Rjepajn”, tha Prokuroria e Posaçme, në njoftimin për mbylljen e hetimeve dhe depozitimin në GJKKO të dosjes hetimore bashkë me kërkesën për kalimin e çështjes në gjykim themeli.

Megjithatë, gjatë gjykimit paraprak, Gjykata e Posaçme ka mbajtur një qëndrim kritik ndaj akuzave të prokurorisë, duke konstatuar një lloj amnistie të prokurorëve Edvin Kondili dhe Ened Nakuçi ndaj ish-ministrit Ilir Beqaj, i cili është nën hetim edhe për të tjera çështje të dyshuara korruptive.

A do të kthehet dosja për rihetim?

Hetimet për “Sterilizimin” kanë marrë kritika veçanërisht për rolin që i atribuon Prokuroria ish-ministrit Ilir Beqajt. Opozita ka akuzuar se Beqaj është koka e aferës dhe jo një ministër që veç ka hedhur firmën në allishverishet e përgatitur nga vartësi i tij, siç pasqyrohet në fashikujt e prokurorëve specialë Edvin Kondili dhe Ened Nakuçi.

Një qëndrim jo shumë larg nga ky që vjen nga sfera politika, ka dhënë dhe gjyqtari paraprak i çështjes Erion Bani. Ky i fundit ka sugjeruar se ndaj Beqajt duhet të shtohej edhe akuza penale për veprën penale “falsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve” nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre, parashikuar nga neni 190, paragrafi i tretë, i Kodit Penal, që parashikon dënimin me burgim nga tre deri në 7 vjet. Po ashtu, ka vlerësuar se ndaj ish-ministrit duhet të caktohej masa e sigurimit të arrestit në burg dhe jo ajo detyrim paraqitjes, që kanë kërkuar prokurorët Kondili e Nakuçi.

Sipas gjyqtarit Bani, krijohet bindja se është pikërisht Beqaj që ka cilësinë e organizatorit të veprimtarisë së dyshuar kriminale.

Sipas gjykatës, ekziston dyshimi i arsyeshëm se me dashje ish-ministri Ilir Beqaj i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm në vlerën prej rreth 8.6 miliardë lekësh. “Kjo është pasoja duke prezumuar që vlera e kontratës do të ishte aq sa është njoftuar fillimisht në fillim të procedurës, pasi gjatë zhvillimit të procedurës vlera e kontratës ndryshoi nga vlera totale në shumën 9, 657, 000, 000 (pa TVSH) në një vlerë indikative, ku nuk dihet se sa do të jetë kosto e koncesionit në përfundim të afatit 10 vjeçar,” argumenton gjyqtari, ndërsa shton se pasojat nuk janë vetëm ekonomike, por lidhen edhe me cilësinë e shërbimit jetik sikurse është sterilizimi i sallave operatore që lidhet drejtpërdrejtë me shëndetin e pacientëve.

Hetimi ndërkohë dështon të faktojë dyshimin se paratë e përfituara nga fryrja e kostove të koncesionit shkuan në xhepat e Beqajt dhe zëvendësit të tij. Ndaj asnjë prej të pandehurve nuk është ngritur akuza e korrupsionit.

Nisur nga konstatimet e gjyqtarit paraprak mbi dosjen, e pritshme është që gjykata ta kthejë në SPAK për plotësim të hetimeve.

Etiketa: GJKKOIlir BeqajKryesore1SpakSterilizimi

Lajme të lidhura

Të shtëna me armë gjatë kontrollit të një parcele me kanabis në Pukë, një person i armatosur arrin të largohet
Aktualitet

Të shtëna me armë gjatë kontrollit të një parcele me kanabis në Pukë, një person i armatosur arrin të largohet

22:20 - 22/08/26
Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen kërcënueshëm drejt fshatit turistik të Dhërmiut
Aktualitet

Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen kërcënueshëm drejt fshatit turistik të Dhërmiut

22:10 - 22/08/26
Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama ciao, ciao, ciao
Aktualitet

Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama ciao, ciao, ciao

21:49 - 22/08/26
Para
Grabiti para dhe florinjë, arrestohet 35-vjeçari

Grabiti para dhe florinjë, arrestohet 35-vjeçari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bayern fiton trofeun e parë të sezonit, bavarezët dominojnë Dortmundin për Superkupn e Gjermanisë
Sport

Bayern fiton trofeun e parë të sezonit, bavarezët dominojnë Dortmundin për Superkupn e Gjermanisë

23:22 - 22/08/26

Bayern Munich ka triumfuar 2-1 ndaj Borussia Dortmundit në “Signal Iduna Park”, duke ngritur trofeun e Superkupës së Gjermanisë. Bavarezët...

Lexo më shumë
Rrëmbehen 3 zyrtarë të Policisë së Kosovës nga forcat serbe

E rëndë në Kosovë/ I mituri po luante me kallashnikov, qëllon aksidentalisht vëllain 10-vjeçar

22:50 - 22/08/26
Të shtëna me armë gjatë kontrollit të një parcele me kanabis në Pukë, një person i armatosur arrin të largohet

Të shtëna me armë gjatë kontrollit të një parcele me kanabis në Pukë, një person i armatosur arrin të largohet

22:20 - 22/08/26
Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen kërcënueshëm drejt fshatit turistik të Dhërmiut

Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen kërcënueshëm drejt fshatit turistik të Dhërmiut

22:10 - 22/08/26
Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama ciao, ciao, ciao

Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama ciao, ciao, ciao

21:49 - 22/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com