GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Sterilizimi, SPAK nuk i përcjell ILDKPI-së vendimin e GJKKO

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Nis zëvendësimi i deputetëve, Ilir Beqaj refuzon mandatin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurive, ende nuk është njohur zyrtarisht me vendimin e gjykatës së Posaçme të datës 23 qershor 2023, që urdhëron marrjen e masave ligjore për konstatimin e pavlefshmërisë së kontratës koncesionare të firmosur në 12 dhjetor 2015, mes ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqja dhe administratorit të “Sani Service”, Admir Daca.

Në një përgjigje zyrtare dërguar “Ora News”, ILDKPI pranon se nuk është njohur me asnjë vendim gjykate të marrë në 23 qershor 2023, duke ngritur dyshime për mos ekzekutim të plotë të vendimit nga ana e dy prokurorëve të SPAK, Ervin Kondili dhe Ened Nakuçi.

Përmes këtij dokumenti, të firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm, Arbër Basholli, ILDKPKI sqaron se:

“…ju bëjmë me dije se pranë ILDKPKI-së nuk është paraqitur në rrugë zyrtare njoftimi mbi vendimin Nr.49 datë 23 qershor 2023 i gjykatës së Posaçme, me qëllim njohjen dhe trajtimin në përputhje me kompetencat brenda kuadrit ligjor në fuqi…”.

Megjithatë, Inspektoriati i Lartë shprehet se institucioni ka qenë dhe mbetet i angazhuar për të vijuar bashkëpunimin me Strukturën e Posaçme në vendosjen në dispozicion të dokumentacionit të administruar pranë këtij institucioni.

Dy muaj e gjysmë nga marrja e vendimit nga gjykata e posaçme, për arrestimin e biznesmenit të koncesionit të sterilizimit Ilir Rrapaj dhe ish-zv/ministrit të Shëndetësisë, Klodian Rjepaj, ende prokuroria nuk ka zbatuar plotësisht vendimin e gjyqtarit, Erion Bani.

Burime pranë prokurorisë SPAK, thanë për “Ora News” se s’mund t’ia dërgojnë vendimin e gjykatës ILDKPI-së, pasi dosja ende është në fazën e hetimeve paraprake, duke mos pasur deri më sot një konkluzion përfundimtar mbi përgjegjësinë penale të ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja.

Në pikën 20 të vendimit për caktimin e masave të sigurisë ndaj Ilir Rrapaj, Klodian Rjepaj dhe 6 zyrtarëve të tjerë të Ministrisë së Shëndetësisë, gjyqtari i posaçëm shprehet se:

”…një kopje e këtij vendimi ti dërgohet institucionit të ILDKPKI-së, me qëllim marrjen e masave për ndjekjen e rrugës ligjore për konstatimin e pavlefshmërisë së Kontratës Koncesionare të datës 20 dhjetor 2015 të lidhur midis Ministrit Ilir Beqaj dhe shoqërisë “SaniService” përfaqësuar nga administratori, Admir Daca…”. /OraNews/

Etiketa: BeqajILDKPISpaksterilizim

Lajme të lidhura

Bardhi nuk i ndahet! Depoziton informacione shtesë në SPAK për Ballukun: Vjedhja hapur e 5 mln € nuk mund të zvarritet
Aktualitet

Bardhi: SPAK duhet të rikthejë kërkesën në Kuvend për imunitetin e Ballukut

14:23 - 11/09/26
Shpopullimi nuk ndalet, afro 30% e shqiptarëve kanë plane për të ikur nga vendi
Aktualitet

68 mijë shqiptarë ikën në një vit! Vendi po boshatiset: 875 mijë leje qëndrimi, popullsia në rënie të lirë

14:01 - 11/09/26
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës investon 2 milionë euro në 46 mjete të reja për operimet në pistë
Aktualitet

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës investon 2 milionë euro në 46 mjete të reja për operimet në pistë

13:35 - 11/09/26
Para
Inflacioni i publikuar nga Eurostat, më i lartë se matjet kombëtare

Inflacioni ulet, ushqimet mbeten të shtrenjta. Rriten edhe restorantet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Skënderbeu rikthehet në Korçë, Tiranën e pret një transfertë e vështirë
Sport

Skënderbeu rikthehet në Korçë, Tiranën e pret një transfertë e vështirë

14:45 - 11/09/26

Java e katërt e Superiores nis sot me një përballje interesante mes Skënderbeut dhe Tiranës. Takimi do të luhet në...

Lexo më shumë
Bardhi nuk i ndahet! Depoziton informacione shtesë në SPAK për Ballukun: Vjedhja hapur e 5 mln € nuk mund të zvarritet

Bardhi: SPAK duhet të rikthejë kërkesën në Kuvend për imunitetin e Ballukut

14:23 - 11/09/26
Finlandë–Shqipëri, dalin në shitje biletat për tifozët kuqezi në Helsinki

Finlandë–Shqipëri, dalin në shitje biletat për tifozët kuqezi në Helsinki

14:21 - 11/09/26
Shpopullimi nuk ndalet, afro 30% e shqiptarëve kanë plane për të ikur nga vendi

68 mijë shqiptarë ikën në një vit! Vendi po boshatiset: 875 mijë leje qëndrimi, popullsia në rënie të lirë

14:01 - 11/09/26
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës investon 2 milionë euro në 46 mjete të reja për operimet në pistë

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës investon 2 milionë euro në 46 mjete të reja për operimet në pistë

13:35 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com