GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Stërvitja në kalçeto, Brdariç: Nuk është koha për ankesa

13:42 - 07/12/21
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Bërdariç: Jemi skuadër solide, ja çfarë do ndodhë me Latifin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Trajneri i Vllaznisë Thomas Brdariç ka thënë së fundmi se ndeshja me Partizanin është një sfidë më vete për shkak të ecurisë pozitive të kryeqytetasve së fundmi.

Ky takim do të zhvillohet të mërkurën në orën 16:45 në ‘Loro Boriçi’, ndërsa të dyja këto skuadra do të luftojnë me gjithçka kanë për tre pikët.

Në konferencën për mediat tekniku i shkodranëve foli edhe për kushtet e stërvitjes së skuadrës, ku theksoi se nuk është koha për ankesa.

“Nuk kemi kohë për t’u ankuar, e dimë tashmë se si janë kushtet. Kemi punuar nga ana mentale me lojtarët për sa i përket kësaj çështjeje dhe jemi përqendruar vetëm te fitorja për nesër, ky është qëllimi ynë i vetëm për momentin. Pikë së pari ne duhet të kuptojmë se po ndërtojmë Vllazninë e re dhe kjo gjë kërkon pak kohë. Çdokush e di që ne nuk kemi kushtet më të mira, tani nuk do të ankohemi për këtë gjë, por duhet të fokusohemi te gjerat kyçe.”-tha ai.

Konferenca e plotë e Thomas Brdariç para ndeshjes me Partizanin:

Nesër është një sfidë e madhe për ne, do jemi në fushën tonë, qytetin tonë dhe me tifozët tanë dhe shpresojmë të bëjmë një paraqitje sa më të mirë të mundshme.

Stërvitja në kalçeto- Nuk kemi kohë për t’u ankuar, e dimë tashmë se si janë kushtet. Kemi punuar nga ana mentale me lojtarët për sa i përket kësaj çështjeje dhe jemi përqendruar vetëm te fitorja për nesër, ky është qëllimi ynë i vetëm për momentin. Pikë së pari ne duhet të kuptojmë se po ndërtojmë Vllazninë e re dhe kjo gjë kërkon pak kohë. Çdokush e di që ne nuk kemi kushtet më të mira, tani nuk do të ankohemi për këtë gjë, por duhet të fokusohemi te gjerat kyçe.

Mungesa e Aralicës- Kur mungon dikush si Aralica do të kërkojmë një mundësi tjetër. Ne do të kemi dy tre lojtarë që janë të gatshëm dhe kanë dëshirë për të luajtur dhe do të zgjedhim 11-shen që mendojmë se është e duhura për të luajtur.

Partizani- Kemi një trend të mirë rezultate, megjithatë nesër është një sfidë tjetër me Partizanin ehe ata kanë pasur rezultateve pozitive në ndeshjet e fundit. Megjithatë do të futemi në fushë për tëmarrë tre pikët dhe për të marrë fitoren.

Stërvitja- Sot fatmirësisht kemi bërë stërvitje në stadium dhe u morëm më shumë me mënyrën si do të luajmë nesër, megjithatë shpresojmë që çdo lojtar do përpiqet të jetë i gatshëm të luajë.

Tifozët-Sigurisht që pjesëmarrja e mbështetësve varet nga kushtet atmosferike në qytet, shpresoj që të jetë kohë e mirë. Unë e kam thënë gjithmonë që i jam falënderues çdo tifozi që vjen në stadium, qoftë një tifoz të vijë apo shumë më shumë unë prap do i falënderoj dhe do u jem shumë mirënjohës. Megjithatë nëse stadiumi do jetë i tejmbushur do jetë një shtysë shumë më shumë  edhe për ne.

Merkato- Nuk mendoj se është koha e duhur për të folur për merkaton e janarit, mendoj se duhet të përqendrohemi te ndeshja e nesërme. E di që është diçka e veçantë për ju për të folur rreth merkatos megjithatë në kohën e duhur do kemi edhe informacionet e duhura, derisa të vij merkato./K.T/Gijotina.com

Etiketa: ankesabrdarickalceto

Lajme të lidhura

Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish
Breaking Views

Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish

20:05 - 21/12/25
Kapiten tek Atalanta, mbrojtësi i Kombëtares U-21 tërheq vëmendjen e tre klubeve në Europë
Breaking Views

Kapiten tek Atalanta, mbrojtësi i Kombëtares U-21 tërheq vëmendjen e tre klubeve në Europë

18:01 - 21/12/25
Superkupa e Italisë, trajneri Italiano: Duam ta bëjmë të gjithë Bolonjën krenare
Breaking Views

Superkupa e Italisë, trajneri Italiano: Duam ta bëjmë të gjithë Bolonjën krenare

17:11 - 21/12/25
Para
Plagosi 52-vjeçarin, kapet autori në Pukë

Plagosi 52-vjeçarin, kapet autori në Pukë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish
Breaking Views

Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish

20:05 - 21/12/25

Pas barazimit me Mainzin, Bayerni i Mynihut rikthehet te fitorja në kampionatin gjerman të futbollit. Skuadra kampione e Gjermanisë mposhti...

Lexo më shumë
Lushnje/ Pas parakalaimit të gabuar, fuoristrada përfundon mes barrierave ndarëse

Lushnje/ Pas parakalaimit të gabuar, fuoristrada përfundon mes barrierave ndarëse

19:49 - 21/12/25
Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital

Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital

19:36 - 21/12/25
Berisha: Rama zhduku shishet me verë me vlerë miliona euro nga vinoteka e Ergys Agasit

Berisha: Rama zhduku shishet me verë me vlerë miliona euro nga vinoteka e Ergys Agasit

19:09 - 21/12/25
Kapiten tek Atalanta, mbrojtësi i Kombëtares U-21 tërheq vëmendjen e tre klubeve në Europë

Kapiten tek Atalanta, mbrojtësi i Kombëtares U-21 tërheq vëmendjen e tre klubeve në Europë

18:01 - 21/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com