GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

Stina e qershive, ja pse duhen konsumuar para darke

17:33 - 16/05/23
në Lifestyle, Shëndet & Fitness
Kohë leximi: 2 min
A A
Stina e qershive, ja pse duhen konsumuar para darke
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nuk ka njeri që të mos jetë i marrosur pas qershive. Është e pamundur të mos hutohesh nga larmia e nuancave të së kuqes në treg.

 

Vlerat dhe vetitë e qershive

Qershitë përmbajnë vitaminë A, vitaminë C dhe kalium. Vlerat shëndetësore që merr nga konsumimi i ushqimeve të pasura me vitaminë A dhe vitaminë C përfshijnë: një sistem imunitar të përmirësuar, veti superiore të shërimit të plagëve dhe shikueshmëri më të qartë veçanërisht në kushte kur drita është e kufizuar.

Konsumimi i ushqimeve të pasura me kalium ndihmon në uljen e tensionit të gjakut dhe zvogëlimin e rrezikut të formimit të gurëve në veshka. Qershitë janë një burim i pasur i antioksidantëve të fuqishëm që kryesisht gjenden në frutat dhe perimet që kanë ngjyrë të kuqe, vjollcë apo të errët. Një ushqim i pasur me antioksidantë ul rreziqet e sëmundjeve kardiovaskulare. Konsumimi i qershive ka gjetur jehonë për shkak edhe të çlirimit të dhimbjeve nga sëmundje si artriti. Kohët e fundit, është zbuluar që qershitë luftojnë pagjumësinë dhe dhimbjet muskulore. Kjo falë natyrës anti-inflamacion të vitaminës C dhe antioksidantëve.

 

Ndihmojnë me gjumin

Sipas studimeve, vlerat anti-inflamatore të qershive ju ndihmojnë të flini më mirë. Në ditët e ngrohta qershitë janë një zgjidhje jashtëzakonisht e shijshme dhe freskuese. Zëvendësoni ushqimin e darkës me këto fruta që bëjnë një ndryshim thelbësor në shëndetin tuaj.

 

 

Shuajnë dhimbjet fizike

Qershitë janë natyralisht të pasura me kalium që përçon impulset elektrike në të gjithë trupin. Ky mineral ndihmon në ruajtjen e tensionit të gjakut, me hidratimin, rimëkëmbjen e muskujve, impulse nervore, tretjen, rrahet e zemrës dhe ekuilibrin e pehashit. Në një gotë me qershi gjeni 330 miligramë kalium që përbën 10% të dozës së rekomanduar ditore të kaliumit.

 

Luftojnë inflamacionin

Studimet kanë treguar që antioksidantët te qershitë mund të pakësojnë dhimbjet dhe zvogëlojnë inflamacionin e shkaktuar nga osteoartriti.

 

Forcojnë imunitetin

Si të gjitha frutat dhe perimet, qershitë janë të pasura me doza të mëdha antioksidantësh dhe përbërësish që luftojnë virozat. Flavonoidët, antioksidantë që gjenden tek qershitë, luftojnë infeksionet në shumë nivele. Studimet kanë treguar që këto elemente kanë një ndikim domethënës në funksionet e sistemit tonë imunitar.

Etiketa: Lifestyleqershiastina e qershive

Lajme të lidhura

U pushua nga puna sepse shkonte shumë herët në punë, rasti që ka ndezur debat në Spanjë
Aktualitet

U pushua nga puna sepse shkonte shumë herët në punë, rasti që ka ndezur debat në Spanjë

17:45 - 11/12/25
Pse kur fillon plakja, zgjohemi më herët? Çfarë thonë shkencëtarët
Aktualitet

Pse kur fillon plakja, zgjohemi më herët? Çfarë thonë shkencëtarët

17:59 - 02/12/25
Studimi: Kush flet më shumë gjuhë, plaket më ngadalë!
Aktualitet

Studimi: Kush flet më shumë gjuhë, plaket më ngadalë!

22:31 - 28/11/25
Para
Shqiptarja zgjidhet kryebashkiake e qytetit italian

Shqiptarja zgjidhet kryebashkiake e qytetit italian

Discussion about this post

TË FUNDIT

31-vjeçari “nën efektin e alkoolit” sulmon Urgjencën e Spitalit të Vlorës
Aktualitet

Tragjike në Vlorë! U godit me top gjatë lojës në kalçeto, ndërron jetë 42-vjeçari

10:02 - 26/12/25

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Novoselë në Vlorë, ku një 42-vjeçar ka ndërruar jetë gjatë një loje futbolli....

Lexo më shumë
Korça zbardhet nga dëbora, termometri zbret në -5 gradë Celsius

Korça zbardhet nga dëbora, termometri zbret në -5 gradë Celsius

09:47 - 26/12/25
Fermerët grekë përshkallëzojnë protestat, tensione dhe përplasje me policinë (Video)

Nuk ndalen protestat e fermerëve grekë, bllokohet përsëri aksi Kakavijë-Janinë

09:33 - 26/12/25
Durrësin e mbyt m*ti për Krishtlindje! Bashkia e Sakos bën sehir (Video)

Durrësin e mbyt m*ti për Krishtlindje! Bashkia e Sakos bën sehir (Video)

09:01 - 26/12/25
‘Shteti online’ i bllokuar prej disa ditësh! Çfarë po ndodh me e-Albania?

‘Shteti online’ i bllokuar prej disa ditësh! Çfarë po ndodh me e-Albania?

08:27 - 26/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com