GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Stoku i dosjeve, KLP ngre shqetësimin: Duhet të rritet numri i prokurorëve në Shqipëri

18:20 - 20/10/25
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Stoku i dosjeve, KLP ngre shqetësimin: Duhet të rritet numri i prokurorëve në Shqipëri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), Vatë Staka, ka tërhequr vëmendjen për problematikën e dosjeve të stokuara dhe mungesat në sistemin e prokurorisë, gjatë raportimit vjetor të KLP në Kuvend.

Sipas Stakës, një nga arsyet kryesore për vonesat në shqyrtimin e çështjeve është numri i pamjaftueshëm i prokurorëve që ushtrojnë detyrën. Ai sqaroi se shumë prokurorë janë të angazhuar në pozicione të tjera ose pranë institucioneve të ndryshme, dhe kjo redukton numrin e atyre që mund të ndjekn çështjet penale.

“Lidhur me numrin e prokurorëve. Pavarësisht se është Prokurori i Përgjithshëm që i drejtohet Kuvendit, KLP ka një bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Përgjithshme, është kompetencë e Kuvendit. Në reformën e re, 22 prokurorë, nuk e ushtrojnë ndjekjen detyrën për ndjekjen penale se janë në pozicione të tjera. 60 janë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Tre jemi këtu, dhe tre janë në zyrë, dhe 5 prokurorë janë këshilltarë në KLP, bëjnë 11. Ka disa prokurorë pranë ILD, prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Drejtësisë. Këta janë llogaritur si prokuror, por në fakt nuk e ushtrojnë detyrën në organet e drejtësisë. Një nga kërkesat tona është që duhet të rritet numri i prokurorëve nga Kuvendi i Shqipërisë dhe ne nuk kemi gjë në dorë”, tha Staka.

“Një nga kërkesat tona është që Kuvendi i Shqipërisë të rrisë numrin e prokurorëve. Aktualisht kemi mungesa që ndikojnë drejtpërdrejt në kohën e shqyrtimit të çështjeve,” tha Staka.

Ndërkohë, kryetarja e KLP-së, Mirela Bogdani, tha se kanë kërkuar në mënyrë informale nga Bashkimi Evropian një studim mbi nevojat reale për numrin e prokurorëve në Shqipëri, bazuar në popullsinë dhe ngarkesën e punës. “Po presim për një ekspertizë që do të na ndihmojë ta adresojmë këtë çështje njëherë e mirë,” tha Bogdani.

Lajme të lidhura

Porto Romano/ “S’ka studim fizibiliteti”, ish-zv.komandanti i Forcës detare: Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje
Breaking Views

Porto Romano/ “S’ka studim fizibiliteti”, ish-zv.komandanti i Forcës detare: Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje

23:30 - 16/03/26
Evi Kokalari shpall kandidaturën për kreun e PD, sfidon Berishën: Raportim në DASH për çdo manipulim votash
Breaking Views

Evi Kokalari shpall kandidaturën për kreun e PD, sfidon Berishën: Raportim në DASH për çdo manipulim votash

23:00 - 16/03/26
“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin
Breaking Views

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin

22:52 - 16/03/26
Para
Operacion i papritur në parking: Çfarë fshihte 25-vjeçari shqiptar?

Operacion i papritur në parking: Çfarë fshihte 25-vjeçari shqiptar?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Porto Romano/ “S’ka studim fizibiliteti”, ish-zv.komandanti i Forcës detare: Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje
Breaking Views

Porto Romano/ “S’ka studim fizibiliteti”, ish-zv.komandanti i Forcës detare: Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje

23:30 - 16/03/26

Ish-zv.komandanti i Forcës detare, Artur Meçollari foli për çështjen e Porto Romanos, duke thënë se nuk ka studim fizibiliteti. Gjatë...

Lexo më shumë
Evi Kokalari shpall kandidaturën për kreun e PD, sfidon Berishën: Raportim në DASH për çdo manipulim votash

Evi Kokalari shpall kandidaturën për kreun e PD, sfidon Berishën: Raportim në DASH për çdo manipulim votash

23:00 - 16/03/26
“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin

22:52 - 16/03/26
Alimehmeti për zgjedhjet në PD: Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar

Alimehmeti për zgjedhjet në PD: Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar

22:05 - 16/03/26
Përplasje e dhunshme në Tiranë, pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia

Përplasje e dhunshme në Tiranë, pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia

21:40 - 16/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com