GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Stoku i dosjeve në Gjykata, Haxhia: Avokatët të marrin statusin e gjykatësit të përkohshëm

23:07 - 20/06/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Harta e re gjyqësore, shpërthen Maks Haxhia: Shqipëria s’është Tirana!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia ka sjellë një zgjidhje për stokun e dosjeve të pashqyrtuara që sa vjen e po rritet në Gjykata. Në një intervistë për mediat, ai ka propozuar që për të eliminuar stokun, të “përdoren” si gjykatës, avokatët. Ai ka deklaruar se këto avokatë të marrin statusin e “gjyqtarit të përkohshëm” dhe të merren me çështje të lehta e që janë në vëzhgim nga shtetit. Në rast se rezultojnë që të jenë të aftë në këtë punë, atëherë ai mund të marrë statusin e gjyqtarit të përhershëm! Për këtë, thotë se nuk është e nevojshme të ketë dalë nga shkolla e magjistraturës apo të ketë kaluar Vettingun, pasi është i mendimit se vendi ndodhet në një “situatë të jashtëzakonshme, për pasojë edhe duhen përdorë mjetet të jashtëzakonshme”.

“Situata me stokun e dosjeve, por si do jepet drejtësia për qytetarët por edhe fati i avokatëve se janë 600 avokatë në rrethe, 1800 janë në Tiranë. Heqja e shumë institucioneve nga rrethet, jeta nuk bëhet vetëm në Tiranë. Ne kemi thënë, ne trupa e avokatëve që mund të jenë për shkallë të parë e të dytë, t’i afrojnë sa të evadohen dosjen, që është modeli i Anglisë. Deri 40-vjeç punon avokat, në kufirin afro 40 vjeç shteti të ngarkon të bëhet prokuror dhe gjyqtar, dhe kush është më i miri i mbajnë, Se janë pirgu i çështjeve, por edhe cilësia, dhe ne kemi ofruar zgjidhje që ta heqim këtë pirg, s’ka nevojë për vetting, se i jep çështje të thjeshta, që e mban në vëzhgim. Apeli Administrativ ka 5 apo 6 gjyqtar, dhe ai që ka më pak, ka 3700 dosje. Shkolla e magjistraturës? Në situatë të jashtëzakonshme përdoren mjetet të jashtëzakonshme! Avokatët nëse do jepet statusi i gjykatësit të jetë i përkohshëm, prsh vetëm me evadimin e çështjeve, nëse shkëlqejnë merr këtë të duash, nëse jo janë shumë të nderuar të vijnë prap avokat. Nuk i duan gjyqtar? T’i marrin e t’i bëjnë këshilltar dhe më pas gjyqtari të bëjë seleksionimin dhe të shprehet me vendim” – tha Haxhia.

Përballë gazetarit Ilir Babaramo, Haxhia është shprehur skeptik për vendimin e qeverisë, duke shprehur i bindur se do e kalojnë në Kuvend hartën e re gjyqësore të propozuar nga KLGJ. Këtë e thotë me bindje, pasi sipas tij, mazhoranca i druhet akuzave që mund t’u vijnë, në rast se nuk e kalojnë, si “pengues të Reformës në Drejtësi”.

“Nuk kemi shpresë te qeveria, se ajo e di që është masë ekstreme, dhe që ka një faturë shumë të madhe që do rëndojë në xhepat tanë, qeveria nëse do e miratojë këtë hartë do të tregojë dhe për t’iu shmangur akuzave që po pengojnë reformën në drejtësi dhe është e deklaruar se ca të kërkojë KLGJ, do e miratojnë, nuk do i hyjë fare eficensës apo argumenteve, por do t’i shmanget dhe të mos jetë më akuzave që qeveria nuk përkrah reformën. Qeveria duhet të ulet me ne”, tha Haxhia.

Ai tha se bojkoti i avokatëve javën e parë ka qenë i shkëlqyer, mirëpo thekson se nuk ka vend që të arrihet deri në grevë, pasi thekson se propozimet e tyre janë të pranueshme.

“Ka vend të mos bëhet greva, zgjedhjet janë të pranueshme dhe problematikat që ne kemi zgjidhur qëndron. Bojkoti ka qenë model javën e kaluar, me mbarimin e afatit, ne deklaruam të mbyllur bojkotin, por dhomat vendore që kanë pavarësinë e tyre, nisur nga interesat e tyre,  vendosën një bojkot të 2-të”, përfundoi kreu i dhomës së avokatisë.

Harta e re gjyqësore prej ditësh ka sjellë diskutime dhe reagime mes avokatëve. Dhoma e Avokatisë vendosi bojkot të të gjithë seancave të gjyqësorit për 4 ditë (14-17 qershor), ndërsa kundër kanë dalë avokatët penalistë që shkojnë në seanca sepse mendojnë që çështja duhet të shkojë në Gjykatën e Kushtetuese për të kundërshtuar KLGJ.  Report Tv ka siguruar relacionin e Këshillit të Lartë Gjyqësor i cili shpjegon se për të arritur në draftin me 13 gjykata të shkallës së parë nga 22 dhe në një apel nga 6 që kishte më parë ata kanë marrë modelet, Daneze, Portugeze, Suedeze, Holandeze dhe modelin e Moldavisë, por për Haxhinë, kjo është të gënjesh veten, pasi nuk mund të merren këto shembuj dhe të impementohen në Shqipëri.

 

Etiketa: avokatetdosjetGjykatagjykatesitMaks Haxhiastatusistoku

Lajme të lidhura

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur
Aktualitet

GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

17:58 - 05/12/25
Para
Kavajë, të asfiksuar një ditë më parë, gjenden të pajetë 50-vjeçarja dhe 60-vjeçari në Kavajë

Gjenden të pajetë dy të moshuar në Tiranë, ja dyshimet e policisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar
Breaking Views

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25

Një telefonatë e mbërritur në zyrat e Inspektoratit të Shëndetit për konsumim të duhanit brenda ambienteve të Kuvendit ka bërë...

Lexo më shumë
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

17:58 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com