GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Stoltenberg: Dhuna po kthen prapa Kosovën, “aktorë të huaj” në rajon po punojnë për minimin e paqes

në Aktualitet, Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Stoltenberg: Dhuna po kthen prapa Kosovën, “aktorë të huaj” në rajon po punojnë për minimin e paqes
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se dhuna po e kthen prapa Kosovën dhe gjithë rajonin, dhe ka kërkuar de-eskalim të situatës në veri të vendit.

“Dhuna po e kthen prapa Kosovën dhe gjithë rajonin, duke vënë në pikëpyetje aspiratat euroatlantike.

Si Prishtina ashtu edhe Beogradi duhet të ndërmarrin hapa konkretë për të de-përshkallëzuar situatën, të përmbahen nga sjelljet e mëtejshme të papërgjegjshme dhe të angazhohen në dialog me mbështetjen e BE-së, e cila është e vetmja rrugë për paqe të qëndrueshme”, tha ai për gazetën malazeze “Pobjeda”.

Ai tha se NATO dënon fuqishëm sulmet e fundit të paprovokuara ndaj trupave të KFOR-it në veri të Kosovës, në të cilat u plagosën pothuajse 40 paqeruajtës.

“Sulme të tilla janë të papranueshme dhe duhet të ndalen”, tha ai.

Stoltenberg ka përmendur edhe “aktorë të huaj” në rajon që punojnë për minim të paqes.

“Rajoni ka bërë një rrugë të gjatë që nga konfliktet e viteve 1990, por ne kemi parë tensione të përsëritura, duke përfshirë ato në Kosovë si dhe në Bosnje dhe Hercegovinë, me retorikë më agresive, reforma të ngecura dhe aktorë të huaj që punojnë për të minuar progresin.

NATO ka një histori të gjatë në promovimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Koncepti ynë i ri strategjik, i miratuar në Samitin e Madridit vitin e kaluar, ripohon rëndësinë strategjike të rajonit për Aleancën.

Ne pajtohemi për rëndësinë e pranisë sonë në rajon, duke përfshirë misionin tonë paqeruajtës të KFOR-it në Kosovë dhe zyrat tona në Sarajevë dhe Beograd”.

Sekretari i NATO-s foli edhe për rritjen e prezencës në Kosovë pas shpërthimit të tensioneve në veri.

“Po dërgojmë në Kosovë edhe rreth 500 ushtarë të tjerë nga rezerva operative për Ballkanin Perëndimor dhe kemi vënë në gatishmëri një batalion shtesë rezervë, që edhe ata të dislokohen sipas nevojës.

Këta janë hapa të kujdesshëm për të siguruar që KFOR-i ka forcat dhe aftësitë që i nevojiten për të përmbushur mandatin e tij”.

Ai tha se misioni i KFOR-it do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të qetë, si dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë.

Etiketa: KosovaNATOStoltenberg

Lajme të lidhura

Berisha: Rama në mëngjes i fton për dialog dhe më pas i kërcënon, ndërtoi sarajet me paratë e tyre
Aktualitet

Berisha: Rama në mëngjes i fton për dialog dhe më pas i kërcënon, ndërtoi sarajet me paratë e tyre

13:45 - 21/10/26
Salianji: Shqipëria nuk është pronë e Edi Ramës, të gjithë kërkojnë dorëheqjen e tij
Aktualitet

Salianji: Shqipëria nuk është pronë e Edi Ramës, të gjithë kërkojnë dorëheqjen e tij

13:38 - 21/10/26
Aurela Gaçe lë rrjetet sociale dhe del në rrugë, këngëtarja i bashkohet studentëve në protestë
Aktualitet

Aurela Gaçe lë rrjetet sociale dhe del në rrugë, këngëtarja i bashkohet studentëve në protestë

13:15 - 21/10/26
Para
Duka shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish-futbollistit pogradecar

Duka shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish-futbollistit pogradecar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nis cikli i ri te klubi i Elbasanit, prezantohet trajneri i ri Glen Daja
Sport

Nis cikli i ri te klubi i Elbasanit, prezantohet trajneri i ri Glen Daja

14:00 - 21/10/26

Glen Daja është zyrtarisht trajneri i ri i Elbasanit. Njoftimi ka ardhur nga vetë klubi përmes një postimi në rrjetet...

Lexo më shumë
Berisha: Rama në mëngjes i fton për dialog dhe më pas i kërcënon, ndërtoi sarajet me paratë e tyre

Berisha: Rama në mëngjes i fton për dialog dhe më pas i kërcënon, ndërtoi sarajet me paratë e tyre

13:45 - 21/10/26
Salianji: Shqipëria nuk është pronë e Edi Ramës, të gjithë kërkojnë dorëheqjen e tij

Salianji: Shqipëria nuk është pronë e Edi Ramës, të gjithë kërkojnë dorëheqjen e tij

13:38 - 21/10/26
Aurela Gaçe lë rrjetet sociale dhe del në rrugë, këngëtarja i bashkohet studentëve në protestë

Aurela Gaçe lë rrjetet sociale dhe del në rrugë, këngëtarja i bashkohet studentëve në protestë

13:15 - 21/10/26
Ish drejtori policisë flet nga protesta: Do ta hidhja kapelen: Nuk mund të luftoj kundër studentëve për një diktator si Rama

Ish drejtori policisë flet nga protesta: Do ta hidhja kapelen: Nuk mund të luftoj kundër studentëve për një diktator si Rama

12:58 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com