GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Stoltenberg nga Kievi: Ukraina e meriton të jetë pjesë e NATO-s

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Stoltenberg nga Kievi: Ukraina e meriton të jetë pjesë e NATO-s
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s ka thënë se Ukraina e meriton të jetë pjesë e aleancës më të fuqishme ushtarake në botë.

Duke folur së bashku me presidentin Volodymyr Zelensky në Kiev, Stoltenberg pohoi, “më lejoni të jem i qartë se Ukraina e meriton të jetë në familjen euroatlantike”.

“Vendi i merituar i Ukrainës është në NATO. Dhe me kalimin e kohës, mbështetja jonë do t’ju ndihmojë ta bëni këtë të mundur”, pohoi ai.

Shefi i aleancës euro-atlantike premtoi mbështetje të vazhdueshme ushtarake për Ukrainën, duke thënë se deri më tani aleatët e NATO-s kanë stërvitur dhjetëra mijëra trupa ukrainase dhe kanë ofruar 65 miliardë euro ndihmë ushtarake.

“NATO qëndron me ju sot, nesër dhe për aq kohë sa duhet”, tha norvegjezi përpara se të ftonte liderin ukrainas në samitin e NATO-s, i cili do të mbahet në muajin korrik në Vilnius, Lituani.

“Ne nuk e dimë se kur do të përfundojë kjo luftë, por ne e dimë se agresioni rus është një model toksik që duhet të ndalet. Kështu që ne duhet të vazhdojmë t’i armatosim forcat ushtarake të Ukrainës”, shtoi ai.

Sekretari i Përgjithshëm vizitoi Buchan dhe kreu homazhe për viktimat e mizorive ruse. Ai vendosi gjithashtu një kurorë me lule në Murin e Kujtimit të të rënëve për Ukrainën, duke nderuar të gjithë ata që kanë humbur jetë ose kanë pësuar plagë në mbrojtje të atdheut të tyre.

Kjo ishte vizita e parë në kryeqytetin ukrainas që kur Moska filloi pushtimin në muajin shkurt të vitit 2022. Edhe pse Ukraina nuk është anëtare e aleancës, blloku ka luajtur një rol kritik në mbështetjen e Kievit, dhurimin e ndihmës ushtarake dhe pritjen e refugjatëve gjatë gjithë konfliktit.

 

Etiketa: KievStoltenberg

Lajme të lidhura

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm
Botë

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm

10:46 - 16/10/26
Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri
Botë

Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri

13:34 - 13/10/26
E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën
Aktualitet

E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën

12:00 - 13/10/26
Para
Trend shqiptar! Pse vdesin protestat tek ne dhe mënyra sesi përfiton qeveria?!

“Sindromi i lodhjes demokratike” në Shqipëri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin
Breaking Views

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin

23:14 - 22/10/26

Mijëra studentë dhe qytetarë kanë mbushur rrugët e Beogradit në një demonstrim masiv mbështetjeje për lëvizjen studentore, vetëm pak ditë...

Lexo më shumë
Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League

Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League

23:03 - 22/10/26
Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës

22:41 - 22/10/26
“Çdo përdorim i tepruar force të hetohet menjëherë”- PPE: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar

“Çdo përdorim i tepruar force të hetohet menjëherë”- PPE: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar

22:32 - 22/10/26
Video e lirimit të protestuesve, Tabaku: Janë heronj

Video e lirimit të protestuesve, Tabaku: Janë heronj

22:23 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com