GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Stoltenberg për Turqinë: Asnjë aleat i NATO-s nuk ka pësuar sulme terroriste sa Turqia

17:17 - 12/06/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Stoltenberg për Turqinë: Asnjë aleat i NATO-s nuk ka pësuar sulme terroriste sa Turqia
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqetësimet e sigurisë të ngritura nga Turqia mbi të cilat bazon dhe kundërshtimin e saj ndaj aplikimeve të Finlandës dhe Suedisë për anëtarësim në NATO, janë legjitime, tha të dielën Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg gjatë një vizite në Finlandë.

“Këto janë shqetësime legjitime. Kjo ka të bëjë me terrorizmin, ka të bëjë me eksportin e armëve“, tha zoti Stoltenberg në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin finlandez Sauli Niinisto.

Suedia dhe Finlanda aplikuan për t’iu bashkuar aleancës perëndimore të mbrojtjes, muajin e kaluar, si përgjigje ndaj sulmit rus në Ukrainë. Por ato janë përballur me kundërshtinë e Turqisë, e cila i ka akuzuar për mbështetjen dhe strehimin e militantëve kurdë dhe grupeve të tjera që ajo i konsideron terroriste.

Zoti Stoltenberg tha se Turqia ishte një aleat kyç për shkak të vendndodhjes së saj strategjike në Detin e Zi, mes Europës dhe Lindjes së Mesme, dhe përmendi mbështetjen që Ankaraja i ka dhënë Ukrainës që prej momentit kur Rusia dërgoi trupa atje, më 24 shkurt. Moska i quan veprimet e saj në Ukrainë “operacion special ushtarak”.

“Duhet të kujtojmë dhe të kuptojmë se asnjë aleat i NATO-s nuk ka pësuar më shumë sulme terroriste sesa Turqia”, tha zoti Stoltenberg,

Si ai (Stoltenberg) dhe zoti Niinisto thanë se bisedimet me Turqinë do të vazhdojnë, por nuk ofruan asnjë tregues për përparim në negociata.

“Takimi i aleancës në Madrid nuk ishte një afat përfundimtar“, tha zoti Stoltenberg, duke iu referuar takimit të nivelit të lartë të NATO-s që mbahet në Madrid, në fund të muajit qershor./VOA

Etiketa: finlandaJens Stoltenbergka te drejteNATOsuediasulme terroristeTurqia

Lajme të lidhura

Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon
Botë

Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon

09:16 - 14/03/26
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!
Botë

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit
Botë

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
Para
“Tek “Poja” e Plaurent Dervishaj mora makina”, rrëfimi i Nuredin Dumanit: I përdora për vrasje

“Tek “Poja” e Plaurent Dervishaj mora makina”, rrëfimi i Nuredin Dumanit: I përdora për vrasje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë
Aktualitet

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26

Nëse ju vjen një telefonatë dhe dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon të dhëna të kartës bankare apo...

Lexo më shumë
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26
Sezoni i ri 2026-2027, FSHF bën njoftimin e rëndësishëm për licensimin e Klubeve

Merret vendimi i papritur, anulohet edhe ndeshja e kombëtares shqiptare me Japoninë

13:27 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com