GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Stoltenberg: Retorika bërthamore e Rusisë e rrezikshme, do ndryshojë natyra e konfliktit

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Konflikti mund të përshkallëzohet”, Stoltenberg: Kërcënimet e Putin të rrezikshme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Akuzat e Rusisë se Ukraina po përgatitet të përdorë një “bombë me element radioaktivë” janë “tërësisht të rreme”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Sekretari Stoltenberg foli të martën, gjatë një vizite në aeroplanmbajtësen U.S.S. George H.Ë. Bush e cila po merr pjesë në një stërvitje të NATO-s në Detin Adriatik. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se retorika bërthamore e presidentit rus Vladimir Putin është “e rrezikshme, e pamatur dhe e papërgjegjshme”.

“Përdorim i armës bërthamore në Ukrainë do të ndryshojë rrënjësisht natyrën e konfliktit. Presidenti Putin, Rusia, e di se një luftë bërthamore nuk mund të fitohet dhe nuk duhet të zhvillohet kurrë. Dhe ata gjithashtu e dinë, se do të kishte pasoja të rënda”, tha zoti Stoltenberg. Ai shtoi se aleatët e NATO-s e hedhin poshtë pretendimin e rremë të Rusisë, një vend që shpesh akuzon të tjerët për atë që synon të bëjë vetë.

“Ne e kemi parë këtë të ndodhë më parë, që nga Siria në Ukrainë. Rusia nuk duhet të përdorë pretekste të rreme për përshkallëzim të mëtejshëm. Bota po e ndjek situatën nga afër”, tha zoti Stoltenberg. Shefi i NATO-s përshëndeti sanksionet ndërkombëtare kundër Iranit, duke thënë se ai po ndihmon ushtarakisht Rusinë.

“Në ditët e fundit kemi parë gjithashtu Iranin të mbështesë përpjekjet ruse në luftë. Kjo është e papranueshme. Asnjë vend nuk duhet të ndihmojë një agresor në një luftë të paligjshme. Përshëndes faktin që aleatët dhe Bashkimi Evropian po zbatojnë sanksione të forta ndaj Teheranit”.

Komentet e tij erdhën në të njëjtën ditë kur operatori i energjisë bërthamore i Ukrainës tha se forcat ruse kanë kryer punë sekrete në termocentralin më të madh bërthamor në Evropë. Kompania “Energoatom”, e cila operon katër termocentralet bërthamore të Ukrainës, tha se forcat ruse kanë kryer punë sekrete gjatë javës së fundit në termocentralin bërthamor të pushtuar të Zaporizhias.

Energoatomi tha të martën se “dyshon” se rusët po përgatisin “një akt terrorist, duke përdorur materiale bërthamore dhe mbetje radioaktive” të depozituara në central. Ai shtoi se shkatërrimi i depozitave të karburantit bërthamor të konsumuar, do të çonte në një aksident rrezatimi dhe ndotje radioaktive në një sipërfaqe prej disa qindra kilometrash katrorë. /Voa/

 

 

Etiketa: retorikaRusiaStoltenberg

Lajme të lidhura

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit
Botë

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit

09:30 - 08/11/26
Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena
Botë

Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena

08:35 - 07/11/26
Ambasada e SHBA përcjell mesazhin e Marco Rubios: Ata që përfitojnë nga emigrimi masiv janë trafikantët
Botë

“Do të punoj në administratën Trump deri në fund”, Rubio mohon skenarët e dorëheqjes

15:15 - 06/11/26
Para
Pas surprizës së saj, Donaldi e sfidon hapur Borën (FOTO)

Bora shtatzënë? Pasi parashikoi bashkimin me Donaldin, parashikuesja habit këtë herë 

Discussion about this post

TË FUNDIT

Po punonte për hapjen e pusit të ujit, 55-vjeçari humb jetën
Aktualitet

Aksident në punë, punëtori bie nga skela dhe dërgohet me urgjencë drejt Tiranës

09:46 - 10/11/26

Një aksident në vendin e punës është regjistruar paraditen e kësaj të marte në qytetin e Pogradecit. Një punëtor, i cili...

Lexo më shumë
“Air Albania” do të jetë i tejmbushur nga tifozeria kuqezi, shitet çdo biletë për ndeshjen Shqipëri Finlandë

“Air Albania” do të jetë i tejmbushur nga tifozeria kuqezi, shitet çdo biletë për ndeshjen Shqipëri Finlandë

09:23 - 10/11/26
Rrëfehet hajduti i bankave: 120 mijë eurot e grabitura i lashë në kazino, u ktheva shokëve edhe borxhet

Rrëfehet hajduti i bankave: 120 mijë eurot e grabitura i lashë në kazino, u ktheva shokëve edhe borxhet

08:57 - 10/11/26
‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

08:35 - 10/11/26
Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

08:03 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com