GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Stop heshtjes, 1 në 10 fëmijë viktimë e abuzimit seksual

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 4 min
A A
Stop heshtjes, 1 në 10 fëmijë viktimë e abuzimit seksual
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga J.Bart Klika dhe Jetta Bernier, The Hill

Ti japësh dikujt përgjegjësinë për tu kujdesur për fëmijët mund të jetë sfidë për prindërit. Kur i dërgojmë fëmijët  në shkollë ose aktivitete të tjera jashtëshkollore, ne besojmë se personat e përgjegjës për ta do të bëjnë gjithçka që munden për tu siguruar atyre sigurinë dhe mirëqenien.

Përmes politikës federale, shtetërore, lokale dhe madje edhe organizative, ne mund të krijojmë ambiente të sigurta, edukuese ku të gjithë fëmijët mund të mësojnë, të luajnë dhe të rriten.

Sidoqoftë, politikat dhe procedurat që mungojnë, jo të plota ose të paqarta në cilindo prej këtyre niveleve mund të krijojnë mundësi që fëmijët të bëhen viktima të abuzimit seksual. Nëse arrijmë të sigurohemi që organizatat dhe sistemet që shërbejnë për fëmijët dhe të rinjtë po zbatojnë trajnimin dhe politikat më rigoroze për të minimizuar mundësitë për abuzimin seksual, ne po sigurojmë suksesin e gjeneratës së ardhshme të udhëheqësve.

Mund të jetë  befasues fakti se sa shumë është përhapur abuzimi seksual i fëmijëve: Hulumtimet tregojnë se rreth 1 në 10 fëmijë nën moshën 18 vjeç janë abuzuar. 90 për qind e abuzimeve ka ndodhur nga një anëtar i familjes ose dikujt në rrethin e  ngushtë të fëmijës ose familjes. Abuzimi seksual i fëmijëve mund të dëmtojë  zhvillimin e shëndetshëm të tyre duke rrezikuar fëmijët nga gjendja mendore dhe shoqërore.

Historikisht, problemi i abuzimit seksual të fëmijëve është trajtuar me anë të programeve dhe politikave të përqendruara kryesisht në ndëshkimin e  abuzuesve dhe sigurisht ndihmën e fëmijëve pas traumës së pësuar

Për të parandaluar abuzimet seksuale të fëmijëve, të rriturit dhe komunitetet duhet të kenë më shumë përgjegjësi për mbrojtjen e fëmijëve. Kjo do të thotë që askush mos të heshtë në rastet e abuzimit seksual duke edukuar prindërit dhe të rriturit e tjerë mbi shenjat e sjelljes që abuzuesit përdorin për të ndjekur viktimat e tyre dhe sesi prindërit, sistemet arsimore dhe organizatat mund të minimizojnë rastet e abuzimit seksual.

Fushata për parandalimin e abuzimit seksual, ka publikuar një raport rreth politikave shtetërore për të parandaluar abuzimin seksual të fëmijëve. Ndërsa duket se është bërë njëfarë progresi, vendi ka një rrugë të gjatë përpara për të adresuar në mënyrë efektive krizën dhe për të zbatuar politikat praktike të parandalimit.

Për shembull, më pak se një e treta e shteteve u kërkojnë shkollave të tyre të edukojnë të gjithë punonjësit dhe studentët se si të parandalojnë, identifikojnë dhe përgjigjen ndaj abuzimit seksual të fëmijëve. Disa ligje thjesht inkurajojnë një trajnim të tillë por nuk ofrojnë asnjë udhëzim se çfarë duhet të përfshijë trajnimi.

Sipas raportit, qeveritë duhet të luajnë një rol kritik në vendosjen e standardeve dhe ndihmën e shteteve për t’i zbatuar ato. Disa nga rekomandimet:

–Duhen një sërë politikash për parandalimin e abuzimit seksual të fëmijëve dhe një task forcë federale për të punuar me udhëheqësit e sektorit privat për të identifikuar, mbështetur dhe promovuar një sërë standardesh, politikash dhe praktikash më të mira për këtë fushë.

– Departamenti i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore duhet të financojë një rrjet të qendrave për trajnimin dhe asistencën teknike për të zbatuar politikat dhe programet më të mira.

Këto politika mund të ndihmojnë për të krijuar ambiente të sigurta dhe të qëndrueshme që u duhen fëmijëve për të qenë të lumtur.

Së bashku me përpjekjet federale, shtetërore dhe të komunitetit për të zhvilluar dhe miratuar një sërë programesh gjithëpërfshirëse dhe politikave parandaluese, ne mund t’i japim fund heshtjes, turpit dhe mohimit rreth abuzimit seksual të fëmijëve, të sigurojmë mirëqenien e fëmijëve tanë dhe ti sigurojmë atyre një vend të sigurt dhe fëmijëri të shëndetshme.

Abuzimi seksual i fëmijëve mund të parandalohet dhe kjo duhet të jetë një përparësi kombëtare./PërktheuAbcnews.al

Etiketa: abuzim seksualFemijepergjegjespergjegjesi

Lajme të lidhura

Tabaku: Shqipëria ka tokë dhe fermerë, por qeveria po e orienton tregun drejt importeve
Aktualitet

Tabaku: Shqipëria ka tokë dhe fermerë, por qeveria po e orienton tregun drejt importeve

12:33 - 21/08/26
Kërkojnë naftë pa akcizë dhe subvencione, fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator
Aktualitet

Kërkojnë naftë pa akcizë dhe subvencione, fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator

08:24 - 21/08/26
Me kë do futesh në BE, Edi? Me një popull që s’është më këtu?
Aktualitet

Projeksioni alarmant i OKB-së: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë

09:43 - 19/08/26
Para
Rama për mediat serbe: Padia për gjenocid nuk do të sillte rezultate, Kosova të shohë drejt së ardhmes!

Rama për mediat serbe: Padia për gjenocid nuk do të sillte rezultate, Kosova të shohë drejt së ardhmes!

TË FUNDIT

U godit nga helika e gomones, përcillet sot për në banesën e fundit 22-vjeçari shkodran
Aktualitet

U godit nga helika e gomones, përcillet sot për në banesën e fundit 22-vjeçari shkodran

11:28 - 22/08/26

I jepet sot lamtumira e fundit 22-vjeçarit Klaus Gjergji, i cili humbi jetën në mënyrë tragjike pas një aksidenti në...

Lexo më shumë
“Nuk e kujtoj si e kam goditur”, Vata kërkon falje për vrasjen e turistit: U vetëmbrojta

“Nuk e kujtoj si e kam goditur”, Vata kërkon falje për vrasjen e turistit: U vetëmbrojta

11:12 - 22/08/26
E shtuna vjen me dy përballje interesante: Laçi pret Elbasanin, Partizani sfidon Teutën

E shtuna vjen me dy përballje interesante: Laçi pret Elbasanin, Partizani sfidon Teutën

11:06 - 22/08/26
Zhupa mbështet arkitektët dhe urbanistët: Shqipëria nuk mund të ndërtohet sipas dëshirave të Ramës

Zhupa mbështet arkitektët dhe urbanistët: Shqipëria nuk mund të ndërtohet sipas dëshirave të Ramës

10:55 - 22/08/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 22 Gusht 2026

10:43 - 22/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com