GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“STORM 8” në Durrës – Apartament i përshtatur për prostitucion, dy shtetase kineze bien në pranga

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
“STORM 8” në Durrës – Apartament i përshtatur për prostitucion, dy shtetase kineze bien në pranga
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Durrësit ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “STORM 8”, pas një hetimi trejavor të ndjekur me metoda proaktive, me qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale të prostitucionit.

Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit dhe Prokurorinë, çoi në zbulimin e një apartamenti të përshtatur për ushtrimin e prostitucionit, në lagjen nr. 13, në zonën e Plazhit, Durrës.

Si rezultat, u arrestuan në flagrancë dy shtetase kineze, M.Y., 41 vjeçe dhe L.H., 48 vjeçe, për veprat penale “Prostitucion” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”. Gjithashtu, u shpall në kërkim një tjetër shtetase kineze, J.L., 53 vjeçe, ndërsa tre shtetas shqiptarë nga Librazhdi, Durrësi dhe Burreli, të pranishëm në apartament në momentin e kontrollit, u proceduan penalisht në gjendje të lirë.

Sipas Policisë, të arrestuarat kishin marrë me qira dy apartamente: një për banim në zonën e Shkëmbit të Kavajës dhe një tjetër në rrugën “Venecia”, në lagjen Iliria, Plazh, të cilin e kishin përshtatur për zhvillimin e aktivitetit të paligjshëm.

Gjatë kontrollit u sekuestruan si prova materiale: dy pasaporta të shtetaseve kineze, një shumë parash në euro dhe lekë, pesë celularë, nëntë karta bankare të lëshuara nga banka të Republikës së Kinës, si dhe një bllok shënimesh me të dhëna të dyshuara për aktivitetin e paligjshëm.

Policia thekson se të njëjtat shtetase janë arrestuar edhe më parë për veprime të ngjashme penale, po në zonën e Plazhit, në rrugën “Lule Bore”.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme hetimore.

https://gijotina.com/wp-content/uploads/2025/10/WhatsApp-Video-2025-10-12-at-10.53.11-AM.mp4

Lajme të lidhura

Protesta për dorëheqjen e Ramës, studentët e Mjekësisë nisen drejt Kryeministrisë
Aktualitet

Protesta për dorëheqjen e Ramës, studentët e Mjekësisë nisen drejt Kryeministrisë

12:47 - 28/10/26
Protestat/ AGSH denoncon 41 raste sulmesh ndaj gazetarëve, kërkon hetime nga Prokuroria
Aktualitet

Protestat/ AGSH denoncon 41 raste sulmesh ndaj gazetarëve, kërkon hetime nga Prokuroria

12:38 - 28/10/26
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit në atë të Fierit
Aktualitet

Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit në atë të Fierit

12:19 - 28/10/26
Para
Vrasja e fundit, vdekja e përgjegjësisë!

“Vrasja që tronditi drejtësinë shqiptare” – Fox News: Sulmi ndaj gjyqtarit Kalaja, simbol i dështimit të reformës dhe krizës së besimit publik

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta për dorëheqjen e Ramës, studentët e Mjekësisë nisen drejt Kryeministrisë
Aktualitet

Protesta për dorëheqjen e Ramës, studentët e Mjekësisë nisen drejt Kryeministrisë

12:47 - 28/10/26

Pas qëndrimit për gati dy orë para ministrise se Arsimit, studentët e Mjekësisë, të mbështetur edhe nga pedagogët marshuan drejt...

Lexo më shumë
Protestat/ AGSH denoncon 41 raste sulmesh ndaj gazetarëve, kërkon hetime nga Prokuroria

Protestat/ AGSH denoncon 41 raste sulmesh ndaj gazetarëve, kërkon hetime nga Prokuroria

12:38 - 28/10/26
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit në atë të Fierit

Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit në atë të Fierit

12:19 - 28/10/26
Mesazhi i fortë i profesor Lush Susajt: Ata pedagogë që nuk dalin në protestë hanë sufllaqen e partisë

Mesazhi i fortë i profesor Lush Susajt: Ata pedagogë që nuk dalin në protestë hanë sufllaqen e partisë

11:56 - 28/10/26
Tabaku: Pse bizneset mbështesin protestën e studentëve

Tabaku: Pse bizneset mbështesin protestën e studentëve

11:48 - 28/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com