GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Strasburgu i dha të drejtë, Rama lexon vendimin për Gëllçin: Drejtësia të jetë e pavarur, jo të marrë njerëz nga rruga

10:22 - 26/02/25
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
12 vite në pushtet nuk i dolën/ Rama: Kemi probleme me Kadastrën, por na votoni që t’i zgjidhim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama dha mbështetje të plotë për pavarësinë e Drejtësisë edhe në vijim, por kërkoi respektimin e standardeve që përkojnë edhe me ato juridike europiane, duke bërë një krahasim edhe me rastin e ish-drejtorit të RTSH-së, Thoma Gëllçi, që fitoi gjyqin në Gjykatën e Strasburgut.

Teksa shtoi se nuk komenton fajësinë apo pafajësinë e personave, kreu i qeverisë vuri në dukje problematikën e politikës penale të ndjekur nga GJKK-SPAK për zyrtarët, kryesisht masat shtrënguese të arrestit me burg, kur mund të aplikohen edhe masa më të lehta.

Ai tha se për 5 vite PS heshti edhe kur arrestoheshin zyrtarë të lartë të saj për hir të pavarësisë së Drejtësisë së re, por kohët e fundit nuk mund të heshtin më. Ai tha se edhe ish-drejtori i RTSH-së sipas Strasburgut ishte mbajtur në paraburgim duke kapërcyer çdo argument juridik e penal, pasi ai nuk përbënte as rrezikshmëri, as ishte i arratisur dhe për më tepër ishte treguar bashkëpunues.

Rama shtoi se marrjen e njerëzve në rrugë me furgon dhe presioni me hetues gjatë marrjes në pyetje e paraburgimet “nuk i kishte pranuar edhe kur ishte vetë qytetar me duar në xhepa, dhe jo më tani që është kryeministër”.

 

“Nëse sot ka luftë totale, për ta forcuar drejtësinë, për ta bërë të pavarur, nëse sot erdhi dita për të treguar çfarë është drejtësia e pavarur, kjo është vepra jonë dhe e askujt tjetër. Prandaj më 11 Maj duam një mandat shumë të fortë, sepse duam që këtë dritare të hapur në rrethana historike me BE ta shfrytëzojmë dhe brenda 2030 të bëhemi anëtarë të BE, më 2027 mbyllim negociatat.

Sepse dje Gjykata e Strasburgut, e Të drejtave të Njeriut, shikoni ça ka thënë për ish-drejtorin e RTSH-së, unë nuk marr përsipër për të thënë nëse është apo s’është i fajshëm, sepse ai e ka bërë procesin, kjo është çështje tjetër, nuk them për këdo që mund të ketë abuzuar apo futur duart në xhepat e të tjerëve, ama them për atë që shprehet Europa, për të mos e lënë drejtësinë të rrëshkasë, por për ta bërë të barabartë.

Autoritetet shqiptare nuk kishin prova se Gëllçi mund të arratisej nga Shqipëria, dorëzimi i tij ishte i vullnetshëm, sepse ishte kthyer nga jashtë vendit dhe u vu në dispozicion. Kjo tregon një mungesë të qasjes profesionale.

Unë e kam parë vetë kur të marrin në rrugë dhe kur s’kishte as afrima as largima, as kanale e portale, as kushtetutë dhe as ligj, e kam parë se çfarë ndjen njeriu e fusin në furgon i thonë hajde pak me ne, e çojnë atje dhe e marrin në pyetje me një hetues që i bën presion. S’e kam pranuar kur isha person me duar në xhepa, e jo më tani që jam kryeministër i Shqipërisë.

Kam ardhur këtu me një mision, që nga 1912, për t’i dhënë pavarësinë drejtësisë, bashkë me ju këtu dhe ju e dini, për herë të parë kemi hequr duart nga drejtësia, pasi 5 vite me radhë kemi thënë nuk komentojmë asnjë proces, asnjë vendim të drejtësisë. Dhe unë kur e shoh, se për fat të mirë ose të keq jam pak më i gjatë se të tjerët, që kam parë se kjo metodë në sistem është gabim, se ja si vjen puna, paraburgimi mbeti pa u vlerësuar nëse faktorët e paraburgimit ishin të vlefshëm dhe gjykatat nuk morën vlerësimin e duhur, duke kontribuar me një zgjatje të paraburgimit”.

Etiketa: drejtesiEdi RamaGellciprova

Lajme të lidhura

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë
Aktualitet

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin
Aktualitet

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

13:26 - 05/12/25
Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve
Aktualitet

Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

13:14 - 05/12/25
Para

Rama: SPAK është kthyer në redaksi portalesh, kanalesh dhe parti politike

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos
Aktualitet

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

16:30 - 05/12/25

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Elbasan ka regjistruar sot kërkesën e Prokurorisë për caktimin e...

Lexo më shumë
Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25
Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25
Ilir Meta kërkon lirimin, apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit

GJKKO shtyn çështjen për Metën, urdhëron SPAK-un që t’i japë fashikujt e dosjes

15:45 - 05/12/25
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com