GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Strategjia e investimeve dhe zhvillimit të biznesit synon një fond prej 50 milionë euro si garanci për NVM-të

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Strategjia e investimeve dhe zhvillimit të biznesit synon një fond prej 50 milionë euro si garanci për NVM-të
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria synon që në vazhdim të parashikojë një fond prej 50 milionë eurosh që do të shkojë si formë garancie për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) në rast se do të duan mbështetje financiare për të ndryshuar linjat e tyre aktuale të prodhimit me linja të reja.

Planet për të rritur aksesin në financim për këto ndërmarrje zbardhen në strategjinë e investimeve dhe zhvillimit të biznesit të bërë publik nga qeveria vetëm pak ditë më parë në faqen e konsultimeve. Kështu sipas këtij plani synohet që për të rritur aksesin në financim të bëhet se pari një rikonceptim i skemave ekzistuese për NVM-të duke krijuar një Fond të Vetëm.

“Zhvillimi i një platforme qendrore online për përmirësimin e ofrimit të informacionit dhe proceseve të aplikimit dhe prezantimi i skemave mbështetëse shtesë, të tilla si garancitë e kredive. Do të krijohet instrumenti i garancisë prej 50 milionë euro për manifakturën në rastet e ndryshimit të porosive për të përballuar kostot e ndërrimit dhe kalimit në linja prodhimi të reja (sëitching costs)” thuhet në dokumentin e ministrisë.

Strategjia ndalet edhe tek një tjetër aspekt që i shërben zhvillimit të kapitalit njerëzor dhe në këtë kontekst parashikohet që të krijohen edhe programe specifike ku do të mbulohen kostot e trajnimit.

Kështu sipas strategjisë do të krijohen programet “Inovacion dhe ekselencë në manifakturë” dhe “Inovacion dhe ekselencë në IT” për trajnime në inovacion, dizajn, marketing, kërkim dhe zhvillim nëpërmjet mbulimit të kostove të trajnimit 100%.

“Kostot do të rimbursohen 50% direkt dhe 50% si 2-fish i tatimit të zbritshëm ndaj shoqërive ku është i punësuar përfituesi. Kostot e këtyre programeve do të përcaktohen gjatë përgatitjes së politikave fiskale në vijim” thuhet në dokument.

Kjo politikë trajnimesh do të ketë në bazë disa vlerësime që do të marrin parasysh nevojat për këtë hap. Në këtë kontekst do të bëhet hartimi i një metodologjie dhe vlerësim vjetor i nevojave për trajnim, duke u fokusuar në nevojat afat-shkurtra për trajnim të NVM-ve. Do të ofrohet asistencë për NVM-të për identifikimin e nevojave të tyre të brendshme dhe masat e duhura për rritjen e aftësive Zhvillimi i një platforme online për informim mbi ofertën për trajnime dhe do të bëhet forcimi i lidhjeve ndërmjet NVM-ve dhe ofruesve të trajnimeve.

Lajme të lidhura

Të dhënat e INSTAT: Një milion shqiptarë vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë
Aktualitet

Shqipëria vazhdon të shënojë rënie, e parafundit në rajon për rritjen ekonomike

08:18 - 21/10/26
Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj
Aktualitet

Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj

08:53 - 14/10/26
Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës
Aktualitet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës

12:25 - 13/10/26
Para
Sarandë/ Plagoset rëndë 58-vjeçari teksa punonte, niset me helikopter drejt Traumës

Sarandë/ Plagoset rëndë 58-vjeçari teksa punonte, niset me helikopter drejt Traumës

TË FUNDIT

Berisha: Rama në mëngjes i fton për dialog dhe më pas i kërcënon, ndërtoi sarajet me paratë e tyre
Aktualitet

Berisha: Rama në mëngjes i fton për dialog dhe më pas i kërcënon, ndërtoi sarajet me paratë e tyre

13:45 - 21/10/26

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama për protestuesit, duke e akuzuar atë...

Lexo më shumë
Salianji: Shqipëria nuk është pronë e Edi Ramës, të gjithë kërkojnë dorëheqjen e tij

Salianji: Shqipëria nuk është pronë e Edi Ramës, të gjithë kërkojnë dorëheqjen e tij

13:38 - 21/10/26
Aurela Gaçe lë rrjetet sociale dhe del në rrugë, këngëtarja i bashkohet studentëve në protestë

Aurela Gaçe lë rrjetet sociale dhe del në rrugë, këngëtarja i bashkohet studentëve në protestë

13:15 - 21/10/26
Ish drejtori policisë flet nga protesta: Do ta hidhja kapelen: Nuk mund të luftoj kundër studentëve për një diktator si Rama

Ish drejtori policisë flet nga protesta: Do ta hidhja kapelen: Nuk mund të luftoj kundër studentëve për një diktator si Rama

12:58 - 21/10/26
Pedagogët dhe studentët lënë Kryeministrinë, nisen drejt Ministrisë së Arsimit

Pedagogët dhe studentët lënë Kryeministrinë, nisen drejt Ministrisë së Arsimit

12:51 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com