GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Strehimi social, rasti i Delvina Xhangollit zbulon fytyrën e vërtetë të Lali Erit

14:33 - 25/12/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 6 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ishte një kohë kur kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, bënte sikur interesohej për shtresat në nevojë. Në daljet e tij propagandistike, Lali Eri shfaqej diku duke shpërndarë supë në qendrat sociale e diku duke ndihmuar të moshuarit e vetmuar që të kalonin rrugën.

Nëpërmjet mjeteve të fuqishme propagandistike dhe një ushtrie zyrtarësh bashkiakë që merren me kurimin e imazhit të tij, Veliaj u shit si ai djaloshi me zemër të madhe, që u gjendet personalisht në krah njerëzve në nevojë.

Kaluan vitet dhe Veliajt tashmë nuk i duhen ato shfaqje propagandistike të rëndomta. Ai, falë lejeve të ndërtimit, ka me vete bosët e fuqishëm financiarë, të cilët kontrollojnë edhe median. Ndaj, nuk i duhen aspak “hallexhinjtë”, të cilët, kanë qenë gjithnjë bezdi për pushtetin e tij.

Diçitura: Shfaqjet propagandistike të Erion Veliaj, duke shpërndarë ushqim në qendra sociale

 

Dhe, vjen një ditë që Erion Veliaj e tregon fytyrën e tij të vërtetë, përballë shtresave më vulnerabël të shoqërisë.

Madje, duke treguar historinë e zonjës Delvina Xhangolli, shprehja më e saktë do të ishte që “tregohet surrati i vërtetë” i Veliajt.

Zonja Xhangolli është person me aftësi të kufizuara, nënë e vetme me dy fëmijë të mitur. Ajo kërkoi nga Bashkia e Tiranës mbështetje për strehim social, pasi vetë ishte në pamundësi ekstreme për të siguruar një çati për veten dhe fëmijët e saj.

Nga Bashkia e Tiranës mori vetëm heshtje vrastare. Pas kësaj heshtjeje, Xhangolli fitoi të drejtën në Gjykatë. Sërish heshtje nga Bashkia, e cila nuk zbatonte një vendim të formës së prerë.

U desh të kalonte mbi dy vjet që Veliaj të “vinte dorën” në zemër dhe t’i jepte familjes Xhangolli të drejtën, që u takonte me ligj dhe me vendim gjyqësor të formës së prerë.

 

Historia e trishtë e zonjës Xhangolli

Delvina Xhangolli, një nënë e vetme me dy fëmijë nën përgjegjësi dhe me të ardhura shumë të ulta, në Shtator të vitit 2021, i drejtohet Njësisë Administrative nr.11 të Bashkisë së Tiranës, me kërkesën për të përfituar nga programi i strehimit social.

Kërkesën e shoqëron me dokumentacionin, që provon se ajo plotëson kriteret e parashikuara nga ligji “Për strehimin social”, për të përfituar këtë mbështetje nga Bashkia e Tiranës.

Ky ishte hapi i parë i një historie plot ece-jake, ku zonja Xhangolli u desh të përballej me mungesën e plotë të humanizmit nga Bashkia e Erion Veliajt.

Njësia Bashkiake e dërgon kërkesën e Delvina Xhangollit tek Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve Sociale në Bashkinë e Tiranës.

Kjo drejtori, në Tetor 2021 konstaton se zonja Xhangolli nuk mund të përfitojë. Dhe, ky qëndrim justifikohet me një rekomandim të përgjithshëm të Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili i kishte sugjeruar Bashkisë së Tiranës që të tregonte efektivitet në aplikimin e programeve sociale.

Këto terma ishin tërësisht të pakuptueshëm për Delvina Xhangollin, ose, më saktë, ishin të papranueshëm për kushtet në të cilat ajo gjendej.

Ajo nuk tërhiqet nga kërkesa e saj. Në datën 28.10.2021, Delvina Xhangolli së bashku me të bijën iu drejtuan me kërkesë-padi Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, duke kërkuar plotësimin e nevojave për strehim nga subvencionimi i qerasë dhe sigurimin e padisë, duke kundërshtuar njëkohësisht aktin administrative të Bashkisë së Tiranës, në bazë të të cilit ajo ishte skualifikuar nga përfitimi i bonusit për strehim social.

Në gjykim, zonja Xhangolli parashtroi se martesa e saj është zgjidhur me vendimin nr. 33, datë 11.03.2002 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gramsh dhe ka në ngarkim dy fëmijë; plotëson kushtet e ligjit nr. 22/2018 për përfitimin e strehimit social; është e pastrehë; nuk disponon asnjë lloj pasurie; është person me aftësi të kufizuara; të ardhurat e saj janë të vetmet dhe shumë të ulëta.

Ndërkohë, subjekti i interesuar, Bashkia e Tiranës, nuk ka dorëzuar asnjë prapësim me shkrim dhe nuk ka marrë pjesë në gjykimin e çështjes, duke u zhvilluar gjykimi në mungesë të këtij subjekti.

Në përfundim të shqyrtimit të çështjes, me vendimin e datës 03 Shkurt 2022, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë ka vendosur “pranimin e kërkesë-padisë; shfuqizimin e aktit administrativ nr. 39200/1 prot., datë 20.10.2021 të DPSHS-së; detyrimin e Bashkisë së Tiranës për plotësimin e nevojave për strehim përmes subvencionimit të qirasë për kërkueset, sipas formularit të depozituar në njësinë administrative dhe udhëzuesit operacional për programin social të strehimit, të miratuar me VKB-në nr. 10/2020”.

Diçitura: Vendimi i Gjykatës Administrative, që detyron Veliajn të paguajë bonusin e strehimit për Delvina Xhangolli

 

Sipas gjykatës, kërkuesja kishte paraqitur në gjykim prova që vërtetonin plotësimin e kushteve të parashikuara nga neni 16 i ligjit nr. 22/2018.

Po kështu, akti administrativ i kundërshtuar ishte i paarsyetuar, pasi organi administrativ nuk kishte marrë asnjë provë për të vërtetuar plotësimin e kushteve të përfitimit nga kërkuesja dhe kishte mohuar të drejtën e saj për të paraqitur dokumente që mund të vërtetonin plotësimin e tyre, ndërsa i padituri nuk kishte kryer procedurën e seleksionimit dhe vlerësimit të aplikimit në përputhje me ligjin, si dhe nuk kishte paraqitur asnjë provë në gjykim.

Vendimi i gjykatës ka marrë formë të prerë në datën 07.03.2022, pasi nuk është ankimuar nga palët.

 

Veliaj nuk lëshon pe

Në datën 21 Mars 2022, Delvina Xhangolli i është drejtuar një zyre përmbarimi për vënien në ekzekutim të vendimit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

Me shkresën e datë 23 Mars 2022 të zyrës private të përmbarimit, Bashkisë së Tiranës i është kërkuar ekzekutimi vullnetar i detyrimit, ndërsa me shkresën datë 08 Mars 2022 të kësaj zyre, Bashkia e Tiranës është njoftuar për fillimin e ekzekutimit të detyrueshëm të vendimit.

Në vijim, në datat 09 qershor 2022, 21 korrik 2022 dhe 30 dhjetor 2022, zyra e përmbarimit ka vënë në dispozicion të Bashkisë së Tiranës vendimin e formës së prerë të gjykatës, duke tërhequr vëmendjen e kësaj të fundit në detyrimin e zbatimit të plotë të titullit ekzekutiv dhe urdhrin e kryetarit e memon nr. 19918, datë 27.05.2022, që shpreheshin për ekzekutimin e plotë të këtij titulli.

Kaluan dy vjet….

Pas dy vjet përpjekjesh dhe rreth një viti që ishte marrë vendim gjyqësor i formës së prerë, vartësit e Erion Veliajt më në fund përgatitën dosjen e Delvina Xhangollit dhe ia dërguan Këshillit Bashkiak për miratim.

Në 17 Mars 2023, Këshilli Bashkiak ka vendosur “plotësimin e nevojave të kërkueses për strehim social, përmes subvencionimit të qirasë për një periudhë 1-vjeçare”. Shuma që iu vu në dispozicion Xhangollit ishte 19.800 lekë në muaj.

Diçitura: Pas dy vjetësh, Këshilli Bashkiak miraton bonusin e strehimit për Delvina Xhangollin

 

Vendimi bashkiak merrte fuqi për periudhën 1-vjeçare pas miratimit të tij. Askush nuk u interesua se si kishte jetuar Delvina Xhangolli dhe fëmijët e saj të paktën dy vitet e mëparshme, kur asaj fillimisht iu refuzua kërkesa dhe më pas nuk u zbatua vendimi gjyqësor.

Gjithsesi, pas një beteje aspak të barabartë dy-vjeçare, Delvina Xhangolli arriti të sigurojë një bonus për strehim social. Asaj iu desh të luftonte me Erion Veliajn dhe makinerinë e tij të fuqishme bashkiake, e cila jo vetëm nuk tregon sinjale humanizmi, por, përkundrazi, kërkon të shkelmojë çdo të drejtë të njerëzve në nevojë.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimErion Veliajmashtrimestrehim

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
Dy të mitura largohen pa adresë, familjarët denoncojnë në Polici

Dy të mitura largohen pa adresë, familjarët denoncojnë në Polici

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti
Aktualitet

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

14:30 - 05/12/25

Një ngjarje e pazakontë dhe në kufijtë e çmendurisë ka ndodhur në vendin tonë, ku një i moshuar për shkak...

Lexo më shumë
Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

14:15 - 05/12/25
Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

14:03 - 05/12/25
Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

13:38 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com