GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Qeveria lehtëson kriteret për kredi të buta për shtëpi, trefishohet kufiri i të ardhurave

në Breaking Views, Ekonomi & Sociale, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Qeveria lehtëson kriteret për kredi të buta për shtëpi, trefishohet kufiri i të ardhurave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mijëra familje që deri më sot nuk plotësonin kushtet për të përfituar një banesë me kosto të ulët mund të kenë tashmë një mundësi të re. Qeveria propozon ndryshime të rëndësishme në ligjin “Për strehimin social”, duke zgjeruar kategoritë përfituese, krijuar Garancinë Sovrane për kreditë e banesave dhe duke shtuar format e mbështetjes për strehimin.

Ndryshimi me ndikimin më të madh tek projektligji i hedhur për konsultim publik nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit lidhet me rritjen e kufirit të të ardhurave që lejon një familje të aplikojë për strehim.

Në vend të formulës aktuale, ku të ardhurat vjetore neto nuk duhet të kalojnë 1/6 e vlerës së banesës, projektligji e çon këtë kufi në 1/2. Kjo do të thotë se tavani i të ardhurave trefishohet.

Për shembull, nëse vlera mesatare e banesës është 100 mijë euro, sipas ligjit aktual mund të përfitojnë familjet me të ardhura vjetore neto deri në rreth 16.700 euro në vit ose 1,391 euro në muaj. Ndërsa me formulën e re kufiri do të arrinte në 50,100 euro në vit, ose 4,175 euro në muaj totali i të ardhurave.

Një tjetër risi është krijimi i Garancisë Sovrane. Përmes këtij mekanizmi, shteti do të garantojë një pjesë të principalit të kredive të lehtësuara për blerjen e banesës, duke ua bërë më të lehtë familjeve sigurimin e financimit nga bankat, edhe kur nuk plotësojnë të gjitha kushtet për kolateral.

Masa e Garancisë Sovrane propozohet të mbulojë deri në 30% të vlerës së banesës. Për rreth 4.100 familje që kanë aplikuar vitin e fundit, kostoja e vlerësuar e kësaj garancie do të shkonte rreth 231 milionë lekë.

Por garancia sovrane nuk shmang detyrimet.

“Garancia Sovrane nuk përjashton përgjegjësinë e huamarrësit për shlyerjen e plotë të detyrimeve që rrjedhin nga kontrata e kredisë dhe nuk kufizon të drejtën e shtetit për të kërkuar rikuperimin e shumave të paguara në zbatim të garancisë”, thuhet në nenin 9 pika 5.

Sa i takon kontributit të ndërtuesve, detyrimi për të kaluar falas 3% të sipërfaqes funksionale për fondin e banesave sociale mbetet i pandryshuar. Risia është se ky fond do të mund të përdoret për të gjitha programet e strehimit social, përfshirë edhe banesat me kosto të ulët.

Projektligji parashikon gjithashtu një program të ri për subvencionimin e qirasë për kategori të veçanta, ndërsa përfituesit, kriteret dhe masa e mbështetjes do të përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1strehimi

Lajme të lidhura

Sot tubim kombëtar! Në Tiranë bashkohen pedagogë, mjekë, artistë dhe studentë nga i gjithë vendi
Aktualitet

Sot tubim kombëtar! Në Tiranë bashkohen pedagogë, mjekë, artistë dhe studentë nga i gjithë vendi

07:46 - 24/10/26
Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente
Breaking Views

Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente

23:12 - 23/10/26
Pedagogu i filozofisë Klementin Mile: Protesta nuk mjafton, duhen paralizuar bankat, shëndetësia, transporti
Breaking Views

Pedagogu i filozofisë Klementin Mile: Protesta nuk mjafton, duhen paralizuar bankat, shëndetësia, transporti

22:49 - 23/10/26
Para
Marash Kumbulla mbetet në La Liga! Gati aventura e re te Rayo Vallecano

Marash Kumbulla mbetet në La Liga! Gati aventura e re te Rayo Vallecano

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nis cikli i ri te klubi i Elbasanit, prezantohet trajneri i ri Glen Daja
Sport

“Shkojmë në Durrës vetëm për fitore kundër Teutës”, Glen Daja e nis me sulm te Elbasani

08:29 - 24/10/26

Ditën e stme, prej orës 18:30, Elbasani do të luajë në transfertën shumë të vështirë kundër Teutës kryesuese, në stadiumin...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 24 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:17 - 24/10/26
Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!

Ra partia e punës, por komunizmi mbeti: Enveri la vrasësin, piktor tradhtarin!

08:10 - 24/10/26
Sot tubim kombëtar! Në Tiranë bashkohen pedagogë, mjekë, artistë dhe studentë nga i gjithë vendi

Sot tubim kombëtar! Në Tiranë bashkohen pedagogë, mjekë, artistë dhe studentë nga i gjithë vendi

07:46 - 24/10/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 24 Tetor 2026

07:35 - 24/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com