GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Struga kërkon rekordin, skuadra e Duros përballet sot me Zalgiris

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Struga kërkon rekordin, skuadra e Duros përballet sot me Zalgiris
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjithmonë e ka një herë të parë dhe tani, Struga është bërë gati për të përjetuar emocionet që fal UEFA Champions League.

Skuadra e Shpëtim Duros do të debutojë në kualifikueset e kompeticionit më të rëndësishëm për klube në kontinentin e vjetër dhe do të masë forcat me Zalgiris, me ndeshjen e parë që luhet në Lituani.

8 vite histori mund të duken shumë pak, por Struga ka njohur gjithmonë progres dhe tashmë është gati për të bërë realitet një ëndërr të madhe dhe Ohër të çuar në peshë mijëra zemra kuqezi.

Sezonin e kaluar, skuadra e shqiptarëve të Strugës ia doli të triumfonte në Maqedoninë e Veriut duke shijuar titullin e parë kampion në histori, ndërsa gjithçka nisi gjatë verës, me prezantimin e parë në kupat e Europës edhe pse, Struga u mjaftua me vetëm 180 minuta në kualifikueset e UEFA Conference League përballë Liepaja-s.

Shumë gjëra kanë ndryshuar, ndonëse kanë kaluar vetëm 12 muaj, me skuadrën që ka lëvizur në merkato duke sjell emra të rëndësishëm dhe me eksperiencë, ndërsa një “aset” i vyer është edhe trajneri Shpëtim Duro.

Në krahun tjetër, Zalgiris ka “peshkuar” përsëri një skuadër shqiptare këtë sezon, pasi një vit më parë, lituanezët eliminuan në kualifikueset e Champions-it skuadrën dardane, Ballkanin.

Ajo çfarë duhet theksuar, është fakti se, Zalgiris është në aktivitet të rregullt në Lituani dhe “bardhëjeshilët” janë në vendin e dytë në kampionat pas 21 javësh.

Ata janë kampionët në fuqi dhe jo vetëm, por janë 10 herë kampion të Lituanisë, madje me tre tituj kampion radhazi dhe në vitet e fundit janë pjesëmarrës të rregullt në kupat e Europës, çfarë ka rritur ndjeshëm jo vetëm vlerën e klubit, por edhe kreditet e saj.

Suksesi i tyre më i madh në tokën europiane i takon edicionit të kaluar, me skuadrën që siguroi fazën e grupeve të Conference League, por e mbylli në vendin e fundit.

Skuadra e drejtuar nga Cheburin prezantohet në këtë përballje pas një ecurie shumë pozitive, me 8 ndeshje radhazi pa humbje, me 4 fitore radhazi, ndërsa vlera e skuadrës përllogaritet në afro 8 milionë euro.

Diferencat mbeten në letër, sepse në fushën e lojës, sot në orën 18:00, gjithçka zerohet dhe skuadra e shqiptarëve të Strugës do të provojë të marrë maksimumin, në këtë eliminatore, me shpresën për të qënë, në raundin tjetër, ku i pret Gallatasarai i Stambollit.

Etiketa: Champions LeagueStrugaZalgiris

Lajme të lidhura

Ora e Dardanëve! Kosova kërkon të bëjë detyrën në “Fadil Vokrri”, synon vetëm fitore ndaj Izraelit
Sport

Ora e Dardanëve! Kosova kërkon të bëjë detyrën në “Fadil Vokrri”, synon vetëm fitore ndaj Izraelit

08:52 - 14/11/26
Mbrëmje për t’u mbajtur mend, Brajan Gruda debuton me gol ndaj Serbisë
Breaking Views

Mbrëmje për t’u mbajtur mend, Brajan Gruda debuton me gol ndaj Serbisë

23:01 - 13/11/26
Tirana lë pas rivalët, Partizani dhe Dinamo zhgënjejnë në renditjen vjetore
Breaking Views

Tirana lë pas rivalët, Partizani dhe Dinamo zhgënjejnë në renditjen vjetore

18:01 - 13/11/26
Para
Përplasi me skaf vogëlushen, Arjan Tase akuzohet për vrasje me dashje

Përplasi me skaf vogëlushen, Arjan Tase akuzohet për vrasje me dashje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Veliaj në detyrë, Rama në praktikë: Tirana nën kontroll “de facto”
Aktualitet

Sot mblidhet Asambleja e PS-së/ Veliaj sfidon Ramën: Partia nuk është pronë e kryetarit, të aktivizohet mocioni i mosbesimit!

09:00 - 14/11/26

Teksa jemi vetëm një orë para nisjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Erion Veliaj ka dërguar nga qelia një...

Lexo më shumë
Ora e Dardanëve! Kosova kërkon të bëjë detyrën në “Fadil Vokrri”, synon vetëm fitore ndaj Izraelit

Ora e Dardanëve! Kosova kërkon të bëjë detyrën në “Fadil Vokrri”, synon vetëm fitore ndaj Izraelit

08:52 - 14/11/26
SHBA rihap hapësirën ajrore, por kaosi në aeroporte vijon, mijëra pasagjerë të bllokuar

SHBA rihap hapësirën ajrore, por kaosi në aeroporte vijon, mijëra pasagjerë të bllokuar

08:40 - 14/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 14 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:14 - 14/11/26
Mbahet Asambleja e PS, Rama përballë çështjeve të rëndësishme: Kandidatët për bashkitë, Veliaj dhe ndryshimet në qeveri

Mbahet Asambleja e PS, Rama përballë çështjeve të rëndësishme: Kandidatët për bashkitë, Veliaj dhe ndryshimet në qeveri

08:09 - 14/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com