GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Struktura paralele në PD?”, Alibeaj për non gratën e Berishës: Të bënte sakrificat e tij

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Struktura paralele në PD?”, Alibeaj për non gratën e Berishës: Të bënte sakrificat e tij
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, në një intervistë për RTSH, ka folur mes të tjerash edhe për situatën brenda PD dhe marrëdhëniet me kryetarin e ri Sali Berisha.

Ai u shpreh se fakti që në parti ka një lloj paralelizmi të strukturave, kjo nuk është e mirë për demokratët dhe shqiptarët.

“Në periudhën pas zgjedhjeve, trupa e cila është pararojë e aksionit opozitar është grupi parlamentar. Jemi fokusuar në mbajtjen të kompaktësuar të grupit për aq sa mund të arrihet. Pas këtij, radha është për zhdërvjelltësimin e atyre strukturave partiake në këtë rast. Ky është një grup parlamentar që Po, është me parti. Në mënyrë individuale deputetët, në zonat e tyre kanë vazhduar veprimtarinë e tyre. Është një punë e përditshme takimi me strukturat, pa mohuar fare problemin që e kemi.

Sigurisht që 6 marsi dha një lloj raporti në ato 6 bashkitë, ku doli një lloj rezultati, por, pavarësisht faktit cili është rezultati, unë pranoj situatën që ka një lloj ndarje, një lloj paralelizmi strukturash. Nuk është gjë e mirë për asnjë nga demokratët dhe as për shqiptarët. Sepse duhet të kemi një objektiv që në çdo rast do të na bëjë bashkë. Lidhja me Berishën besoj se është e qartë”, ka deklaruar ai.

Sa i përket faktit që zoti Berisha është shpallur non grata nga SHBA, Alibeaj tha se kushdo duhej të bënte sakrifica referuar faktit që PD është pro SHBA.

“Ne e kemi bërë të qartë se një nga vlerat identitare të PD që në themelim, kanë qenë marrëdhëniet me SHBA, pro euroatlantizmi i kësaj partie. Përballë këtyre secili duhet të bëhet sakrificën e vet. Kushdo. Pa asnjë lloj përjashtimi. Një parti është e fuqishme, atëherë kur arrin të vijë në qeverisje, të jetë fitimtare në zgjedhje. Për të arritur këtë, çelësi është sa shumë aleatë demokratë dhe qytetarët që nuk janë dakord me qeverisjen bëhen bashkë për të rrëzuar këtë lloj regjimi autokratik. Ne nuk e kemi luksin jo si PD, jo si demokratë, por si shqiptarë të kemi një thyerje të marrëdhënies me partnerët tanë. Me Perëndimin. Thyerja me ta nuk na ka fuqizuar asnjëherë. Tani, çështja e non gratës është një gjë e qartë, e debatuar gjerë e gjatë. Nga grupi parlamentar dhe deputetë është mbajtur një qëndrim, i kaluar tashmë. Ne po flasim për një çështje të re dhe një sfidë të re që po na vjen dhe që janë zgjedhjet lokale. Kemi një detyrim që t’i japim sinjal bazës se jemi të bashkuar, se në zgjedhje do të shkojmë, kjo është e sigurt, dhe sigurisht të gjejmë njerëzit më të mirë, të zbardhim faqen e demokratëve dhe shqiptarëve, të dalim në mënyrë dinjitoze nga këto zgjedhje”, tha ai.

Pyetjes nëse duhet të bashkohen për shkak të zgjedhjeve, Alibeaj u përgjigj se nuk i beson bashkimet artificiale.

“Për të qenë i sinqertë nuk besoj tek bashkimet artificiale, por tek bashkimi rreth vlerave për të qenë së pari një forcë e orientuar pro eurotlantike, për të qenë një parti antikomuniste, për të qenë një parti që interesin publik e ka të parin. Këto janë emëruesi i përbashkët. Historitë e aleancave, bashkimeve që mund të ndodhin është një pjesë tjetër që vjen, por e para është kjo. ka vetëm një mënyrë bashkimi. Mënyra institucionale. Kjo parti ka institucionet e veta, edhe pse ka një proces në gjykatë. Ne do të presim se çfarë gjykata do të vendosë. Kjo është gjëja e parë. Pastaj sipas rregullave të statutit të kësaj partie”.

Etiketa: AlibeajberishaPDSituata

Lajme të lidhura

Media gjermane: Në kulmin e protestave, Rama jep 4 mln euro për këngëtarin që lavdëron Hitlerin
Aktualitet

Gazeta zvicerane: Nuk ndalet zemërimi kundër Ramës, koncerti i Kanye West i kthehet në katastrofë politike

13:27 - 17/07/26
Tabaku kërkon llogari nga SPAK: Pse nuk po hetohen kompanitë e ndërtimit për pastrim parash?!
Aktualitet

Tabaku: Rënia e euros po dëmton prodhimin dhe bizneset, nevojitet strategji e re ekonomike

13:04 - 17/07/26
Këlliçi: Organizata më e madhe në botë e qendrës së djathtë solidarizohet me opozitën dhe protestuesit
Aktualitet

Këlliçi: Organizata më e madhe në botë e qendrës së djathtë solidarizohet me opozitën dhe protestuesit

12:47 - 17/07/26
Para
“Kishte të drejtë kryeministri” Hoxha tallet me Ramën: Hakerat dështuan ti fshinin të dhënat

“Kishte të drejtë kryeministri” Hoxha tallet me Ramën: Hakerat dështuan ti fshinin të dhënat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarm në New York para finales, retë e tymit mbulojnë qytetin pas zjarreve masive në Kanada
Botë

Alarm në New York para finales, retë e tymit mbulojnë qytetin pas zjarreve masive në Kanada

15:29 - 17/07/26

Reshjet e shiut të parashikuara për ditën e shtunë në zonën e New Yorkut konsiderohen si aleati kryesor për të...

Lexo më shumë
Pakistani rishqyrton rolin e ndërmjetësit ndërsa konflikti SHBA-Iran zgjerohet

Pakistani rishqyrton rolin e ndërmjetësit ndërsa konflikti SHBA-Iran zgjerohet

15:07 - 17/07/26
FIFA nis hetimin për pankartën politike të Argjentinës pas ndeshjes me Anglinë

FIFA nis hetimin për pankartën politike të Argjentinës pas ndeshjes me Anglinë

14:49 - 17/07/26
Karkalecat “pushtojnë” fushat e Kolonjës, fermerët ankohen për dëme të konsiderueshme në bujqësi

Karkalecat “pushtojnë” fushat e Kolonjës, fermerët ankohen për dëme të konsiderueshme në bujqësi

14:26 - 17/07/26
Banda shqiptare fitoi mbi 7 mln euro me plantacione droge, Prokuroria belge: Të konfiskohet shuma

Banda shqiptare fitoi mbi 7 mln euro me plantacione droge, Prokuroria belge: Të konfiskohet shuma

14:06 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com