Pas qëndrimit për gati dy orë para ministrise se Arsimit, studentët e Mjekësisë, të mbështetur edhe nga pedagogët marshuan drejt Kryeministrisë.
Të rinjtë janë zhvendosur në rrugët e kryeqytetit, duke vijuar protestën me thirrje kundër qeverisë.
Studentët shprehen të vendosur të mos tërhiqen nga qëndrimi i tyre, ndërsa kundërshtojnë dialogun me kryeministrin dhe kërkojnë largimin e tij nga detyra.
Gjatë protestës, studentët kanë deklaruar se kërkesat e tyre kanë qenë të qarta që prej ditës së parë dhe se bojkoti do të vijojë deri në ndryshimin e situatës.
Ata kanë kundërshtuar gjithashtu masat e paralajmëruara nga kreu i qeverisë, duke i cilësuar si të paligjshme.










Discussion about this post