GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Studentët e Mjekësisë dëgjesë në Kuvend: Po na shkelni të drejtat

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Studentët e Mjekësisë dëgjesë në Kuvend: Po na shkelni të drejtat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik është mbledhur sërish sot për të dëgjuar studentët e Mjekësisë. Disa studentë të viteve të ndryshme kanë shkuar që të dëgjohen projektligjin e propozuar nga qeveria. Studentja Dea Guri u shpreh se nuk ka turp që të punojë në Shqipëri, por duhet t’i motivojnë për të qëndruar në vend.

“Ju po flisni pa fund për ne dhe thoni që jemi konsultuar. Por në fakt që studentët po ju thonë mos e bëni sepse nuk keni argumente ku të bazoheni, nuk keni dokumente transparente, nuk keni llogari të saktë, po na shkelni të drejtat. Studentët e mjekësisë nuk e kanë turp të punojnë gjithë jetën në Shqipëri dhe të shërbejnë se një pjesë e jona kemi lënë bursat jashtë vendit. Ju na thoni nuk e doni Shqipërinë se do largoheni. Jo, na mbani, na motivoni se ne duam të rrimë, nuk duam të ikim. Unë jam 23 vjeçe dhe në moshën 24-vjeçare unë nuk do ta shoh me sy diplomën se do ma mbajnë peng, ku keni parë dhe dëgjuar. Nuk është e lehtë të studiosh 6 vite mjekësi. Të gjithë jemi në dijeni çfarë kushtesh kemi,”- tha studentja në fjalën e saj.

Më tej një student tjetër u shpreh se “Nuk marr rolin e deputetit, po marr rolin e studentit të Mjekësisë. Po nuk më duket normale që të trajtohemi si kavje. Nuk po bëjmë politikë, nuk mund të thuash që po bëj politikë kur unë pres 5 orë në diell për t’u futur brenda në Komision. E lëmë si debat dhe e kalojmë. Ju më mirë se ne nuk e njihni thelbin e problemit. Me gjithë respektin por ju nuk e dini më mirë se ne, por ne e dimë më mirë se ju.

E para po diskriminohen studentët e Mjekësisë, por problemet e largimit nuk janë vetëm të tyre, ose është vetëm fillimi i një orteku të madh dhe do vazhdojë edhe në Fakultetet e tjera. Inxhinerët dhe ata që studiojnë për IT, të gjithë po largohen. Cila është zgjedhja juaj? Që edhe ata do i ndaloni. I bie mirë se në vend që t’u ofrojmë kushtet, i ndalojmë që të largohen edhe i biem shkurt.

Ka dhe mënyrë tjetër, që të ikësh. E dini që nga 30 mijë maturantë, 10 mijë kanë deklaruar se do të largohen. Ju duhet shqetësuese? Urdhëro? Qesharak? Më duket më burrërore të ma thuash në sy. Problemi nis që më herët. Kjo ndikon edhe tek maturantët, që do vendosin që ë largohen që në gjimnaz. Pas 5 vitesh që mbaron detyrimi, kush iu thotë iu që do të vazhdojë që të qëndrojë? Ka edhe një problem tjetër, mjeku në fillim të profesionit më shumë bën gabime sesa shërben. Ju po thoni që iu mbajmë ne në fillim që të mësoni dorën me pacientët shqiptarë pastaj vazhdoni dhe ikni, shërbejini Europës.

Po ua them me zemër shumë të hapur dhe me dëshirën shumë të mirë që mjekët të qëndrojnë këtu. Ju mund t’u duket për të qeshur. Jo vetëm për mjekët, në çdo profesion, në fillim më shumë merr sesa jep. Ju na thoni praktikohuni këtu, pastaj ikni. Ne i pranojmë edhe mangësitë tona dhe nuk kemi komplekse. Nuk kemi ardhur për të thënë që jemi elitë. Nuk kemi ardhur si struci për të fshehur kokën në rërë. Probleme ka dhe janë reale,“-tha studenti.

Etiketa: Komisioni i EdukimitKryesore1kuvendstudentet e Mjekesise

Lajme të lidhura

Berisha mobilizon mbështetësit: Ja kur mbahet protesta e ardhshme
Breaking Views

Berisha mobilizon mbështetësit: Ja kur mbahet protesta e ardhshme

20:48 - 18/05/26
Ilir Meta kërkon lirimin, apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit
Aktualitet

Meta letër kreut të SPAK dhe ndërkombëtarëve: Parandaloni shkatërrimin e një procesit të lirë dhe transparent

13:43 - 18/05/26
Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë
Aktualitet

Ervin Salianji depoziton zyrtarisht kërkesën në PD, kundërshton përjashtimin nga gara për kryetar

12:02 - 18/05/26
Para
Zgjedhjet në PD/“Emocional”, Bardhi i përgjigjet Alibeajt

Kërkuan mocion me debat për Ramën, rrëzohen kërkesat e opozitës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mereme Sele padit Berishën, kërkon pezullimin e zgjedhjeve për kryetarin e PD-së
Breaking Views

Mereme Sele padit Berishën, kërkon pezullimin e zgjedhjeve për kryetarin e PD-së

23:00 - 18/05/26

Mjekja Mereme Sele ka depozituar një kërkesë në Gjykatën e Shkallës së Parë, ku kërkon pezullimin e zgjedhjeve të 23...

Lexo më shumë
Efektivi përfundon tek Trauma/ Zamir Skënderi ishte ulur në pjesën e pasme të makinës kur rrëmbeu armën, tentoi të arratisej

Efektivi përfundon tek Trauma/ Zamir Skënderi ishte ulur në pjesën e pasme të makinës kur rrëmbeu armën, tentoi të arratisej

22:24 - 18/05/26
I mori armën policit dhe e plagosi, ja kush është 45-vjeçari, ishte nën efektin e drogës

I mori armën policit dhe e plagosi, ja kush është 45-vjeçari, ishte nën efektin e drogës

22:01 - 18/05/26
E rëndë në Kuçovë, 45-vjeçari çarmatos policin dhe e plagos

E rëndë në Kuçovë, 45-vjeçari çarmatos policin dhe e plagos

21:18 - 18/05/26
“Provimet e jurisprudencës do të jepen në shqip”/ Tubimi i studentëve në RMV, reagon zëvendëskryeministri Sali

“Provimet e jurisprudencës do të jepen në shqip”/ Tubimi i studentëve në RMV, reagon zëvendëskryeministri Sali

21:06 - 18/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com